VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UMBERTO ECO DHE VARREZA E PRAGËS
Një rrëfim i mahnitshëm i shkrimtarit me famë botërore
Nga REBECCA NEWBERGER GOLDSTEIN

E Martë, 04.07.2015, 04:07pm (GMT1)



Kur po mësoja për mekanikën kuantike në fillim, shumë shpejt ndihesha e detyruar që të ankohesha në emër të arsyes. Mësuesi im i fizikës më shikonte me sytë e tij plot shkëlqim dhe më thoshte: "˜E vërteta është më e çuditshme se fantazia'. Ai kishte të drejtë, dhe jo vetëm për sjelljen e grimcave elementare.

E vërteta është më e çuditshme se fantazia

Libri më i ri i Umberto Eco-s, "˜The Prague Cemetery', është i koreografuar nga një e vërtetë që në vetvete është aq e çuditshme sa një romancier nuk duhet të zgjerohet shumë në të për të krijuar një tregim të mahnitshëm. Eco në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur shpjegon që të gjitha personazhet e tij kryesore, përveç njërit, janë figura historike, por një lexues i pavetëdijshëm se sa afër së vërtetës qëndron Eco, mund të jetë i gatshëm t'i japë Eco-s më shumë pikë për inovacion, se që meriton. Kjo nuk do të thotë që Eco nuk meriton pikë për inovacion, as që një roman s'mund të ketë sukses në një tjetër mënyrë. Thjesht, do të thotë që nganjëherë e vërteta është më e çuditshme se fantazia. E vërteta që drejton ngjarjen në "˜The Prague Cemetery' ka të bëjë me një roman të famshëm të krijuar në fund të shekullit të 19-të, i cili është vjedhur nga një tjetër roman i fantazuar, duke përfshirë edhe veprat nga romancierët francezë, si Eugene Sue dhe Alexandre Dumas. Përkundër fillimeve kaq të pandershme, ky roman i famshëm vazhdoi të pranonte lejen e botimit të një vërtet aq të galvanizuar sa ai luajti rol në disa nga ngjarjet më të mëdha të njëqind viteve të fundit. Fantazia dhe e vërteta bashkohen dhe ndërhyjnë te njëra- tjetra me një braktisje kreative që të kujton pornografinë e inspiruar. Ajo që kemi këtu është një lloj situate të një libri tashmë të gatshëm për një romancier të fascinuar në mënyrë borgjeze me depërtueshmërinë perverse të realitetit nga gjërat e pavërteta. Ajo që kemi këtu, me fjalë të tjera, është ai libër i famshëm, fantazi, që njihet si "˜The Protocols of the Elders of Zion".

Argëtimi i  mysafirëve duke lexuar "˜protokolle'

Protokollet janë një falsifikim i përfaqësuar si minuta të vërteta të një takimi real mes liderëve hebrenj që po konspironin për dominim botëror, të motivuar nga një vullnet jo i natyrshëm për fuqi dhe një urrejtje e pazbatueshme për paganët. Ata janë në mënyrë të rrezikshme të pavendosur në specifikat- të rrezikshme, sepse paqartësia lejon një rang të madh të ngjarjeve që të "˜shpjegohen', por përgjithësisht tendencat si sekularizmi, internacionalizmi, komunizmi, e drejta ndërkombëtare e votës dhe edukimi universal, prezantohen si mjete të ëndërruara nga hebrenjtë ndërkombëtar për t'i shkatërruar moralin, politikën dhe financat e "˜paganëve' në botë dhe për t'i vendosur nën kthetrat semitike. Këto "˜protokolle' në formën e tyre finale ishin publikuar në Rusi në një kohë kur Nikolai  II i kishte duart plot me disidentët e ndryshëm dhe propagandimi i falsifikimit mendohej që t'i diskreditonte të gjithë reformuesit. Por, "˜protokollet' kanë pasur një jetë aktive shumë përtej Rusisë perandorake. Henry Ford i fragmentoi ata në gazetën e tij "˜Dearborn Independent' dhe ka printuar 500,000 kopje mes viteve 1920 dhe 1922. Adolf Hitler-i sigurisht i dha fantazisë një kritikë tërbuese, por njëjtë kishte bërë edhe Kaiser Wilhelm II, i cili i kishte argëtuar mysafirët e tij të darkës me lexime nga këto "˜protokolle'. Dhe sigurisht, "˜protokollet' vazhdojnë të shiten si prozë e bazuar në fakte në shumë shtete arabe, e jo si fantazi. Historia e protokolleve është parë si e çuditshme edhe më shumë nga historia labirintine e plagjiarizmit dhe mashtrimeve nëpër të cilat kaluan gjatë krijimit të tyre dhe kjo është historia e mahnitshme në të cilën bazohet Eco për krijimin e romanit të tij të fantazuar. Një nga burimet e vjedhura është një pamflet politik francez i vitit 1864, i cili e satirizon Napoleon-in  II me titullin, "Dialog në Ferr mes Makiavelit dhe Montesquieu".

Plagjiatura nga romani i Sue-s

Autori Maurice Joly, i cili kaloi 15 muaj në burg për përpjekjet e tij, e sulmon legjitimitetin e perandorit duke shfaqur komplotistët në ferr duke e nënvlerësuar nj regjim të drejtë. Vetëm dy të pestat e "˜protokolleve' përsëritin fjalët e Joly-t, aq sa ka shumë pak dyshim për huazimin. Joly, në anën tjetër ka bërë plagjiaturë në një roman të famshëm nga Eugene Sue, "The Mysteries of a People" ("Misteret e një populli"), që i prezantonte intrigantët si jezuitë. Këto burime janë marrë nga një bestseller i fundit të shekullit të 18-të, "Memoirs Illustrating the History of Jacobinism", nga kleriku francez Augustin Barruel, i cili akuzoi që prapa Revolucionit Francez ndodhej një konspiracion i masonëve të lirë. Imperialistet napoleonik, jezuitët, dhe masonët e lirë: cilët prej tyre janë hebrenjtë e ligë? Ishte Barruel ai që së pari i prezantoi ata në këtë përzierje, pak vite pas librit të tij anti-masonik, kur ai e pranoi një letër nga një ushtarë i pensionuar i quajtur J.B. Simonini, që paralajmëronte për një sekt hebre që ishte fuqia më e tmerrshme dhe më e madhe demonike në botë. Kjo lustër e parezistueshme semitike në teorinë e konspiracionit prapa të gjitha trendëve socialë të urryer është zgjeruar, mes të tjerëve, edhe nga një romancier i quajtur Hermann Goedsche, i cili ishte edhe një provokator, agjent prusian, që specializonte në falsifikimin e dokumenteve për inkriminimin e liderëve demokratik. Goedsche në romanin e tij të vitit 1868, "Biarritz" kishte një kapitull që quhej "Në Varrezën Hebreje të Pragës", që i shkëputur nga romani ,ka qarkulluar gjerësisht sidomos pas përkthimit të tij në rusisht që kur u bë edhe një burim për "Protokollet". (Shefi i shërbimit sekret rus ndihmoi në avancimin e mashtrimit.) Është kjo rrëmujë e fantazisë, mashtrimit dhe plagjiarizmit që dramatizohet në "The Prague Cemetery" ("Varreza e Pragës").

Takime klandestine ku njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin

Të gjithë lojtarët në këtë farsë vdekjeprurëse historike portretizohen duke ndërvepruar me protagonistin e imagjinuar të romanit, Simone Simoinini, një falsifikues profesional, i cili është nipi i shkruesit origjinal të letrës. Simoinini, është si një Forrest Gump i së ligës, gjithmonë i pranishëm ku është aksioni. Ose, për ta ndryshuar metaforën, ai është një bletë konspiracionale me polenizim të kryqëzuar, që shpërndan çdo gënjeshtër që mund të shes për para të thata. Simoinini, megjithëse është cinik, nuk është i zbrazur nga të gjitha ndjenjat: ai urren vërtetë hebrenjtë. Historitë kërcënuese të kohës së gjumit që ia tregon gjyshi i tij, kanë brenda tyre një personazh negativ hebre, Mordechai, i cili, si thotë personazhi:  "˜më tërheq zvarrë drejt strofkës së tij të ferrit për të më ushqyer me bukë të paardhur të krijuar me gjakun e martirëve të mitur". Edhe një tjetër fantazi informuese. Një sasi e madhe e aksionit të "Varrezës së Pragës" përbëhet nga takime klandestine ku njerëzit gënjejnë dhe shantazhojnë njëri-tjetrin, krijojnë marrëveshje të krijuara me deklarata kundër një grupi të urryer, zakonisht hebrenjve. Një lexues që nuk i ka të njohura faktet historike të fshehura prapa, mund të fillojë të vuajë nën mërzinë e komploteve dhe akuzave, megjithëse Eco është munduar ta largojë monotoninë duke e imponuar një ngjarje që e shqetëson protagonistin e tij. Simoinini vuan nga një personalitet i dyfishtë dhe është duke e shkruar historinë e jetës së tij me këshillën e një doktori të caktuar të cilin ai e takoi rastësisht në një kafene parisiene. Ai mendon që burri, që mund të jetë gjerman ose austriak, quhet Froid. Kam shpresuar që me përfshirjen e tij Eco po mundohej të intimizonte deklaratën nabokoviane që psikanaliza është gjithashtu specie e mashtrimit, por nuk e pata atë fat. Në të vërtetë Simoinini duket mjaftë i pakënaqshëm krahasuar me ngjarjen fantastike që i është dhënë Eco-s nga faktet e historisë. Megjithatë, nëse krijimi i Simone Simoinini-t mendohet të sugjerojë që prapa një historie jo shumë të besueshme gjendet një shpirt i krijuar në mënyrë të barabartë edhe nga cinizmi vetë-shërbyes, edhe nga ligësia joracionale, kush jemi ne që ta kundërshtojmë? Dhe edhe nëse pjesët më të mira të "˜The Prague Cemetery', janë ato të cilat ai nuk i ka zbuluar, Eco aplaudohet për gjallërimin e kësaj të vërtete më të çuditshme se fantazia. (KOSOVA SOT)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.