VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDIQ ROMANCIERI I SHQUAR TURK JASHAR QEMALI

E Shtunë, 02.28.2015, 11:34pm (GMT1)


Yasar Kemal, në të majtë, bisedon me autorin, Aziz Nesin në Stamboll, 20 Janar 1995



Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, romancieri i njohur turk, Yasar Kemal, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mirë të Turqisë.

Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë të botës.

Kemal ka qenë kurd etnik, i lindur në një fshat të pjesës juglindore të Turqisë, vetëm pak javë pas themelimit të Republikës Turke, mbi hirin e Perandorisë Osmane.

Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, tragjedia e ka prekur jetën e romancierit turk qysh në fëmijëri të tij.

Ai thuhet se ka qenë dëshmitar i vdekjes së babait të tij në duart e një jetimi që familja e kishte adoptuar.

Kjo i ka shërbyer si bazë për romanin e tij "˜Salman the Solitary', i publikuar në vitin 1980.

I njohur për qasjen e tij lirike, Kemal ka ndihmuar në zhvillimin e atij që quhet "˜romani fshatar'.

Ai dikur ka qenë edhe anëtar i Partisë Marksiste të kurdëve dhe shpesh herë është arrestuar për aktivitetet e tij politike.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.