VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
OKTAVAT E HIMNIT Dhjetë ( 10 ) poezi nga krijimtaria e RRUSTEM GECIT E Mërkurë, 04.08.2015, 08:58am (GMT1) OKTAVAT E HIMNIT Shqipëri e të gjithë shqiptarëve Shqipëri e më të dashuruarve në shtëpi të gjithë kemi trazira përleshje kohësh dhe dallgësh Shqipëri e të gjitha trojeve tona Shqipëri me Shkup e Manastir merre fatin vetë në duart tua bjeri këngës me të tëra oktavat Shqipëri e fushave dhe alpeve Nënë e Kosovës dhe e Ulqinit Kam një gozhdë varur në mur I huaj vjen, e ma lidhë kafshën O toka ime ku unë jam lindur më duhet të flas për at´ që po e shoh, merre fatin në duart tua zgjohu nga heshtja ku ke rënë Shqipëri e pellazgëve, Ilirëve Jam në kodër të një ëndërre Jam ku prishen gurët e kufirit Shqipëri jemi gjithë shqiptarët!.. NJË FSHAT ËSHTË DETI Arti është krijim i ndjeshmërisë shndërrim që shndritë nga jeta gjeniu nuk i do flakët abstrakte ai diellin e do të mbërrijë tek ai Ndaj, lëjeni poezinë të zgjerohet të del vetë në natyrë, të rrëmon atdheu ka prindër të ndjeshëm Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin Poeti, ky fëmijë etnik i shpirtit është Shqipëria e të pafundmes njëzotësh në qënien dhe fatin e Vet, dhe vetja në detin e vlimeve Arti është vetëdije e gjithsecilit që ka dhuntinë e vet të krijimit Instinktin e himnit të së bukurës lirimin e të gjithë Promethejve Në zgjoj t´imagjinatës së poetit një fshat është deti dhe oqeani një fshat është bota jonë përreth dhe një fshat fshatrat e gjithësisë!.. KËNGËT E TË PAURTIT I këndoj shqiptarët në 5 shtete këtu jam prej 13 mijë vjetësh jam qytetar modern dhe i lashtë këtu e kam të shkruar historinë Kam mësimin e gjitha epokave urtësinë e të mençurit, guximin e më trimit, flas gjuhë time, kam shkollën e përparuar të brezave Prej 13 mijë vjetësh jam krijues këtu jam mbjellës dhe ndërtues janë të mitë Homeri dhe Eskili dhe katër papë të krishterimit Shqipëri, Tokë-Mëmë e atdheut thuaje fjalën e të paurtit tënd, se fjala e urtë s´është dhe aq e urtë lexoj në librin e luftëtarit, mbase Perandori të liga na plagosën pata humbje nëpër shumë beteja mbeta vetëm me pushkë malesh unë, ky i paurtë në tokat e mia!.. FLAMUR SHQIPTAR I nderuar flamur shqiptar i nderuari i atdheut tonë ji zog mbret i Shqipërisë je zog mbret i shqiptarëve nderuari flamur shqiptar në këngën tënde betohemi i lavdishëm nëpër beteja i lavdishëm nëpër fitore Trojeve tona ti je i parë ji ma trimi ndër shqiptar jemi atdhé kudo që jemi o Flamur, flamur i himnit I nderuar flamur shqiptar I nderuari i atdheut tim tokë dhe det i kem për ty tëë betohemi në përjetësi Çamëri - o tokë shqiptare je e bimur o shpirt ku je vetja jemi edhe në Shkup dje dhe sot e përgjithmon!.. P R I Z R E N I A do të jemi në kohë historike mbi Prizren ende ka ré të zeza rënia e himnit s´mund të ndodhë flaka e këngëve vetëm po shtohet Ky qytet njëzotësh i shqiptarëve shkruan Gjirokastra për Prizrenin është përtej 7 mrekullive të botës Prizreni ujin e vet e njeh nga etja Është vullnet qytetar i shqiptarve dhe gjak i të gjithë shekujve tanë që kombi ynë më të mos bëj burg Kosovë e Shqipëri të jemi bashkë Atdheu, po kuvendon në Prizren Në shtëpinë - shekull të Lidhjes aty ka një atdhé që po vendosë Prizreni të jetë Vlora e shqiptarve A do ta bëjë këtë histori Atdheu që në Prizren të shpallet bashkimi retë në qiell mund të kenë rrufe në Prizren do ta bëjmë betimin!.. A L