VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË JURISTE QË RELAKSOHET DUKE SHKRUAR POEZILibri " Pak më shumë..." i Albina Shehetila- SinajEsé nga PËRPARIM HYSI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NJË JURISTE QË RELAKSOHET DUKE SHKRUAR POEZI
Libri " Pak më shumë..." i Albina Shehetila- Sinaj
Esé nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 03.21.2015, 09:58am (GMT+1)


Albina Shehetila-Sinaj është juriste. Ka gati 15-vjet që e bën këtë punë sa në Albtelecom ,aq dhe në Eagle Mobile. Por,sado që opreon me nene e ligje; me kontrata (të lidhura apo të zgjidhura), ajo është skrupuloze pas librit artistik. Nuk është vetëm një lexuese, por e ka hobi dhe poezinë. Poezia e Albinës vjen si fryt i një përshtypjeje, i një ngjarjeje apo dhe i një mbrese. Albina nuk bën gjë tjetër, por sikur e hedh në letër, ashtu si një piktor që e hedh në telajo apo një fotograf bën "blic" me aparat.

Poezia e Alibinës është e shkruar me vargje të lira, por, nëpër vargje, ka muzikalitet e ritëm.

Parë, me një sy kritik, poezia e Albinës nuk është si një "pastë e thatë" që mezi e sos, por është e lëngshme dhe të lë një shije të pëlqyeshme.

Një karakteristikë tjetër e poezisë së saj, është që nuk stërgjatet dhe ta bëjë lexuesin të lodhshëm apo që ta mërzisë atë.

Kur shkruaj për poezinë e Albinës, më vjen ndërmend liriku i madh rus, Sergej Esenin, që, kur flet për poezinë, lë porosinë e tij të çmuar: "Një poezi lirike nuk duhet të jetë e gjatë,se ç'ke për të thënë, e thuaj mirë me disa strofa: mundësisht, tri-katër...". Unë nuk e di, në e ka njohur këtë porosi, poetja, po tek shoh vëlllimin e saj, bindem se sikur është në sinkron me Poetin e madh rus.
* * *
Kur them që Albina Shehetila-Sinaj e ka hobi dhe sikur relaksohet duke shkruar poezi, kjo nuk është përshtypja ime, por një realitet që e ndesh në kontakt me librin e saj. Të relaksohesh duke shkruar, do të thotë që t'i japësh mundësi vetes për t'u çlodhur. Kjo lloj "çlodhjeje", është një çlodhje e bukur dhe në gjuhën e psikologjisë (të paktën në gjuhën e psikologjisë të viteve '50-të të shekullit që iku), quhet çlodhje aktive. Një çlodhje tillë është e kshillueshme si një "aperativ" apo si një gjimnastikë e mendjes.
* * *
Edhe kur e lexon poezinë e saj, ndjen një relaks apo një çlodhje që të pëlqen. Se jo vetëm është e drejtpërdrejtë, por, sado që shkruan me vargje të lira, nuk e kthen poezinë si diçka iracionale a ca më shumë si një teoremë gjeometrike që ti si lexues, të lëshoshë deri djersë të ftohta për të zbërthyer mesazhin që mbart poezia. Pra, autorja, nuk ka atë tendencën e ca poetëve që mesazhet, gati i fshehin, a i "mbyllin me dryn" dhe, sakaq "çelësat" për t'i hapur këta "dryna", në mund të shprehem kështu, i mbajnë për vete. Jo. Kjo nuk ndodh, për fat të mirë, me poezinë e Albinës.

Poezia e saj është e thjeshtë dhe mesazhi që mbart poezia është i kapshëm.
Si me të gjithë autorët që shkruajnë poezi, edhe me këtë autore të re në fushën e letërsisë, jo të gjitha poezitë kanë të njëjtën vlerë. Ka, syresh, që, po të shiheshin me syrin e një profesionisti të vërtetë, edhe mund të mos zinin vend në libër, por në dy të tretat e vëllimit, poezitë jo vetëm janë cilësore, por ka prej tyre që ke qejf që t'i mësosh përmendësh. T'i mësosh dhe t'i thuash në mjedise ku ia vlen të dëgjohesh.
Kur them kështu, nuk flas me apriori dhe aq.

