VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKOPINJ HORIZONTESH
Cikël poetik nga QAZIM D. SHEHU

E Djelë, 03.01.2015, 04:06pm (GMT1)


SHKOPINJ HORIZONTESH

S`shkuam kurrë aty ku deshëm,
Një vjë si shkop përdridhte qiellin,
Lumturia na ngrinte përjetë
Ta thyenim këtë shkop të  nxehtë.
Mbi kurriz malesh vijëzonte,
Dëshira dhe pasione,
Dhe sa mbërritëm tek ai,
Shkopi vijëzohej në tjetër largësi.
Kështu horizont pas horizonti
Rendëm drejt një piemonti
Të zhgënjyer në kërkim
Në kurrizë malesh pambarim.
Ti thyenim vijat e shkopinjve rrëmbimtarë
Në qafa zogjsh i mbartnim si fije bari...

QIRI

Enë pa ujë je, veten zbraz,
Tretur delikate në maraz,
Kur nuk vihet asnjë buzë,
Në cep të enës së bruztë.

Pemë e zhveshur drithëruar
Për gjethet që ranë,
Shpirt i madh që vuan,
Nga që s`të panë.
Në hi të hirit të pashuar,
Në fund të barkut përvëluar,
E ngre një këngë dhe zbraz vetmi,
Më prit të mbush me një qiri...

PENEL

Marr një penel e ngre në ajër,
E ngjyej në një re të zbrazët,
Vetëtimë e munguar.
Nga një bubullimë e ngathët.

Kjo botë zbraz kova me bojë,
Furçet nuk i kursen.
Më mirë ta ngjyej penelin në një re,
Se në këtë bojë që nuk ia vlen...

RITËM

Si kapilarë komunikues varg
Çastet zbrezen tek njëri tjetri,
Dhe jeta ritmin mat,
Nga i riu tek i vjetri.
Në lëng të jetës magjijuar
Prej ndërsjelljes  verbuese
Thuren kaq ëndrra të hutuara,
Derdhen në enë komunikuese...

PËRBETIM

Ne përbetohemi si paganë
Për drurin, diellin dhe gurin,
Ca perëndi që na mbajnë
Mos e përthyejmë gjurin.

Dhe nuk e shohim sesi dielli
Në skuqet, skuqet për ne,
Drurët kur i thyejnë degët
Fjala jonë i përzhit rrufe.

Gurin kur çahet nuk e shohim
Për ne duhet të jetë çarë,
Një çast, paganë kur ndodhemi,
E plasim krejt këtë farë...

PERDE

Plehrat u ngrohën kaq serbezë
Në rreze të mëngjesit,
Gjersa të vijë i marri dhe t`i ndezë
Të krijojë perde për njerëzit.
Të paktën të mbulojë turpet
Para se t`i skadojnë në plehra,
T`i mbajë pranë vetes bota ngutet
Me një sinqeritet për vlera...

QAZIM SHEHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.