VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZOTI KADARE DHE VEPRA QË SFIDON
Esé nga NADIRE BUZO

E Martë, 02.17.2015, 06:59pm (GMT1)


Ndjesia e mirë se në duar kisha një libër të bukur, me pengonte të nisja leximin.  Nuk ish vetëm kjo, festa e librit siç jam msuar ta quaj panairin kishte qenë e veçantë. Dita e tretë e tij ishte më shumë mbresëlënse seç pritej. Ndoshta mungesa e tre viteve të fundit, që Zoti Kadare pas Mosmarreveshjes do ti mungonte panairit fizikisht. Këtë herë si për ti qetësuar lexuesit kureshtarë, sillte një liber ndryshe, me shënime dhe ngjarje nga  Parasi, në Kafenenë Rostand.

Përpos kësaj, sapo hapja kapakun e librit dhe nisja ngutshëm të lexoja me dilte përpara një turmë e bukur njerëzish që qetësisht dhe zhurmëshëm për rreth pesë ore të qëndronte dukshëm si pambarim për të takuar dhe marrë mbishkrimin e shkrimtarit tonë të madh. Ashtu në vargun e gjate me lule në duar, aparte fotografik, aipade dhe celularë që fotografonin pa pushim dhe ankthshëm, sikur shkrimtari nuk do ti rezistonte dot gjithë asaj turme të përmalluar. Të shqetësuar se nuk do të arrinin dot të mernin autografin dhe kenaqësinë e dëshëruar, në padurim mbështilleshin rreth tavolinës ku Ai qëndronte heshtur, shpesh me një buzëqeshje të lehtë dhe shumë vemendje do te firmoste librat me emrin e secilit. Pa pirë asnjë pike ujë nga gota pranë tij, pa levizur aspak nga tavolina, ku së fundmi u ngrit në këmbë dhe ashtu kujdesshëm shkroi mbi faqen e parë dedikimet për secilin deri sa në ecje firmosi dhe librin e fundit, për lexuesit, miqtë, adhuruesit të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit,por edhe nga Kosova. Ne të ndodhurit atje me detyra të tjera dokumentare, u lodhem u ankuam, pime uje , kafe, dhe levizem disa herw rrotull. Ku gjendej ai vitalitet, ajo autodisiplinë e hekurt, ai respekt i rallë për lexuesin e të gjitha moshave dhe për më tepër të rinj. Konseguent me veten dhe me të tjerët. Me një përkushtim dhe atdhedashuri qe nuk i shteri kurrë.

Organizatorët e panairit, ishin kujdesur ta sillnin atje çmimin e shum merituar " De Rada", në 200 vjetorin e Rilindasit Arberesh. Se bashku me Kryesuesit e Istitutit të Kulturës Italiarene. Helena Kadare i gëzohej pa mase statujezës interesante të rilindasit punuar me mjeshtëri nga skulptori shqiptar Ilmi Kasemi, duke shprehur me shumë mirenjohje falenderimet e përzemërta. Here herë shqetësohej per Zotin Kadare. E pamundur ta ndërprisje, Ai vazhdonte me të njëjtin rritëm dhe pa shfaqur asnjë shënjë lodhjeje.

Leximin e librit e nisa nga "KUKULLA", portret i nënës. Duke qenë se dhe vetë jam nenë e djemve të rritur, tashmë doja të dija se si shkruante për këtë qenie një burrë në pamje i ftohtë, autoritar, i madh i përbotshëm. Rrjesht pas rrjeshti ku diku buzeqeshja dhe shpesh perlotesha, përfunduan rrufeshem 90 faqet e këtij tregimi. Me erdhi keq që mbaroi, por kisha edhe tregimet e tjera për të lexuar. Po me t njëjtnën kureshti dhe kënaqesi përfundoi libri i tërë në pak ditë....

Mengjeset në Kafenenë Rostand, ku mbresat e kujtimet lidheshin më së shumti me Shqipërinë edhe pse letersia e tij e ka kapërcyer atdheun prej shumë vitesh. Parisin e ndan në dy kohë ai para dhe pas komunizmit. Ku i pari kishte qënë si dalje nga nëntoka me një afat të caktuar aq sa e lejonte visa në pasaportë, më pas vinte persëri nëntoka apo ferri kur kthehej në vendin e tij. Ky ishte kontrasti me Parisin. -Parisi, ashtu si shumçka në jetë, hynte në ato gjëra që, përpara se të shfaqeshin ndodhnin përpara teje.

Tashmë lidhjet e tij me qytetin e dritës ishin me shumë se dyzetvjeçare. Me përpjekje dhe kujtesa prekëse, të një kohe të shkuar me ftesat dhe mosftesat, me ngatëresat, pohimet dhe mohimet brenda tyre. Përshkrimet për Parisin janë po aq interesante jo vetëm prej dritës dhe shkëlqimin parsisjen, por edhe situatave që shkrimtari ndodhet dhe bart nga vendi i tij. ....kishte raste që më dukej se ndryshimet pas rënies të komunizmit, ndiheshin këndej po aq sa andej.Dy Parise ...komunisti dhe post komunisti. Ishte e lehtë ta thoshe. Në të vërtetë ishte shumë më e ndërlikuar. Sqenë vetëm pamjet që ndryshonin....Ndërkaq kishte edhe një Paris të tretë më i pakuptueshmi i të gjithëv, ai i letrave të mia.

