VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHËNIME PËR LIBRIN 'ZOGJTË E HIÇKOKUT' TË ROLAND GJOZËSNga AGIM BAÇI

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 09:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHËNIME PËR LIBRIN 'ZOGJTË E HIÇKOKUT' TË ROLAND GJOZËS
Nga AGIM BAÇI

E Shtunë, 03.07.2015, 04:54pm (GMT+1)


Ndodh që letërsia të vijë ndonjëherë si meditim, si ese. Ndoshta sepse autori nuk ka zemër ta lërë prozën në dorë të personazhit, por dëshiron të jetë vetë aty, duke përcaktuar shijet e veta. Kjo ndodh me Roland Gjozën, shkrimtar, skenarist, që ka ardhur përmes ndërtimit të profileve të mjaft prej emrave të botës së kinemasë dhe letërsisë. Mundet që ta lexosh tërësisht si roman. Mundet ta lexosh si libër me tregime. Të tilla janë ato, pasi ndonjëherë duket sikur fantazia e mund realitetin. E vetmja lidhje e pashmangshme e asaj që njohim bashkërisht janë emrat konkretë. Të tjerat janë ndjesi dhe këndvështrime që Gjoza ka zgjedhur t'i bashkëndajë me të gjithë.

E nis me Kadri Roshin, në një inskenim dashuror, siç ka dashur ta lërë në kujtim të tij. Në rrugë të kundërt me vdekjen, por pa e pasur frikë se e takon. Në kërkim të "mollës" pa e prekur mëkatin. Jo se refuzon të jetë stërnip i Adamit, as se e di fundin e kafshimit. Ai kërkon lojën që "molla" na e la të gjithë peshqesh dhe ai e di se asnjë teatër në botë nuk do të rronte dot pa "mollën". Më pas, kalojnë si në një sitë emrat e njëpasnjëshëm, nga Kadare e deri te shkrimtarët që i ka njohur në çdo cep të Shqipërisë. Madje edhe vendlindjet e atyre që nuk ka mundur t'i takojë në të gjallë, por ka rrojtur me famën e tyre, si Sterjo Spase. Ka përshkruar trishtimin e fundmë me Petro Markon, mjeshtrin e stilit, siç dëshiron ta rrëfejë ai.

Shkova me vrap te Petro Marko. Pallati i verdhë ngjitur me maternitetin. Kati i dytë, dera në të majtë. Dera ishte e hapur: tak, tuk, tak..., kërciste makina daktilografike. Një makinë e vjetër, plaçkë lufte. Trokita, hyra brenda, ai shtypte me të shpejtë, me cigaren e tretur në cep të buzës. Nuk e ngriti kokën me leshra të zeza kaçurrelë. Ezmer, i bukur, i lodhur, i shqyer në gjoks, merrte frymë me zor. Po megjithatë shtypte...Prit, tha i përqendruar në faqen e letrës bojë kafe të Kavajës. Në dhomë s'kishte karrige, vetëm një minder ku qe ulur ai. S'po marr dot frymë, jam mbushur me djersë S'kam as cigare...ilaçet më janë mbaruar. O djalë, më bëj një shërbim, më bli një paqetë dhe ilaçet, se nuk jam mirë". ("Zogjtë e Hiçkokut", Roland Gjoza, f. 180, Uegen).

Por nuk lë pas dore as "njerëzit e harruar", ata të cilët i ka njohur në rrugëtimet e tij për xhirime, herë në filma e herë në dokumentarë televizivë. Përmes penës së tij vijnë e bëhen po aq të rëndësishëm sa ata që njohim. Madje të pamundur për t'i harruar.
Roland Gjoza ka përshkruar gjithë frikën që kishte pllakosur shqiptarët, të cilët shihnin njëri-tjetrin si pjesë e komplotit, ku s'duhej kurrë "të të shpëtonte fjala e paduhur". Mik e kishe, por më mirë të mos flisje. Nëse ka patur një thënie se "edhe muri ka veshë", kjo thënie padyshim që ka qenë më e ngulitur në Shqipëri për 46 vite me radhë, ku gjithçka duhej të ishte "partiake dhe për partinë". Në rrëfimin "Bukureshti", në rrugëtim drejt Rumanisë, bashkë me Spartak Papadhimitrin, sjell gjithë frikën e komunikimit dhe autoironinë për gjithçka duhet të përpiqej të mendonte e të blinte për ata që e prisnin në Tiranë.

Flet aty për Xhevahir Spahiun, Zyhdi Moravën, Bilal Xhaferrin, Kasëm Trebeshinën, Fatos Arapin, Perikli Jorgonin, Aleksandër Lalon, Tinka Kurtin, Faik Ballancën, Edison Gjergon, Kristaq Dhamon, Pëllumb Kason, Sadri Ahmetin, Frederik Reshpjen, Agron Alinë, Roland Trebickën, Dritëro Agollin, Ardian Klosin e dhjetëra të tjerë, të cilët duket se nuk ka mundur dot t'i lërë pa portret. Një portret me fjalë, por që sjellin skica të mjaftueshme për gjithsecilin, herë me "vija të qarta" e herë të lënë ashtu, në hije, siç edhe mund të kenë kaluar në jetët e tyre. E padyshim, që në krye të ekspozitës së gjithë shkrimeve është Ismail Kadare. Një rrëfim për shkrimtarin jo vetëm përmes njohjes, por edhe adhurimit të pamatë për atë çka sillte në jetën e shumë krijuesve me botimet e tij dhe bisedat për të.

