E Enjte, 03.28.2024, 03:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
'NJË ALIEN' QË KA SHALUAR 'KALIN PREJ BORE'
Esé për librin e ri poetik të ADEM ZAPLLUZHËS
Nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 02.28.2015, 10:25am (GMT+1)


Mos kujtoni se jam subjektiv, tek i jap këtë "atribut" poetit Adem Zaplluzha. Jo vetëm e meriton këtë atribut, por, tek shkruaj për të, më vjen ndërmend nobelisti hebre-rus që vdiq si amerikan: Josif Brodski. Njihet prej shumëkujt ai kalvar përndjekjesh dhe gjyqesh të stisura të tij si anti -rrymës, por në një nga gjyqet, ai shkëmbeu me gjyqtarin këtë replikë:
- Si shkruake poezi ti,- shprehu habi gjyqtari militant,- kur je bërë objekt i kaq e kaq gjyqesh dhe po kaq herë je dhe pushuar nga puna?

Dhe Brodski:- Të shkruash poezi, të duhet dhunti nga Zoti! Më tej, dihet se si vazhdon historia: Brodski u arratis në USA dhe atje u bë nobelist dhe mbante leksione në universitete presticioz të Amerikës.

Duke sjellë vetëm një pasazh të shkurtër nga jeta e atij nobelisti, ja tek bëj një analogji me poetin e shquar mbarëshqiptar ( unë nuk jam në atë nominimin që e ka kapërcyer koha tanimë: jo kosovar, jo shqiptaro-maqedonas e ku të di unë), Adem Zaplluzha. Dhe them: nobelsti ka shumë të drejtë. Jo kushdo mund të shkruaj poezi. Kur them poezi, flas për poezi cilësore dhe jo vetëm vargëzim ku poezia ka shijen e një paste të thatë. Poezia del nga shpirti dhe një shpirt i thatë dhe i ftohtë kurrë nuk mund të shkruaj një poezi që të ngrohë shpirtin. Parë me këtë sy, them që Adem Zaplluzha është një "alien" apo ajo "qenia intelegjente" që ha pak bukë veç të tjerëve. Pa tjetër, që Zoti i ka dhënë bekimin dhe dhuntinë për të na dhënë poezi të një cilësie të veçantë. Një poezi ku metaforat hedhin "valle" dhe ku ngarkesa emocionale është e tillë që ta ngre adrenalinën e gjakut.
* * *
Natyrisht, që një poet me staturën e Adem Zaplluzhës nuk është i panjohur për lexuesit. Ai me kohë i ka kapërcyer kufijtë gjeografikë të hartës mbarëshqiptare dhe këtë e ka bërë jo se emëri i tij fillon me A si gërmë e parë e alfabetit, po për vlerat aq cilësore të poezisë së tij. Nëse është i përkthyer në gjuhë të huaja, kjo ka ndodhur se ai ka meritën që lexuesit t'i japë një mesazh me vlerë. Kumti poetik që vjen prej poezive të tij, është i bardhë dhe shumë domethënës. Natyrisht, ky kumt nuk është i kapshëm për çdo lexues,se poezia e Zaplluzhës ka aq figura, sa lexuesi e "humb pusullën" dhe orvatet në mëdyshje që zor se ua gjen fillin. Kjo ndodh se Zaplluzha e ka filluar "vallen e poezisë" këtu e gati gjashtëdhjetëvjet më parë, kur nuk flisje ashtu siç ndjeje; flisje përmjet figurave dhe, tanimë, kur kjo "frikë" është vrarë, ai, sado që ka përfeksionuar vargun, metaforën e ka në ballë të vargjeve dhe të zbërthesh mesazhin që fsheh poezia, do pak mundim, po se po, po dhe intelekt. Se, në fund të fundit, në burimin me ujë kristal jo kushdo mund të shuajë etjen.

Sidoqoftë, duke u rimarr me krijimtarinë e Zaplluzhës ( me të janë marr e vazhdojnë të merren dhjetra shkrimtarë, poetë e kritikë), nuk kam se si mos nënvizoj atë atributin tim "alien". Po i tillë është. Këtë atribut e kam përdorur për të bukurin,Frederik RReshpja dhe tani për Zaplluzhën. Rreshpjen për ato metafora aq të bukura që i jepnin poezisë një butësi prej femre, kristaline dhe tërë vlagë. Zaplluzha jo vetëm ka një dëndësi figurash, por është një përjashtim në gjithë poetët shqiptarë: është një makineri letrare që punon pa pushim. Makina,sado përfekte të jetë, një ditë del jashtë përdorimit dhe kthehet në një vjeturinë, kurse Adem Zaplluzha është "makina" që ka filluar të "guidohet" në udhët e poezisë qysh nga viti 1957 dhe, për çudi, jo vetëm"guidohet" nga i njëjti "shofer", por ka "përshkuarr kilometra të tëra me poezi".

Kur them kështu, mos më merrni si një marrok që shkruaj dhe flas përçud. Përkundrazi. Më gjeni një tjetër,që të ketë botuar mbi njëqind e njëzetë e pesë libra me poezi si Adem Zaplluzha. Kur e quaj "alien", nuk nisem nga sasia. As nuk jam i mendimit se sasia, patjetër bën cilësi. Por nisem nga një ballafaqim real. Shfletoni dhe lexoni me syrin e një njohësi të poezisë, Adem Zaplluzhën, dhe, patjetër, do më jepni të drejtë. Është si një fshat që duket dhe nuk ka nevojë për kallauz.
* * *
Këtë herë ka "shaluar" një "Kalë prej bore". Ky është vëllimi i fundit me poezi që ka dalë në gjysmën e parë të muajit shkurt 2015. I fundit, më duhet ta korrigjoj: jam i sigurt që, në këtë çast që unë shkruaj këtë "esse" modeste për të, ai sapo i ka dhënë fund librit tjetër. Se ka bekimin e ZOTIT. Unë nuk e vë në dyshim,se ndryshe nuk kishte mundësi të ndodhte.

