VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U KTHYEN DALLËNDYSHET
Trevargshe nga QAZIM SHEHU

E Hënë, 02.23.2015, 11:01am (GMT1)


U kthyen dallëndyshet
Në pranverë
Mallëngjehemi për zogj të tjerë.
+++
Anija në horizont
I vë detit një sy,
Cikllop mbeti ai.
+++
Fëmijëria iku
Pas një romani që
Ende s`po e shkruaj
+++
Kthehem në shtëpi
Si në një kuti bosh
Kur s`të gjej
+++
Vizatoj në ajër
Fytyrën tënde
Ajri hollohet
+++
Dy pemë në rrugë
Udhëtarë të harruar
S`çelet asnjë derë
+++
Një kanarinë në kafaz,
Hekurat fije bari
Djersijnë.
+++
Kockat e plakura
Kërcëllon ura
Valët tradhti të çthurura
+++
Diamante të syrit
Në gjerdan vështrimesh
Shkëlqejnë
+++
Verë e lumtur
Shkrihet në trupa
Statuja dashurie
+++
Prizm i buzëqeshjes
Fshiu anët
Në tym të ndjenjës
+++
Bleta mbi kërcell
Thith njomështinë
Vjen mjaltë i hidhur...

QAZIM SHEHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.