E Enjte, 04.18.2024, 01:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PESHA E LIRISE SIPAS ROMANIT “DATA NJËMBËDHJETË” TË MUHARREM KURTIT
Vështrim nga TAHIR BEZHANI

E Hënë, 03.09.2015, 08:51pm (GMT+1)


       TAHIR BEZHANI



      Muharrem Kurti: "Data njëmbëdhjetë", roman, 2015,
      botoi SHB. "Nacional",Tiranë.


     Muharrem Kurti, krijues i mirëfilltë nga Gjakova, autorë  i gjashtë përmbledhjeve me poezi, një me tregime dhe bashkautorë  në "Antologji  e Poetëve të Malësisë së Gjakovës",tani me të drejtë mund të themi se është njëri ndër krijuesit me cilësorë në hapësirat shqiptare,dëshmuar me veprat e tij edhe të përkthyera në  pesë gjuhë të huaja Në fundvitin e kaluar,i pranuar edhe në Antologjinë e Poetëve të botës,dhe i anëtarësuar në IWA.
 

   Romani "Data njëmbëdhjetë", lidhë dy data të historisë sonë kombëtare.
E para fillimi i demonstratave me 1981 dhe e dyta,vdekja e diktatorit  Enver Hoxha,me 1985. E tërë vepra,realisht paraqet periudhën e rrënjës së Jugosllavisë titiste, dhe, vdekjen graduale të një diktature  staliniste në Shqipëri.

 Vepra më e re e zotit Muharrem Kurti,romani "Data njëmbëdhjetë", është një paraqitje solide para lexuesve,një shkrirje idesh e mendimeve  të kahershme,të cilat,duke thithur kohen e kaluar,një  jetë  nën kalvarin e robërisë serbe,përmes protogonistave të veprës, pasqyron mrekullueshëm gjithë jetën e stërmundimshme nën diktaturën komuniste, gjegjësisht të okupimit serb që  përjetoi populli  shqiptarë i Kosovës, posaçërisht aparthejdin nga vitet 80-ta e deri në luftën e fundit. Zoti Kurti, me një mjeshtëri të rrallë,përshkruan gjithë situatën  dhe vuajtjet e popullit nën vrazhdësinë e një diktature të paparë,ku përbindëshat e kohës,të përkëdhelnin ditën e të përpinin natën. Duke ndier gjithë kalvarin e një dhune në kurrizin e tij, autori Muharrem Kurti, ka arritur  të na jep një pasqyrë reale te kohës,shpesh me ankthe, duke vuar në lëvizje përmes protogonistave të veprës, gjithë padrejtësinë historike të klikës së Beogradit dhe argatëve  të tij,ndaj një populli të pafajshëm i cili nuk kërkonte asgjë më shumë se drejtësi e barazi me të tjerët në  Evropë. Duke qenë njohës i mire i situatës,pastaj duke përjetuar personalisht  kalvarin e sajë,autori ngritë në nivelin artistikë  mjeshtërinë e tij prej romansieri  duke veshur protagonistët e veprës me rrolet konkrete, të cilët shprehin më së miri gjithë filozofinë e kohës.

Në fakt,romani "Data njëmbëdhjetë" i zotit Kurti, ndërtohet në tre fusha të jetës,ku njeriu gjatë një periudhe kohore mbjellë në vete gjithë helmin dhe ëmbëlsirën që falë koha. E koha e viteve 80-ta,për shqiptarët ka falur vetëm vuajtje e mjerim për të gjitha moshat,e më së shumti,gjithë barrën e rezistencës, me plot vuajtje e sakrifica,e ka bartur rinia stundetore, e pastaj edhe populli në tërësi.

     Viti njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një, protagonistin Ilir Kodra,e sjell në situatë të paparashikuar,duke ia shkëputur shpresat për një jetë të lumtur,për shkollim të lirë,për  dashurinë lirshëm,për të gëzuar jetën si gjithë rinia e botës . Nga postblloqet policore të shumta, në çdo kryqëzim rruge, e kishte të pamundur të dashuronte  Dijana Goren lirshëm. Pos kësaj, Dijana kishte babin në post të lartë në parti të shtetit dhe duhej të kujdesej se me kënd do kalonte në dashuri. Ilir Kodra kishte biografi të dyshimtë, nga prindërit e tij,ashtu që situata mes tyre,ashpërsohej maksimalisht për këto rrethana: biografia e dyshimtë e Ilirit dhe blloqet policore  të shumta ,ku rinia bastisej, rrahje e maltertohej edhe për një libër të gjetur nga Shqipëria,edhe për një  kasetë me këngë patriotike,ishin shkaqet e një mendimi ndryshe... Të gjetur në një situate të rëndë,të dashuruarit besatohen të arratisen në Shqipëri,për të vazhduar shkollimin dhe jetën normale,duke e konsideruar Shqipërinë mëmë si një kopsht me lule. Këto plane të Ilirit e Dijanes nuk lejon me u realizuar babai i sajë, Soron Gora, dorë e zgjatur e pushtetit,i cili kërcënon të bijën deri në vrasje të dashurit,Ilirit. Ato ditë ishte zhdukur shoku  i  Ilirit,Petriti,të cilin dyshohej se e kishte vrarë Soron Gora. Dyshimi thelloj se së shpejti do të vritej edhe Iliri,ashtu që vendoset arratisja e të dyve,por në çastet e fundit, Dijana pamundësohet nga babai i saj,ndërsa Iliri arratiset i këputur nga mërzia e ndarjes me të dashurën dhe stërmundimet e rrugëtimit gjatë arratisjes së kufirit, të rënda e plot sakrifica, të pa parapara për një djalosh në moshë të re. E gjithë situatë zhvillohet  me shkathtësi e imagjinatë të pëlleshme të autorit Muharrem Kurti, i cili fillim e mbarim te romanit,të mban pezull me zhvillimin e ngjarjes , sikur në veprat  e shkrimtarëve me peshë botërore. Gjatë leximit të këtij romani,të bëhet se je duke shikuar ndonjë film e jo se po lexon një roman në duart e tua!.....

    Pas arratisjes në  Shqipëri,Ilir Kodra,ndeshet me realitetin e atij vendi, vëren me sytë e tij gjithë jetën atje, kontrastet, vëren ideologjinë e instaluar në të gjitha poret e jetës,por nuk mbetët i vetmuar,e ofrojnë shoqe e shokë shkolle në një qytet shqiptarë,atje ku fillon jeta e re,shkollimi e dashuria e re,krejtësisht ndryshe. Dijana për asnjë moment nuk e linte të qetë,nuk dinte asgjë për fatin e saj,e as familjen e vet, ndërsa jeta vazhdonte  me risitë  që ofronte situate e re. Iliri kishte dhënë shumë deklarata para  sigurimsave të shtetit,ia kishin tërhequr vërejtjen për "veshjen borgjeze",të cilën vërejtje Iliri nuk e kishte akceptuar sa e si duhet.....Më vonë e kuptoi se "vetëm ëndrrat mund të nxjerrin jashtë mureve të errtë dhe barbare".

   Nën këso rrethanash, Iliri mbaroj shkollimin universitarë, ndërkaq, pa pritur, një ditë vere, nga plazhi e tërheqin sigurimsat dhe e fusin në një makinë të errësuar dhe  pas një udhëtimi të gjatë, gjithë natën,në mëngjes e vëren veten buzë kufirit me Kosovën, ku dëgjon vetëm këto fjale ne ndarje: "ik shpejte sa s'të kemi vrarë, ndryshe do mbesësh në kufi .....". Pas shume peripecive të  përjetuara, Ilir Kodra, në mesditë gjendet i paraqitur në policinë e qytetit të tij, pa ditur asnjë anëtarë familje, pa takuar rrugës asnjë njeri të njohshëm, e kishin harruar  djaloshin e para dhjet viteve, Ilir Kodren.


Përjetime  rrathëve të ferrit  dantesk

Këtë roman të zotit Kurti e bënë të veçantë, pos temës së trajtuar si askush deri me tani, mjeshtëria e përshkrimit të ngjarjes, kompozicioni  i tërësisë unike, ku  lexuesi, i cilitdo nivel arsimimi, nuk e ka të vështirë  për të kuptuar përmbajtjen e këtij romani. Zaten,mendoj se këtu qëndron edhe përparësia e romanit "Data njëmbëdhjetë" të autorit Muharrem Kurti.