Në libër nuk mungon as autoironia lidhur me jetën e tij në Nju Jork, as dashuria e tij e madhe për gjithçka ka lënë pas, duke jetuar "me kokën në Tiranë". Një rrëfim përmes gjetjeve të veçanta të jetës së tij. Siç është edhe tregimi që mban titullin e librit "Zogjtë e Hiçkokut", një tregim i trishtë, kushtuar përkthyesit të talentuar Dritan Çela, që iu dorëzua sëmundjes në një moshë fare të re dhe në kulmin e përkthimit në shqip të emrave më në zë në botë, ku padyshim shkëlqen Buzzati.

Nuk mbeten pas përshkrimet për "rrugët që të çojnë në Mangalem", lagjen muzeale të Beratit, për zona të humbura të Shqipërisë ku ende rron njeriu, intervista me Dom Mikel Koliqin, ritakimi me ish-nxënësin ku duhej të xhironte për faljen e gjakut apo historia e "Zhan Valzhanit pa Viktor Hygo". Por "të harruarit" padyshim që nisin e të varen në kujtesë, sepse të tillë ka gjithnjë që nuk i shohim, por që janë aty, me ne, por pa fuqinë për ta ndjekur jetën me të gjitha rrengjet.

Bëj apelin. Jashtë binte borë. Dy zogj bore çukisnin në dritare. Ishte një dëborë me shumë dritë. Kur shqiptova emrin e Vrana Brokës, nuk u përgjigj njeri. Unë ngrita kokën. Ashtë hupë, tha një vajzë. Nuk e kuptova. Ma shpjego më qartë. Prroni, mësues, e mori Prroni i Mugut. Kur? Tash, kur po vijshim në shkollë. S'vjen ma mësues, veni vijë. Asnjë nuk shqetësohej. Unë mbeta. U ula në katedër. Nuk shpjegova asgjë. Ishte mbytur një fëmijë dhe nuk kishte bërë fare përshtypje, ishte harruar sikur të ishte një turp.
I shikoja nxënësit dhe m'u kujtua ajo ditë kur shkruanim hartimin dhe unë kaloja nëpër banga. Përjashta kishte rëndë muzgu dhe në atë heshtje unë dëgjoja kërkërimën e parazitëve në kokat e tyre. Buisnin me zulmë morrat dhe ndoshta këndonin në një orë hartimi kur muzgu i perëndimit është blu. Vrana kruante kokën dhe shkruante hartimin më të bukur përplot mall për cetinat me dëborë dhe borëbardhën që fle në çerdhen e lejlekut. Ai djalë ishte i çmendur pas fantazirave.

Dola nga klasa dhe nuk m'u nda Vrana Boka. Më vinte nga pas me fletoren e hartimit që e mbaronte i fundit dhe më thoshte me gjysmë zëri se nuk i dilte ora, kurrë nuk i kishte dalë ora. Ai tani s'ishte më. Askush nuk e kujtonte. Të gjithë e harruan. Pas një farë kohe edhe unë e harrova. Po ja, herë-herë, kur na zë malli për mallin, vijnë të harruarit. Unë s'kam ç'bëj më tepër për ta, ulem e shkruaj. ("Zogjtë e Hiçkokut", Roland Gjoza, f. 592, Uegen).

AGIM BAÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ËSHTË DREJTËSIA HYJNORE AJO QË NA JEP NJË MUNDËSI TË REVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment XI dhe i fundit i romanit 'Loja e Mëkatit' (03.07.2015)
I DASHUR NIP, STUDIO DHE KUJTO!Nga UMBERT ECO (03.06.2015)
F L A M U R Ipoezi në kujtim të heroit Adem JashariNga RRUSTEM GECI (03.05.2015)
BIBLIKEKujtim nga 7 Marsi 1972Prozë poetike nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2015)
POEZITË E MIA KUSHTUAR XHEVAHIR SPAHIUTNga PËRPARIM HYSI (03.05.2015)
KJO ISHTE HISTORIA IME E SHËMTUAR, PËR TË CILËN NUK KËRKOJ SHFAJËSIMVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti X nga romani 'Loja e Mëkatit' (03.03.2015)
DUA TË IKI LARGCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (03.02.2015)
XHEVAHIR SPAHIU MBUSHI 70 VJET - DENJËSISHT NË KRYE TË LETRAVE DHE KULTURËS SHQIPENga ZYLYFTAR HOXHA (03.02.2015)
TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTEPoemë dashurie nga ADEM ZAPLLUZHA (03.01.2015)
SHKOPINJ HORIZONTESHCikël poetik nga QAZIM D. SHEHU (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]