VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARTI POETIKPoezi nga JORGE LUIS BORGESShqipëruar nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 06:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ARTI POETIK
Poezi nga JORGE LUIS BORGES
Shqipëruar nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.18.2015, 11:07am (GMT+1)




Të vëzhgosh lumin prej kohe dhe uji
Të kujtosh se koha është një tjetër lum.
Për të ditur se ne humbim si lum
Dhe fytyrat tona zhduken si uji.

Të ndjesh se zgjimi është një tjetër ëndërr
Se ëndrra e paëndërr është vetë vdekja
Se mishi jonë i friguar është vdekja
E çdo nate, që ne e quajmë një ëndërr.

Të shikosh në çdo ditë dhe vit një simbol
Të ditëve të njeriut dhe viteve,
Dhe të konvertosh zemërimin e viteve
Në muzikë, në zë dhe një simbol.

Të shikosh tek vdekja ëndrrën, tek perëndimi
I artë trishtimin - e tillë është poezia
E varfër dhe e pavdekshme është. Poezia,
Që kthehet herë si lindje e herë si perëndimi.

Ndonjëherë muzgu ka një fytyrë
Që na sheh nga thellësia e një pasqyre.
Arti duhet të jetë kjo lloj pasqyre,
Që ne na e zbulon fytyrën.

Ata thonë se Uliksi, lodhur nga mrekullitë,
Qau me dashuri kur iu shfaq Itaka,
E përvuajtur dhe e gjelbër. Arti është Itaka,
Një përjetësi e gjelbër, jo mrekullitë.

Ai është gjithashtu si lumi pafund,
që rrjedh e rri dhe është pasqyrë e njëjtë
e Heraklitit* të ndryshueshëm, i cili është i njëjtë
dhe prapë ngjan një tjetër, si lumi pafund.

*Jorge Luis Borges përmend në strofën e fundit Heraklitin i cili ka thënë se është e pamundur të lahesh në të njëjtin lumë, sepse pas herës të parë, si lumi ashtu edhe njeriu nuk janë më të njëjtët. Borgesi thotë të kundërtën se edhe nëse bëhemi ndryshe jemi të njëjtë (Shënimi nga shqipëruesja)

Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AJO NUK ERDHI SONTEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.15.2015)
FAN NOLI - FIGURA FAUSTIANE E POPULLIT SHQIPTARNga SKËNDER LUARASI (03.15.2015)
BISEDË ME LIRINËCikël poetik nga RRUSTEM GECI (03.14.2015)
NJË PËRMENDORE PËR MIKUN E MADH D’ESTOURNELLES DE CONSTANT(fjalë përcjellëse per librin UNË I KAM SHUMË BORXH SHQIPËRISË)Nga REXHEP SHAHU (03.14.2015)
E KUJTOJ ME MALL E PIKËLLIM QERIM UJKANINNga FARUK TASHOLLI (03.13.2015)
QERIM UJKANIT TË LETËRSISË I RREH ZEMRA NË NOKSHIQ TË PLAVËSNga RAMIZ LUSHAJ (03.13.2015)
HOMAZH PËR QERIM UJKANIN(Pas lajmit të ndarjes nga jeta të QERIM UJKANIT 1937-2015)Nga PREND BUZHALA (03.13.2015)
DJEGIA E FANTAZMËSParathënia e librit të Vaso Çubrilloviqit 'Shpërngulja e shqiptarëve'Nga IZET DURAKU (03.12.2015)
KRAH I THYER ZOGU Cikël poetik nga SHQIPONJA AXHAMIMe një hyrje nga poeti REXHEP SHAHU (03.12.2015)
POEZI LIRIKECikël nga PËRPARIM HYSI (03.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]