Situatat më dramatike, më të dhimbshme në këtë roman janë momentet dhe vuajtjet psikike e fizike nën torturën e policisë serbe, duke e tërhequr nëpër zyra të sigurimit të shtetit, duke kërkuar përgjegjësinë penale edhe ku nuk e kishte, duke duruar  të pa duruarën. Në një moment i vije radha edhe gjyqtarit të hetimeve, me ç'rast në karrige të gjyqtarit sheh ish të dashurën e tij, Dijana Goren, për të cilën mësoi pastaj se ishte martuar dhe kishte dy vajza me një serb. Ishin këto momente të befasishme,përjetime të rënda, ku në lehtësi i gjejnë krijuesit e mëdhenj. Pra, Ilir Kodra përjeton dënimin prej shtat vite burgim nga ish e dashura e tij, Dijana Gora, e bija e një pushtetari, bashkëshortja e një serbi,dhuratë nga babai i sajë për të ruajtur karrigen në një pushtet e shtet shumë armiqësorë ndaj qytetarëve e kombit të vet.

Muharrem Kurti, me romanin më të ri, "Data njëmbëdhjetë", e bindë lexuesin se ka aftësi krijuese për të shtjelluar tema serioze e me rëndësi  në shumë fusha të jetës. Autori ka guximin dhe dijen e thellë krijuese për të qëndruar si opozitë e fortë edhe ndaj gabimeve kur  vihen themelet e shteteve të reja, ku kërkohet forca e dijës e jo dija e forcës, për të vënë të merituarit në ballë të popullit për ndryshime të mëdha. Edhe këto çështje i trajton në romanin në fjalë sepse, gjyqtare vëren bashkëshorten e një serbi, bijën e një kameleoni, i cili kishte vrarë e torturuar njerëz  në pushtetin e ikur, e shumë dobësi, si analogji në jetën e përditshme në shtetin e ri e demokratik. Këto trajtesa kaq të ngjeshura, me një harmoni narrative fund e krye, e ngritin z.Kurti në një prozatorë të spikatur, një Kongol  tjetër në prozën  e gjatë e të lakmueshme. Lidhur me romanin në fjalë, shkrimtari, kritiku letrarë nga Tirana, zoti Qazim Shehu, edhe redaktor i këtij libri,shkruan qartë: "Romani vendoset mirë në kthimin e vëmendjes drejt letërsisë serioze që di të trajtojë tema  të ndjeshme kombëtare, sociale e ekzistenciale." Ky mendim i zotit Shehu zë vend meritor në përmbajtjen e këtij romani dhe për pikëpamjet  gjithanshme që ka zoti Kurti si në prozë  edhe në poezi.

Romani i zotit Kurti "Data njëmbëdhjetë" ka vite që shkruhet e përshkruhet dhe se në vitin 1994,i ndjeri Hasan Mekuli,njëri ndër kritikët më në zë të letrave shqipe,i shkruan autorit:"zoti Kurti ka një talent premtues në prozë.Romani i tij"Data njëmbëdhjetë",sjell një qasje të re,që herë  herë  është realizëm,diku simbolizëm, me tej realizëm magjik në subjektin e veprës së vet. Bile,romani i tij do duhej botuar dy dekada më vonë për t'u kuptuar mesazhi i madh që transmeton ai". Pas këtij konkludimi të z. Mekuli,çdo  vëmendje e lexuesit është mirë e orientuar në brendësinë e këtij romani.

TAHIR BEZHANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSHTRIMI I SKANDËRBEUTPoezi nga ERNEST KOLIQI (03.09.2015)
NEW YORK TIMES - PASTERNAKU I TRADHTUAR... (03.08.2015)
KËNGA E REXHËSTri poezi me motive popullore nga RRUSTEM GECI (03.07.2015)
7-8 MARSI NË VARGJET E MIANga PËRPARIM HYSI (03.07.2015)
SHËNIME PËR LIBRIN 'ZOGJTË E HIÇKOKUT' TË ROLAND GJOZËSNga AGIM BAÇI (03.07.2015)
ËSHTË DREJTËSIA HYJNORE AJO QË NA JEP NJË MUNDËSI TË REVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment XI dhe i fundit i romanit 'Loja e Mëkatit' (03.07.2015)
I DASHUR NIP, STUDIO DHE KUJTO!Nga UMBERT ECO (03.06.2015)
F L A M U R Ipoezi në kujtim të heroit Adem JashariNga RRUSTEM GECI (03.05.2015)
BIBLIKEKujtim nga 7 Marsi 1972Prozë poetike nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2015)
POEZITË E MIA KUSHTUAR XHEVAHIR SPAHIUTNga PËRPARIM HYSI (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]