E Enjte, 03.28.2024, 08:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ATË NATË UJQËT NUK M’U KTHYEN NGA KULLOTA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 02.27.2015, 08:32am (GMT+1)



Si çdo vit
Do t'i prisja atje
Në mes vere.

Bishtgjatët,
Gojëmbyllërit,
Sygacët e mi.

Kur hëna ishte në atë pikë të itinerarit
Të saj
Prej nga verbohen të gjitha hijet
Nga shurdhohen të gjithë tingujt
Të kadifejtë bëhen shkëmbinjtë.

Në lirishten mes bredhave
Unë i kisha pritur përvjet.
I kisha numëruar të mbijetuarit
I kisha pagëzuar këlyshët
I kisha përuruar çiftet e reja.

Atje më ishin kumtuar dëshirat e tyre
Kacafytjet e humbura dhe të fituara,
Ua kisha kundruar plagët e hapura
Dhe plagët e mbyllura.

Iu kishte ardhur ëmbël
Kur ua kisha fshirë udhët nga putrat
I kishin kthyer ato nga unë,
Ua kisha lexuar
Fatin.

Atë natë
Ujqët
Nuk m'u kthyen nga kullota.

Deleve në vatha nuk do t'iu kthehej më gjumi.
Barinjve në tëbane nuk do t'iu ktheheshin më ëndërrat.
Krojeve në shpate nuk do t'iu kthehej më zëri.

Fillikat
Isha.

Dhe kot po mbahesha pas barit
Si pas flokëve të mia
Për të mos u rrëknyer
Drejt e në vorbullën e hënës.

Prej asaj nate
Nuk ua dhashë më bekimin
Dhe nuk i nisa për në kullotë
Si çdo mes vere.
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHE NJË NJERI  I VETMUARCikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (02.27.2015)
ESSE PËR SITAT, GRURIN, NIKELIN E MESHËTNga THANI NAQO (02.27.2015)
GISHTËRINJTË E BARITEse letrar për poezinë e Drita Lushit Nga RRUSTEM GECI (02.27.2015)
PARËSIA E HAPËSIRAVE ALTERNATIVE DHE RITMI POETIK(Një vëzhgim studimor për poezinë e Vehbi Skënderit)Nga FATMIR TERZIU (02.26.2015)
Magjikja dhe e vërteta tek GaboGABRIEL GARCIA MARQUEZ - MBRETI I REALIZMIT MAGJIKEsé nga SALMAN RUSHDIE (02.26.2015)
KUJTIME BURGUNga QEMAL DRAÇINI (1922 - 1947) (02.25.2015)
VËLLIMI POETIK “ËNDRRAT E BARDHA” I AUTORËS, ALMA FERUNINga UKSHIN MORINA (02.25.2015)
NIKAJ-MERTURIPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.23.2015)
SONATA E HENES- NJË STINË E PAHARRUARNga EGLANTINA MANDIA (PJESA IV)/ (02.23.2015)
U KTHYEN DALLËNDYSHETTrevargshe nga QAZIM SHEHU (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]