Në do bëja një rreshtim cilësor të poezive të saj, pa dyshim që në vend të parë, do vija poezinë " E shtrenjta gjyshe". Kjo është majaja e gjithë librit. Me sa thjeshtësi dhe me sa dashuri i këndon poetja gjyshes. Unë, para se ta sjellë për lexuesin, dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia për gjyshen merr vlera të epërme, kur shoqëria shqiptare, ka pësuar një "ftohje" që do të thosha është "polare". Këtë ftohje brezash, e ndjen, siodomos, mosha e tretë. Kurse poezia e Albinës për gjyshen ka ngrohtësinë, thjeshtësinë dhe dashurinë ( a nuk është dashuria që mungon?!) e mbesës për gjyshen në të njëjtën densitet reciprociteti. Për t'u bërë më i drejtpërdrejtë me lexuesin, ju lutem lexojini këto vargje:
" E shtrenjta ime,
Të shoh ashtu të thinjur
Bukuri e ardhur në fund të rrugëtimit të jetës
Ku një copë udhë e bëmë bashkë.
E dashur ime, e shtrenjta ime
Dashuri që nuk do të gjej më,
Që rrënjosje qetësi në shpirtin tim,
Në kafen e mëngjesit,
Në petët e byrekut,
Në gurabiet e ëmbla,
Në shikimin e dashur,
Në ballin që nuk u vrenjt kurrë.
E shtrenjta ime,
Streha e fëmijërisë
E kujtimeve të arta
Vulosur përjetësisht me dashuri.

* * *
Unë jam gjysh vet dhe, tek lexoj këtë poezi, mbushem me mornica. Sa vlera kumton kjo poete me këto vargje. Me këto vargje ajo e ka plazmuar dashurinë reciproke dhe poezia i ngjan asaj rrymës së ngrohtë të Golfstrimit që "zbutë" të ftohttit "polar" të brezave. Poezia është si një apel i bukur për gjithë moshat në raport me moshën e tretë.
Poezia e Albinës është mikste. Temat janë sa jetësore, aq dhe të larmishme. parë me këtë sy, edhe i rriten vlerat këtij libri të parë të poetes. Ka shumë poezi ku mund të ndalesh. Ajo duke shkruar poezi, shpreh dhe mendimin si qytetare e këtij vendi. Në trajtimin e temave të ndryshme, gjen neverinë e saj për diktatorin apo për Njëshin që çdo gjë e lidh me fjalën "unë". Në poezi të tjera, apelon për ditën apo për mëgjesin e bardhë dhe duke bërë thirrje që "...të ikë nata vëngaroshe e pisanjose... dhe të vijë mëngjesi që ndrin". Po ke si mbresohesh tek poezia " Je dashuri". Poetja, pa u zgjatur, këndon:"... të dua, se je jeta/je zjarri, je deti/ je ajëri/ je qielli/ je dashuri.
Më shumë nuk ke seç thuaj.
* * *
Me superlativa i këndon qytetit ku ka lindur, Vlorës: "... qyteti im,është më i miri në botë/ me rrugët, diellin, qiellin/ me njerëzit e mirë e të fortë/ dhe me detin me lot brenda detit/. Nuk ka se si materializohet artistikisht një dashuri e tillë.

Dhe, si të gjithë poetët, poetja Albina Shehetila- Sinaj nuk ka se si mos ndalet tek dashuria e saj. Në vëllim ka disa vjersha për dashurinë, por unë po ndalem tek poezia " I dashur, mos ki frikë". Nuk do ta sjellë poezinë të tërë, por vetëm idenë e saj: Albina është nënë e dy fëmijëve, por për të dashurin, në vija të trasha, i thotë: "... se ti e di: për tënden dashuri, nuk më hyn në sy as një det me pasuri/ asgjë nuk më hyn në sy pa ty/.
Ky është vetëm një vështrim kalimthi im për këtë poete të re. Sinjifikativ , në këtë vëllim është vet titulli. "Pak më shumë". Pak më shumë, ndoshta do të them në një vëllim tjetër, që ajo, me siguri, është duke e bërë gati. Se e ka hobi poezinë, që, siç vërej,e ka cilësore. Me të tjera, Albina!

Tiranë, 20 mars 2015

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRIPTIK POETIK PËR SHKODRËNSonete nga ERNEST KOLIQI (03.20.2015)
LUFTA PËR TË MBETUR NJERIKujtime burgu nga PJETËR ARBNORI (03.19.2015)
CIKËL ME POEZI PËR 'DITËN E POEZISË'Nga PËRPARIM HYSI (03.19.2015)
MARSHI I BARABBAJTPoezi nga FAN NOLI (03.19.2015)
ARTI POETIKPoezi nga JORGE LUIS BORGESShqipëruar nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.18.2015)
AJO NUK ERDHI SONTEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.15.2015)
FAN NOLI - FIGURA FAUSTIANE E POPULLIT SHQIPTARNga SKËNDER LUARASI (03.15.2015)
BISEDË ME LIRINËCikël poetik nga RRUSTEM GECI (03.14.2015)
NJË PËRMENDORE PËR MIKUN E MADH D’ESTOURNELLES DE CONSTANT(fjalë përcjellëse per librin UNË I KAM SHUMË BORXH SHQIPËRISË)Nga REXHEP SHAHU (03.14.2015)
E KUJTOJ ME MALL E PIKËLLIM QERIM UJKANINNga FARUK TASHOLLI (03.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]