VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GRUAJA, BURRI DHE SHËN DASHURIAEsé nga DRITA LUSHI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 10:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GRUAJA, BURRI DHE SHËN DASHURIA
Esé nga DRITA LUSHI

E Premte, 02.13.2015, 06:43pm (GMT+1)



Që bota sillet rreth Dashurisë ashtu si Toka rreth Diellit,  kjo tashmë s'ka asnjë dyshim.Të gjithë njerëzit, dëshirojnë t'i duan, të duan, të dashurojnë dhe të dashurohen...Të gjithë...të çdo gjinie, moshe, ngjyre, gjendje shoqërore, apo statusi civil.

Burri sillet rreth gruas, dhe gruaja rreth burrit në një bosht, ku Dashuria është Dielli që e ngroh, dhe shkakton ditënatën në një marrëdhënie.

Ndoshta ditënatë, do ishte një fjalë skajshmërisht e dhimbshme, por mund të thoja përshembull,ditën dhe muzgun.

Nje Grua dhe një Burrë pasi gjejnë njëri-tjetrin,ecin në të njëjtën korsi  dashurie, por shpejtësia me të cilën ecin, është e ndryshme, dhe pikërisht, kjo shkaton divergjencat dhe pakënaqësitë dashurore.

Njëri  nga partnerët,(nuk po flas vetëm në marrëdhëniet, që kanë kurorë martesën)ecën më parë, me shpejtësi më të madhe, që do të thotë, më shumë ndjenjë, më shumë përkushtim, më shumë vëmendje, më shumë rrahje zemre.... Dhe tjetri, është pak më mbrapa,sepse aq mundet, sepse aq ndjen...

Shumë rrallë ndodh (por ndodh, ama!) që mashkulli dhe femra të ecin në të njëjtën rrugë dashurie me shpejtësi dhe intensitet të njëjtë ndjenje. Kjo është Dashuria e Vërtetë, e Madhe, e Dyanshme, që pa hezitim është një Mrekulli.

Dashuria është e Shenjtë edhe kur nuk arrin stadin e Mrekullisë,por Ajo nuk ekziston pa mëkatin, ndërsa nga mëkati jo çdoherë lind dashuri...

Ndoshta Shenjtëria e kësaj Ndjenje lidhet pikërisht,me gëzimin që u jep njerëzve,me paqen që u sjell, me lindjen edhe të pasardhësve...

Nëse Femra përpiqet të pushtoje shpirtin e Mashkullit dhe përmes tij Zemrën, Mashkulli njëkohesisht me pushtimin e shpirtit të femrës, kërkon pushtimin e trupit të saj.
Femra është një qenie e brishtë,prandaj e kërkon Dashurinë;

Ajo shikon tek kjo ndjenjë, një mbrojtje dhe siguri, një pasqyre ku do përshfaqet dhe vlerësohet bukuria e shpirti i saj, andaj Ajo gjen ose është në kërkim të mashkullit të ëndërruar,duke bërë zgjedhjen sipas karakteristikave që përmbushin ëndrrën dhe qenien e saj femërore.

Ndërkohë Burri, kërkon dashurinë e Femrës, sepse vetëm ajo mund të verë në pah burrërinë e tij, prezencën e tij mashkullore dhe potencën.

Te dy kanë nevojë për njëri-tjetrin si  toka për ujin.Kjo që thashë vlen në aspektin përtej shpirtërores.

Çfarë kërkon një grua?

Mund të ketë hamendësime të ndryshme,sidomos në kohët moderne ku interesi e shkatërron konceptin dhe imazhin e Dashurisë së Vërtetë.Çdo formë dashurie që vë materialen përpara se të kërkojë shpirtin dhe zemrën,nuk ka asnjë lidhje me Ndjenjën, madje do ta quaja një prostitucion më të keq, se vetë prostitucioni i mirëfilltë.

Nëse flitet për ndjenjë, do të mjaftonin fjalë të zemërta,një lule, vështrim-e, ledha,një dorë mbi të sajën, vëmendje, përkushtim sinqeritet.

Ndërsa burri,ështe pak më egoist në dëshirat e tij;

Gjendjet shpirtërore, ai i sheh të gërshetuara paralel me dëshirat fizike...

Ndjenja dhe dëshira- përbëjnë -le të themi Dashurinë e një mashkulli.

Ndoshta me evoluimin e kohëve, ka evoluar dhe ndjenja e Dashurisë, ndoshta jo ndjenja në menyrë te mirëfilltë, po koncepti mbi të.

Nuk dua të bëj skeptiken,sepse në fakt unë e dua Dashurinë dhe Njerzit, por dua të jem realiste në mendimin tim.

Përshembull, nëse Prifti Valentino u ekzekutua sepse kurorëzoi një djalë (përpara se të ikte ushtar) me vajzën që dashuronte në martesë duke thyer urdhërin Perandorak,unë e besoj këtë, sepse kjo ndodhte  në një kohë ku çdo gjë ish e pastër, dhe ndjenja ishte e virgjër.

Ndërsa sot kurorëzohet çdo gjë... edhe pa dashuri..mjaft të thuash "dua të martohem"
Në çdo kohë, Dashuria është ajo që i jep kuptim jetës sonë, dhe nëse qëndron e pastër, të tillë e bëjnë vetëm zemrat dhe jo njerzit.

Egoizmi njerëzor, që perfshin mashkullin dhe femrën, e vë në dyshim këtë ndjenje, dhe shpesh i humb shkëlqimin që duhet të ketë realisht.

Dhe egoizmi, nis që nga gjërat e vogla dhe bëhet një strumbullar ku dashuria duket pastaj, aq e pambrojtur.

Dashuria është liri...kaq duhet të dish, që të kuptosh mirë partnerin apo parteneren.Vetëm të mendosh që ajo strehoet në dy zemra,bindesh për këtë.
Duhet ditur, që një  person nuk i përket një personi tjeter, por vetëm vetvetes, ndërsa një zemër i përket gjitmonë një zemre.

Nëse partenerët do të shmangnin egoizmin apo frikërat se mos humbin sho-shoqin, dhe rrjedhimisht nga këto të lindnin gënjeshtrat e para të vogla, që rriten me kalimin e viteve...atëherë Dashuria do ish vertet e bukur si në fillim ku ende s'ka mësuar të ecë, kur është e sapolindur.

Kur zemrat dashurojnë duket sikur ato bëhen krahë, ndërsa çdo pjesë dhe qelizë e trupit,duket se kthehet në zemër.

Kush arrin ta provojë, është me fat...dhe thuhet që "Zoti e ka në zemër", çka tregon, që është vërtet njeri i bekuar.

Megjithëse flitet kaq shumë për dashuri, jo vetëm në datën e shënjuar si e "Të dashuruarve", përsëri Botës i mungon aq shumë Ajo.

Është thënë shumë, dhe njëkohësisht,s'është thënë asgjë, sepse atë s'mund ta përkufizosh, as me essé, as me poezi,as me filozofi.

Sa më shumé shkruhet për të, aq më shumë dalin fjalë, faktë të reja e të bukura, të panjohura për këtë ndjenjë, që ka pushtuar njerzimin prej shekujsh.

Nuk ka endé, asnjë përkufizim që ta përcaktojë saktë apo të thotë, është kështu apo ashtu.

Unë shkruaj thjesht, si është realiteti në sytë dhe vetëdijen Time.

Ndoshta as ky, s'është asgjë përpara Shën Dashurisë...

E vërteta gjendet Brenda Dashurisë së gjithësejcilit...



Drita LUSHI
Shkurt, 2015

DRITA LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDEKJA E ANTONJITO  EL KAMBORIOSPoemë nga FEDERICO GARCIA LORCAPërktheu: FASLLI HALITI (02.12.2015)
FEMRACikël poetik nga QAZIM SHEHU (02.12.2015)
LE TË JETË PËRJETË DASHURIA NJË FATA MORGANËPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2015)
VEPRA "BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT" I RAMIZ LUSHAJ NJË MODEL I NATYRSHËM GJITHËKOHËSIENga DËFRIM CANI, Publicist, Studiues (02.12.2015)
Ditari PoetikTHA BARDHI I BARDHIT TË GËRVALLË DUKAGJINITNga MENTOR THAÇI (02.11.2015)
LULE TË POSAÇELURACikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (02.10.2015)
GJASHTËDHJETË E PESË VJET MË PARË( Me rastin e 65 vjetorit tÑ‘ masakrÑ‘s greke mbi popullsinÑ‘ e ÇamÑ‘risÑ‘)Poemë nga QERIM SKËNDERAJ (02.09.2015)
PERSPEKTIVË DHE MINIATURËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.09.2015)
AS DITËT NUK I NGJAJNË NJËRA-TJETRËSVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment nga romani 'Loja e mëkatit' (02.09.2015)
RRËFENJA GAZMORE PËR DITËT ME SHINga PËRPARIM HYSI (02.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]