Libri është i mbushur me gjendje dhe mendime reale mbi të cilat ngre dhe formon mendimin e tij abstract. Aftësia e tij për të menduar në mënyrë abstrakte dhe konstruktive nuk i ka munguar asnjeherë në veprën e tij.

" E dija që ishte e vështirë, megjithatë kisha vendosur të mos hiqja dorë. Nxora revolverin, e futa në çantë dhe u nisa. Me vete thosha: vetëm revolveri e zgjidh këtë punë. Te hyrja ,për fat, skishte kontroll. Fytyra e njeriut që më priste sapo morri vesh arsyen e takimit, e humbi gjallërinë. Biseda mezi ecte sytë më shkonin herë pas here tek çanta, brenda së cilës kisha armën. Vetëm kur e nxorra gjithçka ndryshoi në çast. Tronditja e tij ishte e parrëfyeshme. O, jo, zoti K., ju lutem jo!"

Kjo situatë kishte ndodhur pikërisht në Akademinë Franceze. Ku ai përshkruan me mjeshtëri trandjen e personalitetit akademik, qe skish parë kurrë një të tillë, dhe nuk e pranoi kurresesi dhuratën simbolike të një revoleje relike me gdhendje antike nga artzanët shqiptarë. Situatat me revole përsëriten edhe në një shkrim tjetër të këtij libri. Pas çdo leximi, nuk e imagjonon dot se përveçse penës, shkrimtari i përbotshëm, sqimtar elegant, europian i përkorë e paqedashës të kishte edhe revole. Madje të përfytyroje e të shtinte me të qofte dhe......e paimagjinueshme, megjithëse nuk ndodhi asnjëherë. Arma e tij është pena, letërsia autentike dhe nuk është demagogji në shërbim të askujt.

Përshkrimet e hollësishme dhe me detaje të Parisit dhe Kopshtit të Luksenburgut, të kafeneve, shtëpive botuese, artistëve, miqve, personaliteteve të mëdha të artit nga mbarë bota, të shtëpive botuese, politikës dhe shoqërisë parisiene, të bëjnë të kesh ndjesinë  se e ke njohur këtë botë ndryshe. Kjo falë intelektit dhe qëndrës së emocioneve më të larta dhe arsyes me të lartë që zotëron dhe spjegon sa hollësisht dhe mjeshtërisht shumë nga peripecitë qe i vinin shpesh prej vendit të tij. ....dhe ajo e tregoi : Ceremonia po shtyhej nga që Shqipëria pengonte...për të mos thënë sdonte...
Megjithëse shkruan shnime nga mengjeset në kafenenë Rostand, të gjitha janë të lidhura fort me atdheun. ......Po ti thosha dikujt se Tirana ka diçka prej ëndre isha i sigurt se do ma qante hallin, duke menduar se po përsërisja gjëra të dëgjuara andej këndej. Tirana ishte pikërisht ajo gjë që herë ngjante se afrohej me shpejtësi, e herë ngecte sinë gjumin e keq.

Kujtime të ndërthurura, midis Tiranës, Moskës dhe Parisit mbi fillesat, sukseset apo pengesat në botimet e veprave të tij. Me mjeshterinë dhe magjinë  e fjalës, të lënë mbresa dhe të zgjojnë imagjinatën, për kohën ngjarjen, vendet kulturën dhe shoqërinë e tyre. Me konservimin dhe kultivimin e këtyre vlerave, apo me njohjen e thellë të kësaj Bote. Mbi një gjendje apo mendim real Kadare ngre mendimin e tij abstract. Formulimet abstrakte të mbushura me sentence filozofike që shprehin edhe kuptime mistike, i kombinon me  tregime të thjeshta të mbushura me kombinime gjuhësore aq komunikative dhe të qarta. Ku herë pas here shohim se jeta e shkrimtarit është e lidhur pazgjidhmërisht me atdheun e tij.

Sigurisht që gjendja e brendëshme e njeriut spjegon sjelljen e tij të jashtme. Kjo gjë të vjen ndërmend tek lexon, tregimin "E qara në mesnatë", "Ditë byroje politike"," Makth"" Makbeth", e të tjerat me radhë. Zbulimi i të vërtetës në njohjen e dukurive jetësore, nga ku buron pastaj sarkazma, brutaliteti, egërsia në shprehje e indinjatës për të drejtën, e ka vënë mendimin e tij mbi të tjerët. Qarësi, drejtori i shtëpisë botuese, gangësteri, rahësi i profarmës apo letrari i urtë që ngjiste dhe zbriste shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve pa zhurmë, janë një e të pandarë. Ata i përkasin asaj kohe ku dosjet e zeza mbusheshin plot shpifje dhe paudhësi. Porse fatkeqësisht, mbijetojnë rehatshëm edhe sot, këto dukuri e shqetësojnë së tepërmi shkrimtarin. Ata dhe ato, akoma skanë hyrë në tercinat e rrethit të nëntë të ferrit. Ndaj të paskrupull sulen shpesh, tashme në emër të lirisë së shpifjes. Njerëz marioneta qe mbartin me lehtësi të keqen dhe u sjellin dëme të mëdha të tjerëve. Sot më tepër se të lirë këta njerëz janë pa personalitet dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë.