E ka shaluar atë "Kalë prej bore" jo si Don Kishoti mbi Rosinantin proverbial, po si një poet që nuk fle nga një shqetësim i madh qytetar: se nuk sheh një nuse për të mbushur bucelat tek çesma/ se sheh shelgun e pikëllluar që qan si tërfili me katër gjethe/ Duke shaluar atë "Kalë prej bore", Poeti tutje-t'hu shtron atë pyetjen tronditëse dhe retorike: - Kujt do t'ia lamë A T D H E U N?

Ai nuk e ka shaluar "Kalin prej bore" as për hobi dhe as si snob, por si një një Atdhetar që rënkon dhe në gjume "se ndjen që në supet e Atdheut po fryjnë erëra të zeza/ se asnjë zogqielli nuk ka mbetur në qytet/ Dhe poeti lëshon pyetjen-kujë:- Kush do të ujisë varret e braktisur?

"Kali prej bore" i poetit ka shpirtin e një fluture, por ja që një ditë" ngjan me kallkanin e çative". Kalorësi mbi "Kalin prej bore" vë re se është ajo kohë kur "fqinjët"/ na shkulnin pemët nga rrënjët/ dhe ca më bukur kur" jemi mësuar të ecim vertikalisht".
Po kështu mbi "Kalin prej bore" ai vëren se" kur nuk kishim pushkë/ lisat kafshonin me dhëmbë armiqtë/ Ai ka parë që / ... vetëm në Dardani binte borë e kuqe/çdo gjë shqiptare i acaronte dreqtë/ Ka parë që/ nga etja të vdisnin zogjtë/ Ka parë "dyndjet e mëdha dhe, po kështu ka parë që/ mbi brigjet e Lumëbardhit/ retë e purpurta sajojnë dashurinë/.

Me përmasa epike "Kalorësi mbi "Kalin prej bore, përshkruan figurën e babait të tij. Tek vë përbri se ç'shkruan, më vjen ndërmend figura e Gjeto Basho Mujës tek "Visaret e Kombit". Ashtu si Muji që kur merrte frymë shkulte pemët nga rrënjët, poeti pa rënë në folklorizëm, skalit portretin e tij: /... kish një shikim prej shqiponje/ sa të shtinte dridhën/... kur teshtinte/ binin në tokë/ gjetthe e bjeshkës/ Dhe ky njeri (babai) donte më shumë "kondakun e pushkës" se sa fëmijët!!! Sa domethënës! Mos kujtoni se kemi të bëjmë me një figurë militare e luftënxitëse, por shiko se sa bukur:/ sa herë që përmallej për fshatin e lindjes/ si foshnjë pushtonte kondakun e pushkës/

Po a mund që t'i thuash të tëra për këtë K A V A L I E R të POEZISË MBARËSHQIPTARE që tek ka shaluar atë "Kalin prej bore" lëshon kushttrimin etij patriotik:- Po ku vini o njerëz?/ Andej ju pret një diell i verbët, o njerëz të Atdheut tim!
Apo kush qanë si një nënë më bukur se Adem Zaplluzha:

/ Nga ikjet e mëdha/ për çdo ditë e po bëhemi më të vegjël/ Nëno, nga kush e kemi këtë mallkim?/ Drynat varur mbi porta dhe një dorë nuk gjendte për t'i çelur.../ Nuk ka një nuse fshati që të mbushë bucelat...

Dhe mund të vazhdoja edhe më për këtë poet kaq të veçantë, kaq patriot, kaq prodhimtar dhe kaq cilësor, njëkohësisht.

Duke e mbyllur, i uroj atij vetëm krijmitari të mbarë dhe, kur thonë në ato treva, shëndet dhe Zoti të dhëntë bereqet! Bereqet të bardhë poezie.

Tiranë, 27 shkurt 2015

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATË NATË UJQËT NUK M’U KTHYEN NGA KULLOTANga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.27.2015)
DHE NJË NJERI  I VETMUARCikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (02.27.2015)
ESSE PËR SITAT, GRURIN, NIKELIN E MESHËTNga THANI NAQO (02.27.2015)
GISHTËRINJTË E BARITEse letrar për poezinë e Drita Lushit Nga RRUSTEM GECI (02.27.2015)
PARËSIA E HAPËSIRAVE ALTERNATIVE DHE RITMI POETIK(Një vëzhgim studimor për poezinë e Vehbi Skënderit)Nga FATMIR TERZIU (02.26.2015)
Magjikja dhe e vërteta tek GaboGABRIEL GARCIA MARQUEZ - MBRETI I REALIZMIT MAGJIKEsé nga SALMAN RUSHDIE (02.26.2015)
KUJTIME BURGUNga QEMAL DRAÇINI (1922 - 1947) (02.25.2015)
VËLLIMI POETIK “ËNDRRAT E BARDHA” I AUTORËS, ALMA FERUNINga UKSHIN MORINA (02.25.2015)
NIKAJ-MERTURIPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.23.2015)
SONATA E HENES- NJË STINË E PAHARRUARNga EGLANTINA MANDIA (PJESA IV)/ (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]