VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KUSHTIME SHPIRTËRORE Cikël poetik nga ASLLAN DIBRANI E Shtunë, 04.11.2015, 10:16am (GMT1) Të vrarit! Kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës Nga Asllan Dibrani I vranë qe të tre Që mos të vdesin kurrë Emrat e tyre u shkruan me shkronja të arta Nga flaka e pushkës se armikut Emrat e tyre u ndritën Sot janë kandil dhe shkëndija Emrat e tyre u bënë diell që ngrohin Mbi tokën tonë me gurë e kështjella Pishtarët e lirisë lindën në Kosovë U vranë në Diasporë nga sllav e tradhtarë Ata i vranë Po zëri i tyre është i gjallë në folenë e zogjve Në vatrën e tyre Aty bredhin të gjallë mbi tokat ilire Ikën dhe u kthyen në kështjellat e Kosovës Fjalën e mbajtën Lirinë shijuan pas 30 vjetësh Atje nën lapidarët e Kosovës U shkruan emrat e tyre legjenda të Kombit. Të vrarit! Kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës Nga Asllan Dibrani I vranë qe të tre Që mos të vdesin kurrë Emrat e tyre u shkruan me shkronja të arta Nga flaka e pushkës se armikut Emrat e tyre u ndritën Sot janë kandil dhe shkëndija Emrat e tyre u bënë diell që ngrohin Mbi tokën tonë me gurë e kështjella Pishtarët e lirisë lindën në Kosovë U vranë në Diasporë nga sllav e tradhtarë Ata i vranë Po zëri i tyre është i gjallë në folenë e zogjve Në vatrën e tyre Aty bredhin të gjallë mbi tokat ilire Ikën dhe u kthyen në kështjellat e Kosovës Fjalën e mbajtën Lirinë shijuan pas 30 vjetësh Atje nën lapidarët e Kosovës U shkruan emrat e tyre legjenda të Kombit. Shaban Polluzha lidhe besën për Shqipërinë Nga Asllan Dibrani Ti Drenicë, moj Zonjë e rënd I thirre burrat për mejdan Shaban Polluzhen një trim vigan Luftoj për Kosovën me jatagan Luftove or burrë për kulla shqiptare me plis të bardhë dhe i rrallë Luftën e fillove në Rezallë I ndejte armikut ballë për ballë Ti i tëri u dogje për tokë e atdhe Për komb, flamurë e liri Lidhe besën për Shqipërinë Tradhtarët u bashkuan me Serbinë Atdheu gjithmonë kërkon flijim e liri Me lot Shaban do të qaje për ty Kosova të mbeti shume borxh qe s'te dëgjoj Shaban or trim flijove për Shqiptari ! Dezertor spiun e burra të ligj për Serbinë I bashkove ballistë e partizanë te gjithë nën një flamur Ti ish për Shqipëri ca ishin për Jugosllavi Ca të mjerë për Maqedoni e Mal te zi E harruan të madhen Çamëri !!! I burgosur në vendin tim Nga Asllan dibrani Këtu në vendin tim, shtypje ironike Në front është mendja ime Për ju, tokat shqiptare, në shtëpinë e armiqve? Unë jam i burgosuri për ju o fushat e brigjet me lule Në një qeli izolimi nga armiku Mësimet kam gjuhën e stërgjyshërve Zogjtë qe ciceronin në kullat e mia Një popull pa mendime është i privuar Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë delesh Të etura dhe të verbër në oazën e pa shpresë Kundër një sundimtari i cili kërkon vetëm shtypje Thuaju atyre se unë jam kokëfortë, këmbëngulës I pashoq në fitoren time për popullin tim Humbje nuk dua se është nënçmim! Prangat tua që me thellohen në mish Do me bëjnë një profet në tokë time Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbarë Në betejën e mashtrimeve janë puthadorët Na poshtërojnë kur flasin si ju Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregoj Lavdinë e ashtuquajtur në armiqësinë time Kjo është kur unë jam një i burgosur Në vendin tim të gjysh pas gjyshi! Edhe i burgosur jam ma me vlerë se ju Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut I prangosur e armatosa popullin tim Këto zinxhirët të futur në kockat e mia Do të shkrihen në penë dhe plumb për ju Serbët primitiv Dyert rojë, hapni si të doni nuk do më trembni Zgjoni frikë të ata qe i keni mundur Edhe kur flejë ju me keni frikë se jam i