VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZITË E MIA KUSHTUAR XHEVAHIR SPAHIUT
Nga PËRPARIM HYSI

E Enjte, 03.05.2015, 09:23am (GMT1)


Xhevahir Spahiut*

Xhevahir Spahiu! Xhevahir SKRAPARI!
Tek ti është Poeti; është dhe luftëtari.
Në një anë Poeti, në tjetrën Njeriu
Me gërmë të madhe: Xhevahir Spahiu!

I përbuze dredhat, mbroje veç të drejtën
Në rrugën e sheshtë kërkoje "përpjetën"
Ndaj u "rebelove" dhe shkove në Vlorë
Nuk të trembi ndjekja: s'pyete për terror.

Kupolë e Mesjetës dërgoi "kapuçinjtë"
Mbi kurrizin tënd varda ranë shkopinjtë.
Të goditën, Xhevo, me grusht harbutërisht
Ty që ishe ëngjëll; je Budë e je Krisht!

Krisht për fjalë të lirë ( pa shtypje e dhunë)
Që të ndihemi mirë( si ti,edhe unë)
Farën e urrejtjes mbolle për pushtetin
Seç e le rehatin, se zgjodhe Poetin!

Dhe gatove vargje në magje revolte
Helm për diktatorët, pjellë të çdo epoke.

* e botuar në librin tim "Regëtimat e dashurisë" f.185
Fier, 3 prill 1997


Lutje ZOTIT! *

( Miqësisht, Xhevahir Spahiut)

O ZOT! Të lutem, ktheja "Fjalën" Poetit!
Se Poetit i duhet fjala.
Fjalën hiqua atyre që Parlamentit
Na mbushën me përralla.

Përralla me mbret mu në mes të ditës
Kurse Poeti fjalën e ka me kursim
Atyre ua hiq,se janë pa kokrrën e kripës
Kurse Fjala e Poetit është krejt si rubin.

I duhet Fjala Poetit, o Perëndi
Se Poeti është tribun pa bërë fushatë
Në vargje Poeti mëkon dashuri
Dhe vret ne fjalën e tij njerëzit me shpirtin natë.

Emrin e ka Xhevahir... dhe është xhevahir
Në vargje i tillë: i tillë dhe me zemër
E presim të kthehet si djalë i përtërirë
Dhe ç'shkruaj, e ëdshiroj me zemër.

Nuk e dua vetëm unë, po janë me mijëra
Se të të duan me mijëra, nuk është pak
Mu në veshin tënd, Perëndi, kjo fjalë, imja
Që të vijë e të na flasë , Xhevua Fjalëmjaltë.

* me rastin e paralizës
Botuar tek libri im"Njerëz që dua" f.51
Florida, 27 prill 2009


Xhevos për 70-vjetorin e Ditëlindjes*

70-vjet për ty? A s'janë fare pak?
Ku të gjejmë një tjetër me vargun e mjaltë.
Kur të shoh të qeshur tek kafe "Evropa"
Më hipën një gaz, sa dua të marr "hopa"
Hopa si çunak, aq më hipën shendi
E, i bardhi fat! Sakaq më ik helmi
Helmi që dikur buzën seç na qepi
Por Zoti të pa, dhe t'u kthye shendi.

Rreziku i zi, iku pak nga pak
Kur të shohim Xhevo, sikur marrim flakë
Jo vetëm unë ( të gjithë sa të njohin)
Zënë e të qafojnë sikur zemrat ngrohin.
Ti vetëm buzëqesh... e ku ka më bukur?
Të shohim të qeshur dhe ndihemi të lumtur
Mbushe 70-vjet! Të mbushësh një shekull
Me Fjalë e me varg, gjuha pret hekur.

E, mor Xhevahir! Si emri dhe vargu
Kur të lexojmë, valë na bëhet gjaku
O Poet i bukur që sot ke DITËLINDJEN
100-vjet gëzim ( bashkë dhe me familjen)

* enkas për 70-vjetorin e lindjes
Tiranë, 1 mars 2015


PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.