VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR ÇERDHJA E SHQIPEVET
Nga Dom PREK NDREVASHAJ

E Djelë, 04.05.2015, 03:24pm (GMT1)


Kur çerdhja e Shqipevet u mbush me gjak
 e zogjt e tyne i plandosi mizori
n'mjerim, edhe vetë dielli atëbotë u pak!
 

 Shqipet tona ateherë flutruene,
male e dete ato kaluene,
Fé dhe Flamur ktu na i prune.
 

Llagemat kanë qellue Faltoret tona.
Janë permbyzë gjoksa, tempuj te Perendisë.
Ra muzgu. N' Kodër Shéjt mejti kumbona.
 

Shqipet tona atëherë flutruene,
male e dete ato kaluene,
Fé dhe Flamur  ktu na i prune.


Kiza e pergjakun iau kalon te tanavet...
mbi Flamur tonë... e mbi çdo krye njeriut
që kemin nuk dishron t' ua truej tiranavet.
 

Shqipet tona atëherë flutruene,
male e dete ato kaluene,
Fé dhe Flamur ktu na i prune.
 

Çmendje ma të madhe se me u kapë me Zotin
s'ka. Dyerët e shpirtit ti mbyllën tiranat,
o popull! S' gjindet kush me ta shi lotin.
 

Shqipet tona fluturojnë,
male e dete ato kalojnë
fé dhe Flamir na i kallxojnë.
 

Të ndritun janë Burrat nëpër kambësi t'hueja
që shkruen per Shqipe plot nderime e lavde.
Sot Bota bindet per shembtime tueja!
 

Shqipet tona por flutrojnë,
male e dete ato kalojnë,
Fé dhe Flamur na i kalloxjnë.
 

Tuhatëshem si trincakët nga rribët e motit,
o Bijt e Shqipevet, kerkoni botën.
Ruenje Flamurin e Dashtninë e Zotit!
 

Shqipet tona do t'flutrojnë,
male e dete do të kalojnë,
Fé dhe Flamur do t'naltojnë.



Nga Buletini Katolik Shqiptar Vol X 1989
Dom PREK NDREVASHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.