pamposhtur Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur Përpëlitem dhe ëndërroj t'u shporri nga këtu Unë do jam zgjuar pararoje në çdo kohë!!! Heshtja në vetmi Nga Asllan Dibrani Ti kujtoj belbëzimet e para heshtja thyen faraonin heshtja është arsyeja e vetmisë sime i heshtur të përkëdheli dh të puthi I heshtur në vetmi të dua i heshtur jetoj me ty në polarin e ftohtë me akuj në vullkanin që vjell zjarr Me ty të gjitha i duroj heshtja është gjuha që pëshpëritë shumë heshtja është arsyeja e vetmisë sime heshtja ime, heshtja juaj, heshtja e fjalës Kjo fjalë ka miliona kuptime heshtja do të thotë parajsë ,gëzim ,dashuri një murg,merret me heshtje të plotë heshtja flet më fort se çdo fjalë Heshtja është frika dhe guximi është zbrazëtia e zemrës sime jeton e uritur natën në oqeanin e dashurisë natën në heshtje i shëroj plagët Dhimbjet e plagëve për Ty sa rriten përpëlitem me ëndrra e gëzime të dua në heshtje pa fjalë edhe sikur të jesh në varr,nën det e shkëmbejë të dua edhe në shkretëtirë të gjerë se je e madhe dhe me vlerë... Rri krenare je e madhe dhe e shenjtë Nga Asllan Dibrani Kur të pashë Moj e bukura e dheut Qielli ndriti zemra u trazua Rrezet e diellit shkëlqyen Edhe yjtë e natës me rrëmbyen Në ballin tënd gjeta oqeanin e dashurisë Po ku humba dhe u treta deri me tash Goce ma të bukur në jetë nuk pashë U shkri dëborë dhe u shkri akull Pluhuri mi mbulojë kujtimet Sa ma larg të qëndrojmë Zemrat thyhen e lëngojnë Por si lulet e vyshkura nga vapa Lundrova në botën e çudirave Më pushtove të tërin Në mbretërinë e heshtjes Ti atje e unë këtu Si fëmija jetim në jetë Pa djallëzi, intriga dhe ligësi Më bëre të shkrihem për dashuri Ti moj gocë shqiptare me shtat selvi Zemrën ma bëre mal me mirësi Oh e bukura e dheut në ketë jetë Rri krenare je e madhe dhe e shenjtë Të përulem o nënë Nga Asllan dibrani Nënës time poezi nga burgu i Nishit Vetëm Ty të përulem në këtë botë Me duart prej prangave ngrehe E me gjakun e zhbërë në lot Me dite,me jave,e muaj Jetova me brengen tende Kur u ndamë atë nate në errësirë Ti ishte dhimbja me e madhe që me dhembë Dhe fjala jote balsam:" Mbahu o bir!" Nuk e harrova dot djersën Të rridhte si përrua Në brazdat-rrudha të ballit Dhe nofullat e shtrënguara prej dhimbjes Kur shihje prangat në duart e djalit Te përulem o Nënë Vetëm Ty të përulem në botë Me shpirtin peng tek Ty lëne Dhe mallin qe s'e shuaja dot Ti kurrë nuk me le vetëm Në qelinë e vuajtjeve të gjata Tek ty e gjeja forcën Tek ty e gjeja shpresën Kur si përbinesh me gllabëronte nata Kur me vije Ti përtej hekurave të qelisë së mallkuar nga serbosllavët ardhacak të pa ftuar Unë burrërohesha me krenarinë tënde Edhe se shpirti me qante Për mallin tonë të pashuar Ah moj burrneshë... Unë vidhja forcë e krenari Në ty gjeja trimërinë e pa fund Ndjeja gjer në palcë qëndresën tënde titanike Jashtë forcës njerëzore... Te përulem o Nënë vetëm Ty të përulem në këtë botë Që netët i ngrysje ngrënë e pangrënë Dhe kafshatën e bukës gatuar me lot... Kur vije në burgun famkeq te Nishit Ti me sillje pranverën Me sillje të gjitha stinët aty E unë nuk mundja dot te hapja derën Ne vend te përqafimit ne, flisnim me sy... Ligështimin e shpirtit tënd për metamorfozën time Brenda qelisë se mallkuar Nuk e shfaqe kurrë Me shihje sikur të isha rinuar Me shihje çdo herë e me burrë. Kështu kaluan dite,muaj e vite Ti përherë me dhe forcë e jetë Ti mbete për mua i vetmi burim dashurie dhe drite Ne vitet plotë mundim vuajtje e derte... Të përulem o Nënë Dhe sot me mall të përqafoj Të jam mirënjohës përjetë nënë Je buqetë madhështore për kombin tim Të përulem me gjithë zemër të falë Të gjitha,të gjitha DASHURITE...! ASLLAN DIBRANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |