E Premte, 03.29.2024, 09:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KUKULLA QË LINDI NJË GJENI...!
Nga NADIRE BUZO

E Hënë, 02.16.2015, 08:48am (GMT+1)


Kukulla, kjo materie e pafajshme pa frymë, është filozofia e jetës tek fëmijët e vegjël. Porse të riturit do të bëjnë krahasime herë të bukura e herë të dhimbëshme për të. Nuk do ti shpëtonin edhe shkrimtarët, regjisoret, piktorët dhe poetët këtij krahasimi. Ne rastin tonë as Shkrimtari ynë i përbotshëm Ismail Kadare, i cili sjell në librin, "Mëngjese në kafe Rostand", dhe një kukull ndryshe. Një Kukull Nënë.

Atëherë librin e fillova nga Kukulla. Pasi e mbarova u riktheva perseri tek Ajo, mbresat nga leximi më dhanë përgjigjet e çudisë në ditën e panairit...... E lehtë. Shkallët prej druri të shtepisë, zakonisht të ndjeshme, nuk kërcisnin kurrë nga e shkelura e saj. Sepse ashtu si hapat, çdo gjë e kishte të lehtë: veshjen te folurën, psherëtimën......

Ashtu hyri Shkrimtari i madh në panair, pa pompozitet, pa shurmë, pa duartrokitje dhe pa shoqërues të posaçëm, thjesht, me zonjën e tij dhe botuesin. Korrekt, disa minuta perpara orës së përcaktuar, dëri sa për orë të tëra firmosi dhe librin e fundit. Leximi vazhdon...ashtu siç nuk e kuptoja dot se si ishte e mundur vite me radhe nuk e kisha ndier kurre te hynte a te dilte ne tualet, thua se nuk shkonte kurre atje.

Kemi mësuar se aftesitë e veçanta tek një individ nuk janë rrjedhojë e mesimit, por janë të rrenjosura biologjikisht brenda njeriut, ashtu si vetë gjuha, kjo kategori me veti të çuditëshme  e vërteton këtë.

Shtëpia përveçse e stërmadhe e si të mos mjaftonte kjo, vjerra gjyshja ime, përveç namit të gruas buzëhollë, kishte edhe atë të mënçurisë. Do te duhej mjaft kohë për të kuptuar arsyen e thellë se përse name të tilla për mënçuri të tepërt e besdisnin time më.
   
 Ai e përmend shpesh shtëpinë e madhe më shumë se 300 vjeçare, pasi është një nga ato gjëra që ndikoi fort në rrjedhën e tij si shkrimtar, pasi i ngjante me kështjellat qe kishin burgje dhe hyrje e dalje te fshehta. Keshtjellat që do ti përshkruante hollësisht në shumë nga veprat e tij, së bashku me fantazmat që shfaqeshin në to.

     Dylbite në duart e zonjave kishin qënë vërtetë befasuese për të. Si të mos mjaftonin sytë e ftohtë akull... Kur Kukulla do të tregonte për dylbitë e zonjave, ata do të qeshnin me nervozizëm. Sipas tyre zonjat e Kadarenjve e bënin për të shitur mend, ngaqe gjithë familjet e vjetra te gjirokastrës vuanin nga mania e madhështisë.

Ky tregim i dhimbshëm si një elegji për nënën. Sado që shkrimtari përpiqet të fsheh emocionet, ne i ndjejmë thellë ato ndaj dhe gjatë leximit të kap një gaz apo një ngashërim i thellë. Kjo jo vetëm se nisur nga psikologjia e kohës dhe e vendit ku kemi jetuar dhe jetojmë. Por sepse kontradiktat midis kohës dhe njerëzve ashtu si dhe dashuria sublime për nënë dhe anasjlelltas janë universale.

Ishte njëherësh habi, tmerr , mrekulli dhe skandal bashke. Ishte fjala për një gjyq. Një gjyq brenda shtëpisë së Kadarenjve. Një proçes për diçka që nuk zgjidhej......E thënë ndryshe,pas kthimit nga puna tek shihte fytyrat e pezmatuara të nënës dhe nuses së tij ....Kishte vite që rituali vazhdonte pa asnje ndryshim. Herë njëra palë e fitonte gjyqin herë tjetra. Nga gjurmët e lotëve të tharë në mollëzat e Kukullës, merrej vesh kur ajo humbiste, ashtu siç kuptohej prej gjallërisë së hapave e kundërta. Në këtë rast ishte gjyshja që ngjitej gjith mëri në katin e dytë dhe për ditë të tëra nuk zbriste që andej.
Koha ka kapërcimet e saj të vyera dhe të trishta, në çdo shtëpi në forma të ndryshme kishte gjyqe. Nëna e zotit Kadare apo Kukulla e pafajshme do të pësonin si gjithmonë gjyqin e kohës, në hështje apo me zë, ishin të gjykuara dhe paragjykuara tashmë, nga fisi, familja shoqeria në tërësi,  fajtore apo të pafajshme ne nuk i shpëtuam kurrë gjyqeve të kohës.
    ....pak përpara se të shuhej më tha se kishte një lutje për mua. Ndersa fliste, zëri ju mek. Donte të varrosej në një varr me " atë", d.m.th. burrin e saj... Dhe meë spjegoi se kishte frikë të rinte vetëm nën dhe. I dhashë fjalën se do të bëhëj siç donte ajo.
Dashuria e saj për familjen, për burrin dhe fëmijët e saj ishin sublime. Ajo përjetësisht do të ishte pranë tij. Naiviteti i saj prej kukulle, sublimonte një respekt dhe dashuri të madhe për njeriun e saj të jetës,pamvarësisht vështirësive dhe moskuptimeve që kish pasur jeta e saj.
Sado qe te dukej se ishte e pergatitur gjate per bisedimet beri lemsh gjithçka, më në fund arrita të kuptoj thelbin e gjithçkaje që donte të thoshte. Kishte dëgjuar se djemtë kur bëhëshin të famshim i ndërronin nënat .Domethenë zgjidhnin një tjetër nënë? Mos qesh Smail!. Domethënë zgjidhnin një tjetër nënë, një artiste të operas për shëmbull? Apo një anëtare të akademisë? Kush ti ka thënë këto broçkulla? ...Kukulla kryeneçe , si rrallëherë spërgjigjej.

Shkrimtari ja atribon këtë pyje tnaivitetit dhe sinqeritetit të Kukullës, por këtë pyetje e bëjnë shpesh nënat. Skish faj Kukulla e gjorë, braktisja e nënave nga fëmijët, kishte ndodhur sa e sa herë, qysh se ata zinin një post politik apo shtetëror, qoftë edhe pa shkak, e jo më të bëheshin të famshëm si biri i saj. E kjo gjasë e shëmmtuar ndodh edhe sot, ku për hiç mosgjë ata mohojnë genin prejardhjen, prindërit, emrin, e gjithçka rreth që u duket jo e përshtatëshmë. Mohsat mohojnë gjithkënd veç vetes.

...Dhëmbshuria, shumë më e fortë se herët e tjera, më shpoi si thikë.E bashkë më të mendimi se këtej e tutje do te isha pikërisht unë shkaktari i ankthit më të madh dhe njëherazi më të kotë të saj: frikës së mohimit. Që ishte më i koti.

Këtë drejtvështrim dhe dhëmbshuri që mbarte së brendëshmi shkrimtari, tregon më se qartë se fama e madhe që kishin marrë veprat e tij, ishte edhe si rezultat i një shpirti dhe mendimtari të madh. Krahasimi që ai ben midis mëmës dhe mëmëdheut, ne bisedat me shkrimtarin e madh rus, ku mëma dhe mëmëdheu janë pothuajse një dhe se ai do ti donte dhe do ti mbronte sa të kishte frymë, madje me veprën e tij edhe në përjetësi.....

Gjithmonë e më tepër do të më pëlqente të mendoja se ndoshta pikërisht aty, tek ai zbërthim i gabuar i pamjeve të botës, në atë pasaktësi dhe sprapsje të arsyes, shkurt, në këmbënguljen e fëminisë për të mos ikur, fshihet ndoshta zanafilla e asaj që quhej dhuntia e të shkruarit.....Nganjëherë më dukej se të gjitha ato që thuhej se merreshin nga qumështi I nënës, unë i kasha marre nga qumështi tjetër, disi i ndryshëm ai i kukullës.Gabime që më dukeshin tani aq të bukura, arsye të përmbysura krejt, ato që, pasi i humbje njëherë, nuk i gjeje dot kurrë, më rrinin gjysëm të mpira në kujtesë.
Shkrimtari spjegon, dhuntinë gjenetike të të shkruarit. Pjesën e madhështisë dhe naivitetit që i karakterizon shpesh gjenitë. Atë pjesë fëminore dhe sa i vetëdijëshëm është që në situatat reale ta shfaqë unin e tij pa harruar dobësitë dhe rethanat. Se vetitë e tij kryesore dhe individuale nuk ndahen prej thelbit njerëzor, duke ruajtur virtytet nën sundimin e tij. Per të krijuar atë personalitet që ne tashmë e njohim nëpërmjt kryeveprave.
Nganjëherë më dukej se nga gjithçka që e dëmtonte atë në jetë, më hynte mua në punë në art. Ashtu si heqjen dorë nga çdo liri dhe autoritet prej nëne,shkurt, në shëndrimin e saj në kukull, për të më dhënë mua gjithë lirinë e mundëshme prej njeriu, në një botë ku liria ishte kaq e rrallë dhe e pagjetshme...( si copa e bukës së racionuar në kohën e gjermanëve, që e shkëpuste nga pjesa e saje paktë, për të ma dhënë mua fshehtazi....)
Pas kthimit tim nga Moska, ndodhi zhvendosja e prindërve të mi në kryeqytet.


Përshkrimi i transferimit të prindërvë nga shtëpia e madhe e Gjirokastrës në apartamentin e ngushtë, është më tepër se fantastik. Por kjo nuk e pengoi rrjedhën normale të jetës na kryeqytet......Siç më tregoi regjisori,përveç teatrit, Kukullen e tërhiqte shumë pamja e hotel "Dajtit" përballë, sidomos në ditët kur kishte pritje zyrtare: veturat e bukura, zbritja prej tyre e zonjave të huaja....kjo si të thuash nga ana e glamour-it. Kukullës i pëlqenin shumë ndërtesat e bukura të kryeqytetit ndaj jo vetëm dilte dhe i sodiste ato, por adhuronte Teatrin,Operan, Lidhjen e Shkrimtarëve, Pallatin e Kulturës, Kullen e Sahatit dhe gjithçka që ish e bukur dhe e rallë në kryeqytet. E ambientuar tashmë më së miri.
...ndihej se im atë po i afrohej fundit. Ishte ende i hoollë dhe i drejtë, por vdekja i dallohej ndërkaq nga hapat. Jo më kot himnet funebre lidheshin me to, si për të dëshmuar se vdekja ishte veç te tjerash një çështje rritmi. Vetëm ashtu mund të zbriste atje ku Kadarenjtë ngjanin më të fortë nën tokë. Me pas sa herë që e mendoja këtë, mendja më shkonte tek Pitagora dhe fuqia e të pa shfaqures....


Dhe kështu përhumbemi nëpër labirinthet e tij të tregimit,me një pavetëdije fluturuese që të mbështet tek realja, te bota, te vetja, tek të tjerët. Vepër e një jete të pafundme shkrimesh.Ky Kafka e Shekspir shqiptar. Ku për të parin thotë se është më pranë ngaqë mbiemri i fillon me K.
Një tjetër fuqi kadareane shfaqet ashtu si herë pas here në veprat e tij shekspiriane. Parathënia se kadarenjtë ngjanin më të fortë nën tokë, na tregon së mbi tokë ata lënë frymën, dhe kësaj ske çfar i bën në asnjë kohë.
Mengjeseve në orën e meshës së zezë, siç mund të quheshin leksionet kundër treshes Xhojs-Kafka-Prust, mësonim se si nuk duhet te shkruanim si ata, kurse netëve, të torturuar nga mëdyshjet, mezi e përballonim tundimin e mëkatit, për të shkruar pikërisht si ata........
Tregimi për nënën, ka brenda pjesë nga kulmet e jetës së tij. Një ndër to është edhe situata dhe fillimi interesant i romanit, Qyteti Pa Reklama. Ku një nga fillimet e librit që e tundonte shkrimtarin ishte: ...Ashtu siç nuk ishte faji I tij, në qoftëse I kishte dalë nami se ishte një qytet që nxirte dy lloje njerëzish: të famshëm ose të çmendur. .....Kujtonim se Kadarenjve, pas ikjes nga Sokaku I te Marreve, më në fund do t u vinin  mëntë,por paska ndodhur e kundërta, qënkan lajtjitur krejt......

Me fraza e parafraza, nxjerr nga bodrumet e procesit të shkrimit, ngjarje dhe data të rëndësishme, të përcaktuara në momente të pa pritura në jetën dhe përkushtimin e tij. Drekën në shtëpinë e prindërve dhe dasmen me Helenen, janë përshkrime të ralla të pa treguara ndonjëherë më parë prej shkrimtarit. Me mirënjohje ai kujton shokun e tij të mirë të fëmijërisë Bardhyl B.  Të cilin e kërkoi në vetëdije, por kur u ndodh përpara portës së tij dhe desh të trokiste, pavetëdija i tha Joooo. Ku ndodhtet tashme Bardhyl B.
Misteri i faktit se asgjë që godet fort në kujtesë nuk zgjat pa fund në se nuk është art, por që është një përmallim në thellësinë e skajme të kujtesës, shoqëron këtë shkrim te veçantë për nënën, pa deklerata pompoze. Me dhimbje dhe dashuri të rrallë dhe të përmbajtur. Ai që në një moshë fare te re do të merte prindërit nga qyteti I largët i jugut dhe do ti sillte në kryeqytet pa asnjë farë kompleksiteti, ndryshe nga shumë koleë të tij. Këtu qëndron thjeshtësia dhe madhështia e një shkrimtari të përmasave të tilla botërore. Ku prania e nënës dhe fryma e saj e kanë ndjekur kudo.

Tregimi për nënën në pëermasat e një romani, i gërshetuar bukur me përshkrimet e shtëpisë. Zanafillën e shume librave të tij. Treguar mjeshtërisht me dhimbjen e brendëshme universale të të jetuarit, me anën e së cilës ai ngjitet, me këmbënguljen tek e vërteta.

Si një fantazmë e frikëshmë në ëndrat e tij të herëshmë do ti shfaqet shpesh, Ikja...largimi perj mëmës dhe mëmëdheut. Po me atë mrekulli që pëeshkruan këtë tek fragmenti i " Kështjellës". Një dhimbje që në tregimin " Kukulla" do ta nxjerrë nga thellësitë e skajshme të kujtesës.

Bastisësit po hapnin flegrat e bibliotekes se pare. Kukulla spo u besonte syve. Po nxirrnin dosjet e dorreshkrimeve të mia. Kishte kujtuar se çdo gje mund te ndodhte perveçse asaj që po I shihnin syte..Kukulles I dukej se sdilte dot prej mjegulles, sin ë ëndër I qe afruar mbikqyrësit të ngrysur për ta pyetur: ti je ai që do të më fusësh mua në burg? ...Prokurori I trishtuar doli fill pas tyre.Te dera I vuri krahun tek supet kukulles, duke I pëshpëritur te veshi: mos qaj nënë....

Megjithse ndijimet janë të dhimbëshme dhe emocionuese, janë tepër korrekte. Të mbushura me ankth dhe keqardhje, si dhe me anë të përfytyrimit, leximi ndërpritet nga sytë e përlotur. Frazat herë pas here duken si ulurima. Është ndërgjegjja dhe vramendja e asaj që shpesh mundojnë shkrimtarin me pyetjet e tij nën koshiencë. Nga iluzioni i pranuar qysh në fillim. Se të zotërosh do të thotë të humbasësh, dhe e kunderta.
Nga ai përfytyrim e kisha vështirë të ndahesha. Vite me radhe kthehesha tek apartamenti ziplot tek Rruga e Dibres, ku ato të dyja, të mbetura tani vetëm, ia kishin plasur të qarit, këtë hërë me zë, si në mort.

Këto shtresime kuptimore të papërsëritëshme me zbërthime të hollësishme prej thellësive të shpirtit, nga kushtëzimet e dhimbëshme që shpesh jeta të ofron, shkrimtari si një mendimtar skrupuloz na ofron si çdo hërë me librat e tij një lëtërsi të madhe botorore dhe në përsosjen njerëzore dhe  të shijeve tek lexuesit shqiptar.
Pas një vështrimi të gjatë, ma bëri më në fund pyetjen që, për habinë timë ishte më befasuesja nga të gjitha pyetjet e mundëshme. Çfarë i thashë, me shpresë se nuk e kisha dëgjuar mirë. Kukulla e përsëriti dhe pyetja ishte ajo që kisha dyshuar. Francez je tani?....Shkurt, ishte stili i saj, kuptim e moskuptim baskë, të bëra njësh në jetë e në mosjetë.
Nga gjumi ngrihesh i çlodhur dhe i qetë pasi nuk kë jetuar,por në rast se ke jetuar dhe intensivisht, ashtu si në jetën e një shkrimtari të përmasave Kadare, lodhja dhe dhimbja shfaqen shpesh përpara tij.

Ishte kjo arsyeja që më dukej e natyrshme që përgjigjen për pyetjen e saj, t ia jepja qoftë dhe me vonesë, tani që ishte shtrirë në arkëmort, e bardhë me pakëz të kuq në faqe, krejt kukull në arkëzën e lodrave.... Do të doja që, së paku në këto caste, të të siguroja dhe një herë se moskuptimi midis nesh jo vetëm smë kishte penguar në asgjë, por kishte qënë ndoshta më i duhuri se gjithe kuptimet.

Shkrimtari Kadare, ështëi i qartë i sinqertë dhe realist në qëndrimin e tij përballë shkrimit dhe në formulimet abstrakte të mbushura me sentence filozofike që shprehin edhe kuptime mistike, duke i kombinuar me tregime të thjeshta të mbushura me dukuri apo kombinime gjuhësore aq shumë komunikative dhe të qarta, pavarësisht se situata mund të jetë mjaft komplekse si kjo më poshtë.

Ja aktorët e Teatrit Kombëtar,për shkakun tënd kishin ulur zërat e tyre të kumbueshëm, që aq shumë i adhuroje. Sepse të gjithë e dinin se do të niseshe tani tek burri yt, në varrezën perëndimore të Tiranës, ashtu si dikur në vitin e largët 1933, kur kishe ardhur nuse tek ai. Dhe ai ashtu si atëherë, do të të thoshte: erdhe Kukull?

 Ky shkrim, elegji apo dashuri sublime për nënën erdhi tek unë si një poezi e rallë: Eja Nënë! Disa episode nga këto tregime i kemi hasur edhe ne librin e Zonjës Kadare. Ajo si një shkrimtare me elegance femerore dhe duke respektuar autoritetin e vjerres, i ka sjellë në veprën e saj "Kohë e Pamjaftueshme". Një libër tepër i çmuar në njohjen e vlerave.  Por magjia e fjalës Kadareane ka një zbërthim tjetër. Filozofia na mëson se magjikja është shkencore, dhe se e verteta mund të zbulohet prej arsyes më së shumti se me rrugën njohjes së ndjenjave. Do të thotë të qëmtosh. Të nxjerrësh nga çdo gjë thelbin e saj.

 Si një krijmtari krejt origjinale e shkrimtarit, që duke e lexuar më shumë se një herë, hyn në brendësi të kësaj vetëdije të shumtrajtëshme qe përhumbesh dhe e gjen veten aty përsëri. Janë njerëzit e vdekur sot që na flasin me ndëshkueshmërine e mungesës së tyre. Ndjesi të forta humane në këtë tregim unik dhe tipik Kadrean të shprehura me një gjuhë dhe emocion të pazakonshëm artistik, përmes një ndjesie të çuditshme hyjnore. Nëpërmjet përsëritjes së pandërprerë, të pavullnetshëm. Oh! nënë!


NADIRE BUZO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKLIPS HËNEKushtuar babaitPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.15.2015)
LETRAT E FLOBERIT - NJË DASHURI E PAMUNDUR PËR TË JETUAR! (02.15.2015)
I MUNDURI NGA LIRIAPoezi nga RRUSTEM GECI (02.15.2015)
SHËN VALENTINI NË VARGJET E MIACikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (02.14.2015)
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA M. LIFSCHIN (02.14.2015)
SHPIRT I MOHUAREsé nga VILHELME VRANA HAXHIRAJ (02.14.2015)
NJI LULE VJESHTETPoezi nga AT GJERGJ FISHTAPërgatitur për botim nga FRITZ RADOVANI (02.13.2015)
GRUAJA, BURRI DHE SHËN DASHURIAEsé nga DRITA LUSHI (02.13.2015)
VDEKJA E ANTONJITO  EL KAMBORIOSPoemë nga FEDERICO GARCIA LORCAPërktheu: FASLLI HALITI (02.12.2015)
FEMRACikël poetik nga QAZIM SHEHU (02.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]