VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONICA REAGONTE NDAJ PUSHTIMIT ITALIAN - NJË BOKSIER NUK E RRËZON PËRTOKË NJË FËMIJË

E Enjte, 04.09.2015, 08:09am (GMT1)



Faik Konica ishte ambasadori i Shqipërisë në Washington, më 7 prill 1939, ditën e pushtimit nga Italia.

Në foton që e shihni ka dalë në zyrën e legatës shqiptare, në Hotel Mayflower, që shërbente edhe si banesa e tij.

Fotoja është e gazetës NY Times dhe e është gjetur në arkivin e Bibliotekës së Kongresit.

Studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, thotë se origjinali është bardhezi, por se po e publikon me ngjyra, për ta perceptuar Faikun si më të gjallë. Fotoja është stilizuar me ngjyra nga një mik i tij në rrjetin Facebook.

"Më 7 prill, 1939 pasdite, Faik Konica bëri një deklaratë mjaft interesante për shtypin në Washington. Pjesë të saj u botuan në të përditshmet kryesore amerikane: NY Times, Washington Post, Baltimore Sun dhe dhjetra gazeta lokale.

Ja një pjesë nga deklarata, që pasqyron më së miri erudicionin e Konicës dhe në pak fjali e godet me sarkazëm dhe me elegancë pushtimin:

"˜Një boksier që dëshiron të impresionojë botën me forcën e tij nuk rrëzon në tokë një fëmijë, por ndeshet ballëpërballë me një tjetër boksier. E di se italianët qeshin me një pikëpamje të tillë. Njeriu gjithnjë qesh me ato që nuk i kupton dot. Ama, një njeri më i madh se Musolini, Bismarku, i jepte shumë rëndësi atyre që ai i quante "˜the imponderables', gjëra në dukje të parëndësishme, por që nuk duhen nënvlerësuar te një komb. Nuk besoj se ndokush do ta admirojë Italinë për këtë. Unë dhe shumë intelektualë të tjerë kishim ëndërruar për një bashkëpunim të ngushtë kulturor, ekonomik dhe politik me Italinë mbi një bazë të ndershme. Përgjigja elegante ishte një grusht në kokën tonë'", shkruan Ikonomi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.