VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZI LIRIKE
Cikël nga PËRPARIM HYSI

E Mërkurë, 03.11.2015, 10:07pm (GMT1)


"Flutura"

Se ç'është një "flutur" që më sillet përqark
Dhe sytë e mi, sakaq dhe përpëliten
Nuk e sheh kjo "flutur" që unë jam plak
Dhe nuk kam moshë që tani të "mahitem?!"

Kjo "flutur" më ngjan me një "hajdute"
Që tinëzisht vjen e më rri përbri
A mund që ta mbaj unë,tani, mbi supe
Një "marre" që mund ta bëja në të ri?

Dhe sikur i them dheut: hapu që të futem!
Se "flutura" më fton në "dyluftim"
Bëj sikur nuk shoh a si buf dukem
Ah, se ç'të gjeti, more Përparim?!

Si shkumë më duket... rrëshqet nëpër duar
Kështu e mendoj, tek heq vite nga supe
Dhe,sado që tani jam goxha i moshuar,
E zë "fluturën",se nuk duroj të më kapë prej "hunde"


Them...

Ta harroj..., them: shkoi e vajti
Nuk kam shpresë më ta takoj
Dashuria... ja: kaq mbajti.
Do bëj mirë që ta harroj.

Se me moshë qe më e re
Unë po hyj si dok në ujë
Dhe sado mbushur me "pse?"
Dënoj veten dhe nuk dua bujë.

Shkoi mjaft kohë... thashë:-Shkoi e vajti
Si mes nesh asgjë s'ka patur.
Pa pandyer, erdh mesazhi
Një mesazh... çdo gjë ka zbardhur.

Zë lexoj unë nëpër rreshta
U jap fjalëve të tjerë vlera
Në për ty, mike, është vjersha,
Pse m'u duk që erdh pranvera?!

Ti

Ti duke e zhduke në jetën time si një "xhind"
Dhe më fal vetëtima të shkurtëra lumturie
Sa kohë kalon,aq më shumë më bind
Që mos "çlirohem" nga ty, o peng dashurie.

Flokët e dalldisur i shoh tek tund era
Nga sytë e zesë sikur lëshon vezullime
Sado, kjo që shkruaj, ka ndodhur kahera
Nuk shpëtoj dot, nga ca ngashërime.

Vinë ca ngazëllime prej adoleshenti
Tek shoh që bluza e hapur, tregon gjirin
Epo, ende jam gjallë... ende më kap shendi
Dhe ca më keq e kam me syrin.

Sy syri zë e "kullot" pa kufi
Dhe bredh si një kalë hergjele
E di mirë: më nuk jam i ri.
Po dhe në pleqëri nuk shpëton nga ca "gajle"

E dikurshme

Një femër e bukur me trup lakuriq
Aq më bëri turbull,sa u vushë në kryq
Qe një vajzë çapkëne,plot teka e naze
Aq ajo ma kënde,sa të merrja saze

Ngul sytë i menduar,sikur e "studjoj"
Aq jam mrekulluar,sa, gati, çartoj
E shoh si përndizet nga shikimi im
Çdo gjë açik shihet ( vdis, mor Përparim!!!)

Zemra bëhet flutur; s'di nga fluturon
Ah, sa është e bukur! Zemër, si duron?
Feks bota për rreth, mu në këmbët e saj
O çast më "rrënqeth" dhe s'e kam kollaj

Në jam pak poet dhe në shkruaj ca vjersha
Nuk e kam të lehtë, ndaj dhe nuk heshta
Se vajza e bukur që dikur njoha
Nodh që më bën turbull dhe më fillon "oha"

Tiranë, 10 mars 2015

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.