VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGA E REXHËS
Tri poezi me motive popullore nga RRUSTEM GECI

E Shtunë, 03.07.2015, 05:06pm (GMT1)


KËNGA E REXHËS

Nëna Rexhën e kishte djalë
Rexha nusen e kishte të parë
Nusja e bukur, dhe Rexha i ri
Të njohur ishin... me dashuri

Dasma e Rexhës,dasmë në zë
Katër shtëpi mbushur me miq
I gjithë gëzimi ishte në dasmë
Kënga e vallja nuk pushonin

Rexhën në dasmë do e vrasin
gjaku i Rexhës të mos shtohet
Ëndërr e nënës për djep të ri
ishte shpresa e saj për të birin

Vrasës i territ Rexhën e vranë
vrasja Rexhës, nusen e ndanë
nusja e bukur, dhe Rexha i ri
vrasësi quhej një "kalë i zi"

Gjaku i Rexhës nuk do thajë
gjaku i këngës do ta mbajë
plagë e nënës s´mbyllet kurrë
vdekja e të birit i preu udhë!..


GJEGJ ELEZ ALIA

Ndali shpurat se je n´Arbëri
Ndali hovet dhe ku ke mësy
nuk kam prona as tokë për ty
tokat e mia s´merren me sy

Gjergj Elezi flet me popullin
qehajasë ne do t´i tregojmë
se zullumi mbi shqiptarët
në m e j d a n do të mbarojë

Arma e Gjergjit flakë me ar
Arma e Gjergjit prush e zjarr
Kot rreh flatrat o bajloz i zi
Nuk kam motër unë për ty!

Motra Gjergjit, vëllain veshë
Ia veshë armët me u ndesh
Mbi ( 9 ) plagët ngritet trimi
Gjerg Elezi nis tek himni!

Gjergj Elezi trim mbi trima
I ngul shpatën mu tek sqima
një varr e lype ti në Shqipëri
dhe varr të bëra o bajloz i zi!

MARRËVESHJE

Besa-besë, besën kam dhënë
Për bashkim jetën me dhanë
ku mje nis moj lulja me erë
për në Çamëri, dhe n´Preshevë!..

Besa-besë, Besë, ku po shkon
Fjalën Flamurit ia kam dhënë
Trojet tona vetë i bahkojmë
Shkup e Ohër, është toka jonë

Besa-besë, besën kam dhënë
kënga jonë tek gjuha fillon
fletët e mollës po digjen flakë
paçka se do derdhim pak gjak

Besa-besë, besën kam dhënë
Shkup e Ulqin është toka jonë
ré të përziera fshehin rrufé
çasti e do këngën me mprehë!..

Dortmund,2015

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.