VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUA TË IKI LARG
Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI

E Hënë, 03.02.2015, 11:36am (GMT1)


Dua të iki larg

Dua të iki larg nga qyteti
Larg nga zhurma e makinave
Sado i moshuar,e dini që ma ka qejfi
Si miturak të bredh lëndinave.

Andej lëndinave e çaireve
Ku diku kullotja dhëntë

Dhe bridhja tutje rrëpirave
S'më zije sikur të më vije qëntë.
--
O shokë, mos më prisni tek "Ulqini" *

Ku takohemi tri herë në javë
Aha, është bërë i vogël, Përparimi
"Dhija mish e cjapi tavë!!!"
Dhëntë i kam lëshuar çaireve
Korijes zë e gjuaj për qejf
O kohë e fëmijërisë që më thirre
Pse lëkurën ma rreh si def?!!!

* Ulqini- klubi ku takohemi tri herë në javë.
Tiranë, 1 mars 2015


Poeti oportun

Kam parë lotët e një turtulli
Kur nga saçmet u këput
Dhe gëzimin prej "kulufi"
Të gjahtarit krej "harbut"

E pashë turtullin kur u fal
Edhe ra... dhe dha shpirt
Të gëzohesh duke "vrarë?!"
O gjahtar,sa je i lig!

Por kujtesa shkoi e humbi
Dhe harresa zë më mund
Mishi i pjekur mua më "mundi"
Më shijoi si asgjëkund.

E ha mishin me shumë shije
Harroj lotët që i pashë
Turp më vjen prej poezie
Si gjahtari, u bësh "vrasës"

15 shkurt 2015


S'i vë fre dot zemrës sime


S'i vë fre dot zemrës sime
Kur ma shpon me sytë e zesë
Zë e ndizem furrëkamine
Nga një ndjenjë e nga një mbresë

Mbasandaj ti dhëmbët zbardh
( Vërvit shkarpa përmbi zjarr)
Epo unë nuk jam "lumëmadh?!"
Që nga "sulmi" vesh mos marr.

E, pastaj, se ç'ndodh më tutje
"Kredencialet" që shkëmbejmë
Unë sado i mbushur huqe
Them: " s'ia vlejmë që t'i rrëfejmë".

15 shkurt 2015

Për veten time

E di mirë që po shtyj vitet
"Vitet e prapmë të Pompeut"
Bashkë me vitet, muajët, ditët
Sa t'i vë unë krahët dheut.

Si të gjithë, një ditë do ikë
Për andej, nga më nuk kthehem
As mos qaj, e mira Sikë!
Veç për ty unë ngashërehem.

Se ke qenë si një shënjtore
Që për mua je cfilitur
Krejt, rastësisht, në rrugë më dole
Por qe fati im, i ndritur.

Qe ballsam imi i jetës
Qe fati im i bardhë
Do lëviz gurin e vdekjes
Për të thënë: për ty jam gjallë.

Tiranë, 1 mars 2015

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.