B U L E N A Ç´është një jetë për një dashuri bisedoja me ndjesitë e zemrës pasi jeta është shumë më e gjerë se një puthje çasti dhe përqafimi Kjo botë ka mjaft dashuri, por, shpirti i shpërthyer i një gruaje dhe shpirti shpërthyer i një burri janë ata që ndjekin njëri-tjetrin Një burrë i dashuruar për femrën është një kupë verë e nevojshme që ta shuaj prushin e kraharorit me një ( Yll ) që vërtet e dëshiroj Në dashuri; tjera buzë puthi, dhe tjera buzë dua. Kjo jam unë tani jam e shtrirë në lulet me esencë që dhimbjet njëri tjetrit t´ia falim Ç´është një jetë për një dashuri do të thosha pak, dhe shumë pak shpirti i njerëzor e do të mbushet me një të çmendur të dashuruar !.. KTHIMI I LULEBORËS Në disa pjesë të Ilirisë së djeshme të sotmës i mungojnë disa krahina Molla e Kuqe ende është plagë Në Çamëri këngët po bashkohen Arbi, bëje dashurinë për atdheun krijim, lavdi për gjithsecilin njeri kremtim emocionesh të bardha gjeografi ku merr frymë kombi Tek ti atdhé unë e kam zemrën tërësinë e gjuhës dhe shkronjave jam rritur në djep të vetëtimave ku secila ditë e krijon një këngë Kosovë, gjatë do të jem i sotëm me prushin tim unë ty të këndoj poezitë që dje u kthyen nga lufta nuk më dukën dhe aq të lumtura Shqipëri, nënëlokja e shqiptarëve kraharor vullkani i atdheut tim në disa pjesë të Ilirisë së djeshme gjethi i mollës po bie si një i rënë DRITA E SHTËPIVE Në qetësi vetmie dhe pagjumësie po rishkruaj të pashkruarën time dritën e shtëpive në qytetin tim dhe mbresat poetike të ca çasteve Në këto vargje të përzgjedhura për një antologji të një vetmitari me mbivalë kohësh dhe detërash i lodhur jam antologjive me trena Mbretërive puplore të dashurisë jeta pas lë edhe ndjenja të fajeve pse s´bëra ma shumë, si ndodhi si u bë që bëra shumë mëkate Evropë e kohës së tashme, dhe të ardhshme, Evropë e kohës sime Jepja dorën Kosovës, Shqipërisë Hyn në antologji me shqiptarët; Në këtë poezi krejt të veçantë Evropë, je matematika e fuqisë autorja e një mori qytetërimesh dhe nëna e të gjithë barinjëve tuaj!.. L A U R E S H A Lirinë e fituam me duart tona me prushin e shpirtit, me flakë të epokës. E nxorrëm ku kishe rënë, dhe bëmë luftë të madhe Të fituam me gjakun e betejave me dashurinë e të rënëve, me dritën e pashuar të shtëpive,dhe me gisht në këmbëz të pushkës Kosovë, bijë e Shipërisë, motër e Shkupit dhe e Tetovës, motër e Çamërisë, dhe e Arbëreshit motër e Preshevës dhe e Ulqinit; Dhimbje kam në kraharor, jetoj me plagë të rënda për tokën që ma grabitën, për pjesë t´atdheut tonë në burg, dhe në kryengritje Kosovë, merre fitoren në duar të mos rikthehet kohë e burgut e gjyqeve të montuara, arresteve kohë e lotëve të nënave për bijtë!.. NË KODËR TË GJYSHIT Një lëndë jo e njëllojtë, janë dhëmbët përrallor të dragoit pema që bën dashuri me erën gjethet që s´ ndien për stuhinë Duke jetuar paguajmë vuajtjet paguajmë çmimin e dhimbjeve lotëtët e harruar nëpër dritare shtratin e fshehur të mëkateve Duke jetuar paguajmë gabimet për dashuritë tona të dështuara për netët pa verë dhe pa puthje për shiun e lotëve në zemër Në paanësinë e qiellit shqiptar Lule jo të njëllojta përqafohen është pranverë, është lulëzim në fund të çdo dite muzgullon Bota e gjallë është një krijim i them luleve të barit në livadh kraharorin të tërin e kam tym me lulëza të papërmbledhura!.. Dortmund, 2015 RRUSTEM GECI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |