E Premte, 03.29.2024, 08:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GISHTËRINJTË E BARIT
Ese letrar për poezinë e Drita Lushit
Nga RRUSTEM GECI

E Premte, 02.27.2015, 08:01am (GMT+1)


Shpirt, bëma të sotmen dashuri, të ardhmen mirëqenie, të kaluarën të vlerësuar. Ndryshe, shpirtërorja ime do të ngec në sheshin e betejave, dhe të pakënaqësive të mëdha. Kështu shprehet shkrimtarja e talentuar, Drita Lushi, autore e dy librave me poezi, dhe të një libri me tregime. Më pëlqen buzëqeshja e tokës, erërat mbi gjelbërimin e saj, të panjohurat e padukshme, gishtërinjtë e barit dhe të luleve. Unë ndiej nevojë të flas, të këndoj, dhe të shkruaj. Loja e trupit jo rrallë më mjafton të jem e lirë në lirinë time. Jeta për mua shprehet Drita Lushi, mbetet më e fuqishmëja e kësaj jete.

Shkrimtarja Drita Lushi, u lind me 14 maj 1969 në Librazhd. Që në moshë të vogël, Drita poezinë e kishte pasion. Drita Lushi nuk ka formim filologjik, por formim të lart Shkencor ( Fakultetin e mjekësisë ), Farmaciste. Në vitin 2012 Drita boton librin e parë me poezi, "Ëndërr", në vitin 2013 boton librin e dytë me tregime, "Dashuria çelë në prill", dhe në vitin 2014, boton librin me poezi "Flirt", të vlerësuar nga lexuesit, dhe njohësit e leletërsisë. Nga jeta ime s´dua më shumë se sa të humbas në mbrëmjen time pa hënë dhe pa yje. I bëj rrespekt emrin që e kam.

Harmonia në familje është shumë e rëndësishme për mua, dhe krijimtarinë time. Unë dhe bashkëshorti im kemi një vajzë, që e duami shumë. Pa ndihmën e bashkëshortit, dhe të mirëkuptimit të vajzës, unë s´do të gjeja kohë ti kapi imazhet poetike të jetës. Fal tyre, unë poezinë s´e lë të më ikë nga çasti im. Shkrimtari ose shkrimtarja dashuron ndryshe të tjerëve. Kur çastet humbasin kujtesen, unë dehem me netët që e humbin harresën. Shtëpia pa mure e natyrës, në stinët e nxehta, është burim i frymëzimeve të mia. Gjërat që digjen në fshehtësi nga frika e së vërtetës, përpiqem t´i barti në tekst poetik, qoftë në poezi, qoftë në prozë.

Jeta para vetes shtroka shumë ide për t´u zgjidhur. Poezia është si dashuria.Nuk të lajmëron, nuk troket, futet brenda dhe lind pa më pyetur. Ruste, Unë kam mbaruar fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shteteror të Tiranës, dhe aktualisht punoj farmaciste. Shpesh njerëzit habiten si një farmaciste të merret me letërsi. Të shkruash nuk është profesion, andaj këtë nuk arrijnë të kuptojnë dot shumica. Veç letërsisë artistike merrem edhe me publicistikë, dhe letrën e bardhë nuk e lë dot në qetësinë e saj. Të dua në një mënyrë të veçantë / Jashtë trupit dhe prekjes. / Të dua jashtë saj tërësisht./ Jashtë asaj që e quajnë "dashuri fizike" / Kështu të ndiej, thellësisht!.. Këto dhe qindëra vargje të tjera të shkrimtares Drita Lushi, tregojnë botën e saj poetike.
Në revisten letrare "Obelisk", Drita Lushi rrëmbeu çmimin e parë të revistës, për librin, "Dashuria çelë në prill". Shpirt, shkruan poetesha Drita Lushi në një poezi të saj; Prilli është një portokalle që vetëm unë di ta hapi;/ Kur s'je, vij e ulem në poltronin tënd; Prek letrat e shpërndara / Librat e lëna hapur... / Një rremujë që jam mësuar ta dua.../ Ah, paske harruar të marrësh syzet tua... / Vë gishtat mbi gishtat tu në tastë.../ Mbyll sytë të imagjinoj ardhjen... / E befas, vrapoj në dritare të shoh rrugën, / Shpirt, unë të dua edhe në mungesë / Habitem se sa thellë je në mua!../ Zemër, po ta lë mbi tryezë këtë poezi!...
Që bota sillet rreth dashurisë, si toka që sillet rreth diellit, për këtë s'ka asnjë dyshim. Të gjithë njerëzit duan të dashurojnë, dhe të dashurohen...Ruste, Më pëlqen qytetaria poetike e jetës, të jetuarit poetikisht, dhe të marrit dhe të dhënit poetikisht. Krijuesit janë një botë ndryshe. Unë kam një marrëdhënie të fshehtë me muzën. Në qiell jo të gjithë janë zogj, poashtu dhe në det, jo të gjithë janë peshq, shprehet poetesha e talentuar, Drita Lushi. Dua ta shoh pjesën e hënës që s´duket, kam një varg për atë pjesë të hënës. Plotë yje i vardisen hënës, por, hënës i pëlqen vetëm njëri, më yjori i gjithë yjorëve...


RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARËSIA E HAPËSIRAVE ALTERNATIVE DHE RITMI POETIK(Një vëzhgim studimor për poezinë e Vehbi Skënderit)Nga FATMIR TERZIU (02.26.2015)
Magjikja dhe e vërteta tek GaboGABRIEL GARCIA MARQUEZ - MBRETI I REALIZMIT MAGJIKEsé nga SALMAN RUSHDIE (02.26.2015)
KUJTIME BURGUNga QEMAL DRAÇINI (1922 - 1947) (02.25.2015)
VËLLIMI POETIK “ËNDRRAT E BARDHA” I AUTORËS, ALMA FERUNINga UKSHIN MORINA (02.25.2015)
NIKAJ-MERTURIPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.23.2015)
SONATA E HENES- NJË STINË E PAHARRUARNga EGLANTINA MANDIA (PJESA IV)/ (02.23.2015)
U KTHYEN DALLËNDYSHETTrevargshe nga QAZIM SHEHU (02.23.2015)
ME SYTË ULURNga TAHAR BEN JELLOUN (02.23.2015)
SHIJO TË SOTMEN QË SHKOIVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti IX nga romani 'Loja e Mëkatit' (02.23.2015)
PËRGJUMJE DHE ILUZIONEFragment romani nga THANI NAQO (02.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]