VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 7-8 MARSI NË VARGJET E MIANga PËRPARIM HYSI

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 03:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
7-8 MARSI NË VARGJET E MIA
Nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 03.07.2015, 05:00pm (GMT+1)




Mësuesve të mi Dhoksi e Sotir Meço


Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani
Ty, mësuesi Sotir dhe mësuese Dhoksi!
Në nuk shkrova më parë për ju ndonjë vjershë,
Se nuk qeshë i zoti dhe "mbeta në vjeshtë"
Po kurrë nuk ju harroj, kur më morët si në krahë
Se isha i vogël: pesë vjeç e ca..

Si mëmë Dhoksia! Sotiri si Atë!
Ndaj për ju shkruaj. Për ju imivarg..
Sado jam i moshuar dhe jam bërë disa herë gjysh
Njëlloj ju dua. Pa si e pa qysh?
Në sot, në jetë, jam bërë njeri
Meritë kini dhe ju: Sotir dhe Dhoksi!

Vij që nga larg dhe duarët ju puth
Në shihni dhe lot, as hiç nuk kam turp
Qaj nga malli... dhe loti le të bjerë
Ta dini: ju dua, mësues me aq vlerë!
7 mars 2004


P R O F E S O R Ë !
Profesorëve të mi në ish-Normalen e Elbasanit
 
Nuk di nga ju kë të përmend më parë?
Se ju qetë të tërë të mrekullueshëm
Nuk e mohoj: për të gjithë kam mall
Dhe bëhem krejt i parezistueshëm.

Që të vij e t'ju puth ato duar të rreshkura
Se ju qetë si shenjtorë që rrezatonint urtësi
Për mua ato duar gjithmonë janë të shtrenjta
Ndaj i puth pakurysyer nji dhe nga nji.

Po ç'them kështu? Shumica kini ikur
Po unë,ama, ju kujtoj me përmallim
Tek shkruaj, në zemër ndjej të krisur
Aq sa nuk e ndjej lotin që më shkimë.


* e kam shkruar me rastin e 90-vjetorit të Normales, më 1 dhjetor 2009

Kur them nënë

Kur them nënë, sikur i kam thënë të gjitha:
Aty është dhe malli, dhe dhimbja.
Kur them nënë, pas një nate të gjatë plot ëndra të liga,
Vjen edhe ngrohtësia, por vjen dhe dita.
Kur them nënë, nga shpirti më ikën hidhërimi
Dhe vjen buzëqeshja, si pranvera pas një dimri.

7 prill 2004

Dashuri gruaje
( për timeshoqe)

Sa herë që shtrihem në divan,
Fap dhe dikush më hedh diçka
Është gruaja,"vigjëlente që ruan
E njëjta kujdesje, pesëdhjetë vjet e ca.

Kurrë ndonjëherë nuk mbaj mend të ketë "harruar"
Dhe për kë? Për një "djall" si unë?!
Kjo dashuri e saj, pothuaj më ka "skllavëruar"
Dhe aq e dua, sa për të më zë me shkumë.

Nuk do mend që ndihem i këndellur
Nga kjo vigjelencë e shenjtë e saj
Dashuria për të, kurrë nuk më ka velur
Ndaj këto vargje ia kuhstoj asaj.


KËNGË PËR GRATË


O nëna, o gra! O motra, o çupa!
Të gjitha të mira! Të gjitha të bukura.
Të gjitha të mira, të gjitha të bukura
Jini aq të mira, sa ç'është dhe buka.

Ju mëkoni jetën; mëkoni dashurinë
Ju jini drita që ndriçoni shtëpinë.
Ju shtyllë e familjes (pa ju as nuk ka jetë)
Pa ju e gjithë bota, do kthehej: e shkretë.

Ju jini si lule! Jini dhe lulishte!
Bota pa ju si shkretëtirë do ishte.
Ju çupa, ju motra! Ju gra e ju nëna
Ju jini ilaçi që shëroni zëmra.

Për ju këto vargje! Për ju kjo vjershë
Si tufë me lule, për tuajën festë.
Ju kemi në zemra dhe ju duam shumë
Secilin prej nesh, për ju e zë me shkumë.

* enkas për 8 marsin

Tiranë, 6 mars 2015

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHËNIME PËR LIBRIN 'ZOGJTË E HIÇKOKUT' TË ROLAND GJOZËSNga AGIM BAÇI (03.07.2015)
ËSHTË DREJTËSIA HYJNORE AJO QË NA JEP NJË MUNDËSI TË REVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment XI dhe i fundit i romanit 'Loja e Mëkatit' (03.07.2015)
I DASHUR NIP, STUDIO DHE KUJTO!Nga UMBERT ECO (03.06.2015)
F L A M U R Ipoezi në kujtim të heroit Adem JashariNga RRUSTEM GECI (03.05.2015)
BIBLIKEKujtim nga 7 Marsi 1972Prozë poetike nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2015)
POEZITË E MIA KUSHTUAR XHEVAHIR SPAHIUTNga PËRPARIM HYSI (03.05.2015)
KJO ISHTE HISTORIA IME E SHËMTUAR, PËR TË CILËN NUK KËRKOJ SHFAJËSIMVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti X nga romani 'Loja e Mëkatit' (03.03.2015)
DUA TË IKI LARGCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (03.02.2015)
XHEVAHIR SPAHIU MBUSHI 70 VJET - DENJËSISHT NË KRYE TË LETRAVE DHE KULTURËS SHQIPENga ZYLYFTAR HOXHA (03.02.2015)
TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTEPoemë dashurie nga ADEM ZAPLLUZHA (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]