VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARITMETIKË MISTIKE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 02.19.2015, 06:27pm (GMT1)



I hoqi
Të gjithë damarët
Si kashta të thata gruri.
Nga më të trashët gjer më të imtët.
Pastaj tha
Ja shushunjat
Që ma kanë pirë gjakun e trupit.
I bëri vandak
U ul sipër tyre
Të ndërvetet
Donte
Me zhvetveten
N
E
T
E
V
T
E
V
ZH.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.