VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NEW YORK TIMES - PASTERNAKU I TRADHTUAR...

E Djelë, 03.08.2015, 10:47am (GMT1)


Në nëntor të vitit 1997 Nju Jork Tajms u jepte lexuesve dhe admiruesve të Boris Pasternakut lajmin se e dashura kohëgjatë e shkrimtarit Olga Ivinskaja, ndihmësja dhe frymëzuesja e tij në skalitjen e personazhit të Larës, tek Doktor Zhivago, kishte qënë bashkëpunëtore e KGB, dhe kish punuar kundër tij.

Në vitin 1961 ndërsa ishte e burgosur për shkak të shoqërimit me Pasternakun, Ivinskaja i shkruante një letër Hrushovit ku i lutej për lirimin e saj duke i kujtuar se si ajo kishte kooperuar me qeverinë sovjetike, për ta detyruar shkrimtarin e madh "të hesht'te".

Ajo i tregonte Hrushovit se si qe përpjekur të anullonte takimet e Pasternakut me të huajt, se si punoi ngushtesisht me Komitetin Qëndror për të vonuar botimin në perëndim të "Doktor Zhivagos" dhe se si ajo e dekurajoi atë për të mos ikur nga Bashkimi Sovjetik, pasi qe detyruar të refuzonte Cmimin Nobel që fitoi në 1958.

"Unë bëra gjithçka ishte në mundësitë e mia për të evituar një fatkeqësi, por ishte përtej kapacitetit tim që të neutralizoja çdo gjë njëherësh.
Do të doja ta bëja të qartë se ishte Pasternaku vetë që shkroi novelën, ishte ai vetë që mori shpërblimin monetar, në mënyrën që zgjodhi ai. AI nuk duhet portretizuar si një qingj i pafajshëm."



Publikimi i letrës habiti botën letrare, por shumica u zhgënjyen prej saj e menduan që e kishin mbivlerësuar rëndësinë e Olga Ivinskaja si frymëzuesja dhe e dashura e tij.


(Perktheu Albana Lifschin)


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.