X H E L A T Ë T Poemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në Tivar Nga RRUSTEM GECI
E Martë, 04.07.2015, 03:53pm (GMT+1)
Ai muaj ishte mars, ishte prill ai vit ishte 1945, dhe ajo luftë Kosovën e nxorri të humbur me 35 mijë djem të pushkatuar
Për atë kasaphane në Tivar Kosova pyet, pyesin familjarët pse djemtë tanë na u masakruan dhe plisin në Tivar na e shkelën
A ka faj Tivari, apo prejardhja për vrasjen e 2785 djemëve tanë edhe dhimbjes m´ i dalin lot, e gojës m´i merret fjala dhe qanë
Pjetri; xhelatit i tregova shenjën e Krishtit; por xhelati s´e njihte atë, dhe mua më therri si berre mik, të tëra zorrët i kam në duar!..
2 --------------------------------------------- Të pushkatuarit shqiptar në Tivar Të pushkatuar nga xhelatët serbë pyesnin, përse ne duhet të vritemi përse kjo pusi e serbëve në Tivar
Kosovë o zemër, mos më mallko dëgjoja zërin e plagosur të Avdiut Se duar e këmbë i kam të lidhura Fytyrën me thika ma kanë prerë
Krimi në Tivar mbetet gjenocid vrasja rekrutëve i duhej Serbisë Kosovën ta çarmatoste nga forca e gjallë, edhe një Mollë të kuqe ta vriste
Krimi në Tivar ishte i menduar ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik vazhdoi në Likë, Nish, e Beograd deri më 17 shkurt të vitit 2008
3 -------------------------------------------------- A kishte faj udhëheqja Kosovës për masakrën në Tivar, them po mobilizimin e regrutëve shqiptar Shtabi i Kosovës e kishte bërë
Ç´po ndodhë vallë me Kosovën qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë Kosova na mbeti fare pa djemë pa burra për ta mbrojtur vendin
Tivari ishte një varr i projektuar se varre të reja hapeshin çdo ditë për ta gjunjëzuar Kosovën, që Kosova të mbetej nën Serbi
Regrutët tanë i vrau ushtria serbe Me një vendim të Jugosllavëve Ata u pushkatuan nga xhelatët që Kosova të mos vetëmbrohej
4 ----------------------------------------------- Krimi në Tivar mbetet i gjallë sado që atë e varrosën thellë në Tivar nuk ka një gur varri për 2785 regrutë të pushkatuar
Nga Kosova e deri në Tivar rruga ishte më e keq se në varr në atë udhë të mundimshme shumë nga tanët vdiqën rrugës
Mes plagëve dhe bajonetave pashë në ëndërr vajzën time kjo masakër duhet të kujtohet për të gjithë brezat e Kosovës
Nuk njerizohen serbët xhelat Garashaninët, dhe Rankoviqët ata vranë gjithandej Toplicën rekrutët të lidhur na i therrën
5 ---------------------------------------------------- Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin që gjaku i tyre të mos thaj Kosovë, mblidhi pikat e gjakun tënd Mblidhe se është gjak i të rënëve
Për atë krim të Serbisë në Tivar Kosova e Tirana duhet të ulurasin në të gjitha kancelaritë e Evropës Për t´ i bëhet një gjyq Serbisë
Serbia me pamje të njeriut herët a vonë do të përgjigjet për krimet mbi popullin tonë për gjenocidin e padënuar serbë
Pushtimi i Kosovës nga sllavokomunistët Bëri që të ndodhë Tivari serbët vranë 35 mijë shqiptar të Kosovës, për të aneksuar Kosovën!..
6 ----------------------------------------------- Prejardhja shqiptare e Kosovës Ishin shkallët e pushkatimit fliste në zjarrmi Alimaloku pak çaste përpara se të vdiste
Ne s´kemi vrarë, as vjedhur s´kemi i thoshte Preni plagës së tij ne po vdesim krejt të pavarrosur dhe pa një ceremoni varrimi
Tivari ishte vetëm një varr varre të reja hapeshin çdo ditë që Serbia të dërgojë kolonët mbi hipoteka të shqiptarëve
Ah, sikur të isha pa pranga dhe duart t´i kisha pak të lira do të luftoja edhe me thikat, e të vdisja, me gishtin në këmbëz
7 ------------------------------------------------ Kosovë, heshtja s´ paska duar ngrite zërin për të rënët në Tivar Thërrasin nënat dhe baballarët Kosova, dhe të ardhshmit e saj
Kosovë, mblidhe gjakun tënd Se njëgjakësh jemi shqiptarët Këtu një kufomë, aty një tjetër,.. Djem të Kosovës të pushkatuar
Gjenocidi i organizuar i Serbisë nuk ishte kontroll dokumenti po ekzekutim i atypëratyshëm ndëshkim, ndjekje,dhe pushkatim
Qëllimi i pushkatimit në Tivar kujtoj se ishte prejardhja jonë ndarja e Kosovës nga Shqipëria dhe pushtimi i tokave shqiptare
8 --------------------------------------------------- Shumë nga regrutët tanë të therrur zorrët e tyre i mbanin nëpër duar ata fluturonin nëpër qiejt e tyre por fjalë nuk nxjerrnin nga goja
Në atë pusi vrastare për Kosovën Na u mor Tivari, na u mor Ulqini të pushkatuarit në Tivar, ishin gjak I shtetit të ardhshëm të Kosovës
Mbi lirinë e shkelur të Kosovës Serbia vrau me plumb e bajonetë me mija qemë gjysmë të vdekur dhe me mija qemë të pavarrosur
Pushtimi serb shumë na ka vrarë xhelatët serbë edhe tani vrasin ata po shtien në të gjitha anët edhe pas një shekulli krimesh
9 ------------------------------------------------ Për pushkatimet në Tivar dhe aneksimin e Kosovës, nga ushtria serbo-sllave e Titos shkrimet e mirëfillta mungojnë
Në atë kasaphanë çnjerëzore prilli i detit e mban mend ai do të flasë në çdo kohë për serbët me pamje të xhelatit
Gjenocidi i padënuar serb në Kosovë vazhdon me mendësinë e vjetër se krimin mund të varrosësh Gropave të fshehta të kohës
Krimi në Tivar mbetet i gjallë sado që atë e varrosën thellë në Tivar nuk ka një gur varri për 2785 rekrutë të pushkatuar
10 -------------------------------------------------- Ky homazh prushi dhe zemërimi për Kosovën e vitit 1945, për regrutët e pushkatuar në Tivar nga ushtria dhe fallangat serbe do ta quaja plagën më të patharë për të gjithë brezat e popullit tonë Ky homazh për 2785 regrutët tanë na bën që liria të jetë e pakënaqur na bën që Kosova të jetë në luftë edhe për Tivarin, edhe për Manastirin Prandaj, ky homazh për regrutët të vrarë të lidhur dhe nën pranga edhe fjalën e bëjnë të qaj e t´uluras por, kini durim; ata do të zgjohen posa t´ i mbushin njëqind vjet ata do të ngrihen e do të flasin, se ishin gjak i shtetësisë së Kosovës gjak i njësimit dhe i përbashkimit!..
Dortmund, 2015
RRUSTEM GECI
|