VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIU Poezi nga VISAR ZHITI E Shtunë, 02.21.2015, 09:16am (GMT1) Vazhdimisht tradhtohet njeriu, nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas bëhet mbrëmje, as për mbrëmjen e flokëve të tij që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie. Tradhtohet njeriu Se kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri Shndërrohet në barë të kalbur harrese. Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu. Dhe kur gjysma ha gjysmën S'bëhet më e tëra, Më tha një plak që u plak burgjeve. VISAR ZHITI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |