VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NGADHNJIJA E KRYQIT Nga At GJERGJ FISHTA E Djelë, 04.05.2015, 03:29pm (GMT1) Nji ditë nder dit atje n'qytet t'amshuem, Kur enè ky ligjë t'randë mbarë dheut i vÄ™te, Nji Galileas, peshkatár i shuem, Atje po zÄ™te. As n'kambë koturn, as togë mbi shtat nuk kishte, As shpatë mizore nuk i varej ijes; Por veç nji Kryq visari i tij t'tânë ishte, T' tânë shÄ™j' i madhnijes. Me atë Kryq në dorë atje m'atë ditë ai duli E n'sÅ· t'Cezarit, t' Rromës e t'rruzullimit Në Vatikan ai Krygjen shÄ™jte e nguli ShÄ™j'n e Shelbimit. Ehu ! kush kisht' thânë atë herë se n't'endun t'motit Cezari e Rroma e rruzullimi unjà Do t'i a perkulshin gjű'n korÃs s'Golgotit Me pervujtni ? Kush kishte thânun se nji bimë zabelit N'vedi do t'kishte njaq fuqà grumbllue, Sá shekllit t' rrÄ™jshem fill e prej themelit Faqe me i ndrrue?... Po, rán n'dritë t'Kryqit idhujt e u rroposen, Augurt u zhduken, tempujt edhe u rrxuen: Dodona, Delfi, fallet edhe u sosen Krejt u harruen. T' randat veriga u kputen t'robënÃs, Tirajt fashiten, doket edhe u dliren; Habitun fiset t'tâna t'rrokullÃs, Kah Kryqi u priren. E n'rreze t'Kryqit, m't' cillen vetë Dashtnija N'mjet tokës e qiellit pezull ndÄ™j per né, Ata me njohtun xűn se ç'âsht vllaznija Permbi ketë dhé. Shűjten e dhunshme shkrehi Kanibali, Robin bujari e thirri vllá n'sy t'Lumit, E, zÄ™merdhimbshem, me dorë dhânse ndali Lott e t'mjeruemit. S'i dau mâ popujt gjuha, e tregu, a fisi, As s'i dán lume, as male te madhnueshme, Por u njisuen per Kryq, si degë t'njaj lisi, Me Fé t'hyjnueshme. Nen ligjë t'dashtnÃs filloi me gzue atë herë niri Njatë kohë lirijet prej kahmot t'premtueme, T'cillen me e dhânun sheklli nuk ka hiri Veç Krygjes s'lume. T'falem, o Krygjë, shpresa e rruzullimit, Qi kohen arit, prej Profetësh permendun E kndue nder kanga, vetem ti njerzimit Nise m'i a endun. T' vertetë lirÃn, po, nierit ti i a prűne, Popuj e fise me dashtnà vllaznove, T'padijes terrin n'shekull ti perzűne: Dhén qytetnove. E ků janë rritë veç hijes s'ate burrat, Qi do t'permenden per sá t'rrjedhe jeta, Të cillt kerkuen e gjeten t'dijes gurrat T'kjarta e t'verteta? N'per rreze t'ua Toma, po, e Augustini Fleten e mendes rrahen nalt kah qiella, E punët, qi njeh n'ParrÄ›z veç Kerubini, Na i zbluene t'kthiella. Mjeshtrit i a mbajte doren nder punë t'mbara, E bukurà Ti para sysh na qite, Popull a fis qi kurr n'ketë jetë perpara Njohtun si ki'te. Ti t'shkretë mundqarit i a bekove punen, E lot mbi dhé nuk lae me rá pa hiri; Travajët e thyeshme pse shÄ™jtnove e dhunen, Qi pson i miri. Po, sod këndon robnesha nder travajë, Kahdo qi âsht shtrî mbretnija e jote e lume, Ke e din ajo se edhe per fmij të sajë E ka "˜i jetë t'gzume. O Krygjë, o gurrë, kah rrjedhë per né gjith mshrira. Deh! Shtrij krahët t'ú kahdo rreh dielli e hâna, E fise e popuj, sa permbledhë hapsira, Pershîj të tâna. Pse veç atje, kű kapë mbretnija e jote, LirÃn e pagjen gzon n'ket jetë njerzimi, Sundon dashtnija, shpresa s'âsht e kote: Gjindet shelbimi. AT GJERGJ FISHTA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |