E Martë, 04.23.2024, 05:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ESSE PËR SITAT, GRURIN, NIKELIN E MESHËT
Nga THANI NAQO

E Premte, 02.27.2015, 08:05am (GMT+1)


-E di ku më shkoi mendja, - (më shkruan teto Dabucka, personazhe romanesh,) - tek gruri, meshët dhe nikeli. Gruri, që ta dish, ndahet në dy lloje: i fortë dhe i butë. Gruri i fortë përdoret për të bërë makarona, kurse gruri i butë për bukë e për kulaçe. Mirëpo, që të bësh meshë e të nderohesh kur meshën tënde e zgjedhin për naforë, duhet miell gruri nga ai i farës...Epo, me miell misri, thekri, elbi e tërshëre, edhe me grurë të mpirë e të rrudhur nga skërkat, nuk bëhen meshë, de!...Më shkon mendja se kështu ndodh edhe me nikelin; tjetër lloj është ai që përdorin në ndërtim e për vegla dhe tjetër është ai që bëjnë brisqe...Hë, të mbushet mendja?

-Mendjen të mbushur e kam... Llojet e sitave, që nga ato me rrjetë të dendur, ,e fije mëndafshi, (që përmend shkrimtari Pandi Papando,) që sitin miell për meshë, e deri tek ato më rrjetë më të "rrallë", që përdoreshin dikur në furrat e bukës të fshatrave socialiste, i di fare mirë! Por edhe në qytete përdorej sita e "rrallë" për të situr miellin e bukës 40 lekshe; binin krundet e vogla, prandaj bukët dukeshin të kafejta, e quheshin bukë të zeza.,, Mirëpo, sita me fije mëndafshi, më faniti një tjetër lloj site, atë që sit miellin për bakllava, lakror e byrek, por edhe për bugaxhe elabasani, panine e bukë 50 lekshe korçe; haeshin edhe pa gjellë...Sekreti është tek përqindja e krundeve. Për shembull, nga një kuintal miell gruri dilnin zakonisht 5-12 kg krunde. Kjo shifër ka të bëjë me llojin e sitës, porj, (më shkon mendja tani, me që po flasinm për sitat), njëlloj ndodh edhe me fragmentet e fjalët e tepërta në librat me prozë e poezi...(Aman, ku më shkon mendja!), por brezi i ri nuk e di se balli i parë i lëmenjve, dikur, ishte Buka e Partisë! Kombanjat hynin së pari në tokat e majme fushore, sepse ato piqeshin më parë e ky grurë dorëzohej në shtet. Me që ish Bukë e Partisë, përcillej me daulle e gërnetë e valltarë me opinga me xhufkë! Gruri që korrej me krahë e shihej me kuaj ose makina shirëse, ishte nga ato, (të shkretat!), toka skërka, ku rrokulliseshin qerret, korrësit e breshkat... Ato toka e bënin kokrën e grurit të mpirë e të zhubravitur si... si... (ah,nuk po e gjej dot krahasimin këtë çast!)...prandaj buka dilte qullashe e ish me racion, enkas për bujkrobërit socialistë...Më duket se i rashë ca si... gjatë, gjersa dola tek gruri e mielli që përdoret për meshë. Rëndësi ka edhe sita...Sa më e dendur të jetë ajo, aq më i hollë bie mielli...Mirëpo,gruri, i "fushës apo i skërkës" ka edhe një sekret tjetër! Për shembull, mielli i misrit duhet konsumuar brenda javës, ndryshe hidhërohet e myket, kurse mielli i grurit, (për çudi!) sa më i vjetër, aq më shumë e tret krunden e nxit enzimat e glutenit; rezja e bukës shkon nga 165 - 180%, ose, fshatarçe, me një kg. miell del 1. 650 - 1. 800 gram bukë e mirë dhe e bardhë...Kurse mielli për bukën e zezë shkon nga 120-...140 % e gjer këtu!,...

Aha, tani që po bisedoj me juve më bëhet se jam duke dhënë provimin e Teknologjisë Universitare mbi konservimin e produketeve bujqësore e blegtorale. Mirëpo me që jeni shkrimtarë e poetë dhe e dini si shkruhet proza e poezia, unë, qëllimisht,poi i vij "sitës" anës e anës... Për shembull, teto Dabucka, më dërgoi një mesazh ku më këshillon të mos trazoj "foletë e grerave" por, nga që do të më marë me të mirë, më dërgoi këtë esse me grurë, me nikel e meshë. Ajo, si personazhe e rregjur në tre romane, më urdhëron të hap qepenat e hambarëve të vjetra e të sit librat që kam shkruar asokohe, situr me sitën socreaialiste, "Sepse ti, - thotë ajo, - sa do që lëvdohesh, nuk dije të shkruaje kaq mirë siç di tani. Brezi i ri shqiptar-kapitalis nuk ta kupton gjuhën tënde pe fshatari.. E të përshëndes ty por edhe tërë miqtë e tu shkrimtarë e poetë e uroj krijimtari të situr me "sitën e mëndafshtë!"

SHKURT, 2015

THANI NAQO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GISHTËRINJTË E BARITEse letrar për poezinë e Drita Lushit Nga RRUSTEM GECI (02.27.2015)
PARËSIA E HAPËSIRAVE ALTERNATIVE DHE RITMI POETIK(Një vëzhgim studimor për poezinë e Vehbi Skënderit)Nga FATMIR TERZIU (02.26.2015)
Magjikja dhe e vërteta tek GaboGABRIEL GARCIA MARQUEZ - MBRETI I REALIZMIT MAGJIKEsé nga SALMAN RUSHDIE (02.26.2015)
KUJTIME BURGUNga QEMAL DRAÇINI (1922 - 1947) (02.25.2015)
VËLLIMI POETIK “ËNDRRAT E BARDHA” I AUTORËS, ALMA FERUNINga UKSHIN MORINA (02.25.2015)
NIKAJ-MERTURIPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.23.2015)
SONATA E HENES- NJË STINË E PAHARRUARNga EGLANTINA MANDIA (PJESA IV)/ (02.23.2015)
U KTHYEN DALLËNDYSHETTrevargshe nga QAZIM SHEHU (02.23.2015)
ME SYTË ULURNga TAHAR BEN JELLOUN (02.23.2015)
SHIJO TË SOTMEN QË SHKOIVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti IX nga romani 'Loja e Mëkatit' (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]