Shpesh të krijohet ideja se qënia e tij pararend egzistencën. Zoti Kadare nuk hiqet si hero përgjithçka ka bërë në vëprën dhe publicistikën e tij. Madje nuk i pëlqejnë shumë heronjtë dhe kjo duket edhe në veprën e tij. Shkrimtari nuk përpiqet të ndryshojë botën dhe njerëzit por as veten e tij.

Përshpirtja për poetin Frederik Reshpja ,"Një prill për Fredin" ku që në titull ndjehet respekti dhe dhimbja për këtë poet të veçantë në tërë qënien dhe veprën e tij. Tregimi për poetin i braktisur, ku fati luajti në teatrin absurd dramën bohemiane, nga artist bohem dhe i burgosur, në pronar sqimtar me makina e budigardë, për të shkuar përsëri atje ku e pat nisur deri sa një ditë... " I vrarë nga një pranverë e kotë/ braktisur nga bota e tërë/ ....Tërë vdekje u rrëzua në fushën me shi.......... Për këto vargje Kadare do të shkruante:... Dhe kryesorja:  në kohën e madhe të botës, si nuk ishte gjetur një kohë për të, krijuesin e kaq brilanteve e, midis tyre, ndoshta më befasuesit varg të poezisë pesëqindvjeçare  shqipe: " Tërë vdekje i rrëzuar në fushën me shi".

Ndjesitë kalojnë nga një gjendje në tjetër. Koncepti rëfimtar i universalitetit Kadarean, pa e ndërprerë fillin e mendimit, në strukturën e përgjithëshme të subjektit, duke na dhënë dhe thelbin e personazhit ne vazhdim. Shohim ndryshe fatin dhe personalitetin e Baronit Goult, 84 vjeçar i pasur i rëndësishëm, ...ndonëse i sjellshëm e përsosmërisht mondan, zoti Groult, ose baronin siç e thërisnin zakonisht nuk e kundërshtonte askush për azgjë. Ajo çka e bën shkrimtarin ta dojë, ta dëgjojë dhe respektojë atë është pasioni i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët....në asnjë rast nuk ndodh që gjysma e tij të mos merret me mëkatin që është bërë, pikërisht prej europës ndaj Kombit shqiptar.

Rëfimet në libër janë shkruar të lidhura në kohën e tashme dhe të shkuar në mënyrë të pandashme, në të veçantën e ngjarjeve të secilit, por ato kanë fije lidhëse. Nje fiil mëndafshi, tepër i rëndësishëm është Helena, Zonja e tij, këshilltarja, shkrimtarja, mikja e pakrahasueshme, e cila ndodhet përherë pranë. Kadare i referohet prezencës së saj me respekt dhe dashuri. Ne dimw tashmw sa e rendesishme është ajo në jetën e shkrimtarit. Kadare, është i qartë i sinqertë dhe realist në qëndrimin e tij përballë shkrimit dhe në formulimet abstrakte të mbushura me sentence filozofike që shprehin edhe kuptime mistike, duke i kombinuar me tregime te thjeshta të mbushura me dukuri, apo kombinime gjuhësore aq shumë komunikative dhe të qarta, pavarësisht se situata mund të jetë mjaft komplekse. 

Duke mbyllur kapakun e fundit. Përsëri mendja me shkoi vetiu tek ajo ditë në Panairin e Librit dhe pikërisht tek mediat, sidomos ato vizive të cilat shpërfaqën pak fare nga ajo çka ndodhi në hapsirën e Shtëpisë Botuese "Onufri". Ndërkohë që autorë të tjerë euforikë reklamonin mijrat e mijrat, dhjetramijrat e kopjeve të tyre të shitura, me bujën e rrëmujën e krijuar në to njësoj si në tregun e zarzavateve dikur. Ou, mollet paskan mbaruar- doni patate.

Nëse mendimi estetik i shkrimtarit duhet të ndjekë tendencën e tregut, kjo çon tek vetvrasja e letërsisë, kështu e kanë përcaktuar nobelistët e mëdhenj këtë dukuri. Ndërsa mediat mund të bëjnë reklamë por jo shkrimtarë.

Zoti Kadare nuk përpiqet të sfidojë askënd, nuk jep intervista popmpoze se sa e si ndodh me librat dhe me personalitetin e Tij në panair. Eshtë vepra e tij që sfidon.

NADIRE BUZO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.