E Enjte, 04.18.2024, 12:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FEMRA
Cikël poetik nga QAZIM SHEHU

E Enjte, 02.12.2015, 06:15pm (GMT+1)


FEMRA

Prej teje mori fytyrën një Helenë
Ti prej Helenës fytyrën more,
Pastaj erdh skulptori me daltë të argjendë
Dhe të gdhendi me frymë amori.

Kështu në letër ti ke mbetur,
Në parqe ,albume shkëlqimtare,
Në to trupi jot i etur,
Huton mendje burrash fare.

Dhe ngaqë dot prej teje s`morën
Gjithë nektarin që ti shkundje
Thirrën poetin dhe skulptorin,
Letra dhe bronxi ta ruante....

FLORI I ZEMRËS SË POETËVE

Flori i zemrës së poetëve
Në një ishull të largët rri thesar,
E zbulon vetëm hëna netëve
Çdo e bukur që ngjan rrallë.

Flori i zemrës së poetëve
Sa shpesh kthehet metal pa vlerë,
Në këtë botë që kafshon egër,
Vetveten duke u shpërbërë...

GOZHDË TRISHTUESE E TAKAVE

Kjo gozhdë trishtuese e takave
Ngulet në heshtjen që pëlcet,
Prej nguljes në heshtjen e ngathët,
Nga zemra jote ku zbret.

Si të ishte heshtja një amebë
Një pelte lotësh pa mëngim,
I ngul gozhdët si hej të nxehtë,
Ti mbërthesh ato gjithë tërbim...

DIKU GJËMOI DASHURIA

Si bubullima që shkon dhe derdhet
Në hapësira të panjohura
Tek unë u nis dhe shkoi të prehet,
Tjetërkund me reflekset e lodhura,
Dashuria.

Edhe pse një degë qershie që më rri përbri,
Ky diell që çakërrit sytë e qesh me mall,
Më thërret ta ngjyej brengën për këtë dashuri,
Unë mallkoj zjarrin tim që i dhashë aq ballë...

PENTAGRAM

Vijat e horizontit shumuar në pesë,
Në pesë vija të ndara,
Kërkojnë padashur një çelës,
Ca nota malli për të qara.

Kush i vendosi aq përpiktë
Aq bukur dhe qetësisht,
Mos lojë e fatit që një ditë
Muzikën ta shkruajmë në qiell gabimisht...

FYTYRAT E PRINDËRVE

U gëzuan mbi të qarën time fytyrat e prindërve,
Këtë s`e di, e parafytyroj,
Më vonë më thanë se qava shumë
Mos vallë për fytyrat e tyre që tani s`i shikoj?

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LE TË JETË PËRJETË DASHURIA NJË FATA MORGANËPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2015)
VEPRA "BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT" I RAMIZ LUSHAJ NJË MODEL I NATYRSHËM GJITHËKOHËSIENga DËFRIM CANI, Publicist, Studiues (02.12.2015)
Ditari PoetikTHA BARDHI I BARDHIT TË GËRVALLË DUKAGJINITNga MENTOR THAÇI (02.11.2015)
LULE TË POSAÇELURACikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (02.10.2015)
GJASHTËDHJETË E PESË VJET MË PARË( Me rastin e 65 vjetorit tÑ‘ masakrÑ‘s greke mbi popullsinÑ‘ e ÇamÑ‘risÑ‘)Poemë nga QERIM SKËNDERAJ (02.09.2015)
PERSPEKTIVË DHE MINIATURËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.09.2015)
AS DITËT NUK I NGJAJNË NJËRA-TJETRËSVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment nga romani 'Loja e mëkatit' (02.09.2015)
RRËFENJA GAZMORE PËR DITËT ME SHINga PËRPARIM HYSI (02.07.2015)
KRIJOHET DHE JEPET ÇMIMI I RI LETRAR, “SKËNDER HASKO”(Shpallet nisma e re, “Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë”)Nga MURAT GECAJ (02.07.2015)
SA HERË QAN HISTORIARRUSTEM GECI, Tufë poezish nga libri, "Kanuni poetik" (02.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]