VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NOBELISTJA SHQIPTARE
Nga EGLANTINA MENDIA

E Enjte, 04.23.2015, 11:03am (GMT1)

 

                                         

"Për mua Nene Tereza, ka qenë dhe është një shënjtore në zemrat e të varfërve në botë. Mua nuk më nevojitet nënshkrimi i ndonjë kleriku në ndonjë dokument për të vendosur që ajo është shenjtore."

                                        Dominique Lapierre- Shkrimtar francez

 

 

TEREZINA

 

Terezina e para me ka folur per Nene Terezen.Familja e saj a e ka patur shtepine prane Marije Krajes

Me Terezinen jemi njohur shume heret. Ishim ne nje klase ne shkollen Luigj Gurakuqi,fare prane Kishes  Katolike.

Marija kishte shume miqesi me nenen  e    Gonxhe Bojaxhiut Dranen  e te bijen Agen .Ishin  si nje familje qysh nga vitet 40, i njihnin te gjithe dhe i respektonin pa mase per njerzillekun dhe bujarine.

Nder njerezit e rrethit familjar te besuar ,ish edhe familja e Terezines. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte edhe një vëlla  Lazër Bojaxhiun qe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali.

Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja lindi në Shkup më datë 26 gusht 1910. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe e vdiq në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë.

Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Nënë Tereza duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën

Vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, erdhen, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. .

Në çastin e marrjes së Çmimit, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte.

Ajo deklaroi: "Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri".

Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin....

 

.Edhe pse paguhej me burg e internime,ato familje katolike,ishin nje rreth i mbyllur,qe mbanin mend se si jetuan fare prane,Marie Krajes,Dranja dhe Age Bojaxhiu.Sado qe dukej se paskesh ndodhur ne nje tjeter jete,besimi dhe dashuria per Zotin i  ruajti ata njerez

.E kur lajmi se po vinte ne shqiperi nobelistja,gruaja me e njohur ne bote,misionarja dhe ambasadorja e te varferve oborri rreth e rrotull shtepise se Marije Krajes  u mbush plot me njerez qe donin ta shihnin.

Ishte  dita më e bukur e jetës së Nënë Terezës,  kur per here te pare, pas 50 vjetësh, vizitoi Shqipërinë, në vitin 1989.

 Fqinjët e shtëpisë së nenes Tereze,  miq besnike te  familjes se Gonxhe Bojaxhiut, çuditeshin kur shihnin gruan imcake, me famë të madhe, të shkelte në rrugicën e tyre me këmbët e zbathura.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit.

Mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, "Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT".

Terezina,m' i rrefente te gjitha keto me nje fytyre enderruese dhe si ne jerm.

Recitonte shume bukur qysh kur qeme ne shkolle, po tashme vargjet e mesuara permendesh te nene Terezes , i quante nje ngushellim i madh,se u mbanin gjalle durimin dhe shpresen

Jep më të mirën e vetes...

Njerëzia shpesh janë të paarsyeshëm,

 

 të palogjikshëm, egocentrik

 

Fali ata në çdo rast


Në qoftë se je i përzemert,njerzia mund të akuzojnë për egoizëm

 

Dhe motive të dobëta

 

Ji i përzemërt në çfardo mënyre

 

Në qoftë se je i suksesshëm, do të fitosh ca miq të pabesë

 

Dhe ca armiq të çiltër

 

Ji i suksesshëm në  çdo rast

 

Në qoftë se je i ndershëm dhe i sinqertë

 

Njerzia mund të të mashtrojnë

 

Ji i ndershëm dhe i sinqertë kurdoherë.

 

Atë çke krijuar ndër vite

 

Të tjerët mund të ta shkatërojnë brenda natës

 

Krijo në çdo rrethanë

 

Në qofte se do te gjesh qetesine dhe lumturine

 

Ca do te behen ziliqare

 

Ji i lumtur perhere

 

Te miren qe bere sot,shpesh do ta harrojne

 

Bej mire pa u ndalur

 

Jep me te miren e vetvehtes

 

Dhe kjo kurre s'do te jete  mjaft

 

Jep me te miren,kurdohere

 

Ne analizen finale,kjo eshte midis teje dhe Zotit

 

Kurre s'ka qene midis teje dhe  te tjereve ndonjehere

 

 

Ky pra eshte ballaqimi final.Esenca e jetes njerezore,

 

porosi te shenjta,  , shtyllat te larta shpirterore, lufte e

 

perhereshme ne vetepersosmeri , nje udhe e gjate, shume e gjate !

 

 

 

Prej vitit 1989 dhe deri sa mbylli sytë Nënë Tereza nuk i ndërpreu vizitat në Shqipëri.

Para se të vizitonte Shqipërinë në vitin 1991, kur diktatura kishte rënë, Nënë Tereza i shkruan një letër Ministrit të Punëve të Jashtme ku i kërkonte që,  ta ndihmonte për çeljen në Shqipëri të një Urdhëri të Bamirësisë.

Prej atij viti, dhjetëra murgesha "motra të Nënë Terezës", të veshura me një mantel në ngjyrë të bardhë, në konturet e të cilit dallohen qartë dy shirita të kaltër (veshja e më të varfërve të Indisë), filluan një veprimtari të gjerë në ndihmë të të varfërve dhe të vobektëve në Shqipër

.Ndersa,Nënë Tereza  theksonte:

 "fund-shekulli ynë (i XX-të), karakterizohet nga zbulime të mëdha të shkencës dhe teknologjisë, por asnjë prej tyre, nuk mund të zëvendësojë dashurinë dhe dhimbjen njerëzore".

 Kjo ishte dhe periudha kur u instalua kongregata e parë në Shqipëri.
Dy shtëpitë e para bamirëse të Nënë Terezës u krijuan në Tiranë që në atë vit. Shtëpia e quajtur "Tirana 1" në rrugën e Kavajës dhe një shtëpi tjetër, ku Nënë Tereza vendosi të moshuarat.

Në korrikun e 1991, Nënë Tereza u kthye përsëri në Shqipëri me një grup mjekësh amerikanë dhe pasi vizitoi zonat e ndryshme të vendit krijoi shtëpinë e Misionareve të Dashurisë në Durrës.

 E më pas u çelën shtëpitë e tjera në Elbasan, Pukë dhe Korçë.

Gjate vizites se tij ne Shqiperi me 25 Prill 1993, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II do te shprehej keshtu per Nene Terezen:

"E si mos ta kujtojme,me kete rast,kete te zgjedhur vajze te popullit shqiptar, Nene Tereza e Kalkutes, nena e shume te varferve midis me te varferve te botes ? Me ngrohtesine e besimit kjo grua imcake ,e madhe dergon nga brenda saj tek te tjeret zemergjeresine shqiptare".

 

 

Filozofia e jetes se  vajzes se zgjedhur shqiptare ishte shume e thjeshte po aq sa edhe e madherishme :

Duaje jeten...

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetmine absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.

Ky eshte me teper se nje hymn per Jeten dhe dashurine .

Dhe une do i mbetem mirenjohese, gjithe jeten  e jetes,qukses sime ,Terezine, qe me foli e para per  shenjtoren,NENEN E BOTES,Nobelisten e vetme shqiptare.

 

 

NJE HEROINE POZITIVE

" J.S eshte nje grua  e mencur,e pashme dhe me nje personalitet te spikatur,nga ato qe une i quaj,heroina poziteve, me nje shtyse perseri pozitive  me karriere te sukseseshme,nje familjare e persosur,nje nene e dashur,nje bashkeshorte shembullore,pra nje shtylle e familjes per te cilen Ismail Qemali ka thene:

 "Në asnjë vend të botës gruaja nuk gëzon atë nderim që ka në vendin tim".  "qenia e saj është e lidhur ngushtë pas fuqisë së burrit, megjithëse në veprimet e hapëta publike ajo nuk del në shesh. Në çështjet e brendshme familjare dhe që kanë të bëjnë me vendin, ajo merr pjesë dhe mendimi i saj peshon. "

Keto cilesi ajo i merr me vehte kudo qe shkon,dhe ketu ne komunitetin tone te Windsorit, ka plot gra te tilla,inxhiniere, ,juriste, ekonomiste, doktoresha ,infermiere ,mesuese,dentiste,laborante,punetore te kualifikuara.

Nje  plejate e tere .i  ka vene shpatullat jetes, krahas bashkeshorteve.

Pjesa me e madhe e kane ruajtur familjen ,e konsoliduar virtytet me te bukura te dashurise e respektit ,ndaj i  a dalin mbane ne cdo gje.

Po J. S. ka edhe dicka me teper, se nje simbol perfaqesues.

Eshte bekuar direkt nga ,nobelistja  jone!Keto jane mbresat e saj nga ajo ngjarje e paharruar:

"Gjate periudhes se viteve te demokracise 1991-1993 Nene Tereza erdhi disa here ne Shqiperi.

Kontributi i saj humanitar dhe aktiviteti si missionare e krishtere ne ato vite ishte bere pjese e kultures shqipetare.Jeta dhe vepra e nene Terezes ishte nje inkurajim dhe frymezim per shume shqiptare.

Une me familjen time banonin ne rrugen Budi shume prane me Rezidencen e Misionit të bamirësisë se Nene Terezes qe ishte transferuar tashme ne rrugën e Elbasanit.  

Ishte nje ndërtesa dy katëshe dhe nje vile e mobiluar thjesht me tavolina e karrige dhe një pastërti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes.

Motrat (sisters) punonin pa pushim dhe filluan te aktivizonin femijet e bllokut (lagjes sone) ne kurset e katekizmit  pothuajse cdo dite. Ne fillim te vitit 1993 u finalizua pagezimi i pare i femijeve te lagjes ne Kishen e Shen Ndout. Qe nje ceremoni shume prekese,

Kam pasur fatin e madh ta takoj personalisht Nene Terezen bashke me te dyja vajzat e mija, njera 12 dhe tjetra 9 vjece. Nje nga ditet Nene Tereza kishte dale ne oborrin e Residences se Bamiresise dhe ne te gjithe u vume ne rradhe per ta takuar. Ishte nje rresht i gjate,qe nuk i dukej fundi.

Me një vështrim të butë e magjepsës, Nene Tereza na bekoi te dyja vajzat dhe mua duke na prekur ne koke , dhe une tepër e emocionuar kur ma dha dorën ia putha dhe thashe me vehte : "Jam e lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarë botes".

Ajo dite e takimit me Nene Terezen do te mbetet nje kujtim i paharruar ne zemrat tona. 

NJEREZIT E SHEKULLIT

 

                                            QENDRA E PADMINI RAJU,

 

135 Erie St.E.WINDSOR,ONTARIO

 

MISIONI:TE ASISTOJE PER GJENERATEN E PARE TE EMIGRANTEVE DHE FAMILJET E TYRE TE BEHEN ANTARE PRODUKTIVE TE SHOQERISE KANADEZE

 

Mbreme ka qene nje nate e bardhe.Une e ndjej gjithemone boren qe bie jashte,dhe krijon ate bardhesi te jashtezakoneshme heshtjeje , shpesh te ngateruar midis endrres e zhgjendrres,qe nuk di si t'i shpjegosh.

Rastesisht ne nje lajmerim te gazetes lokale,Windsorstar,morra vesh se ne Qendren e Padminit,po hapej nje klase kompjuteri.

U lidha ne telefon dhe u regjistrova megjithese eshte piku i dimrit.

E tani po rrotullohem gjysem e zgjuar e gjysem ne gjume,nga nje fare meraku,qe te behet ferra Ibrahim, si do e ndiqja ate klase shko e hajde me autobuzin e linjes nje C,qe ishte me shpejta se te tjerat,po prape se prape si te qe Tirane-Durres?(Jo te gjithe kane lluksin e makinave personale)

Po mire thone,se mengjezi  eshte keshilltari me i mire

Me te zbardhur dita erdhi edhe gezimi e ndjenja, qe kam perhere kur shkoj drejt se panjohures,dhe vecanerisht kur lidhet me mesimin.

Ne fund te fundit ajo shkolle ne Erie St. ishte aty,qe te me mesonte mua,qe gjithe jeten kam qene mesuese.

Jashte bardhesia e bores se paprekur te vriste syt.

Njerezia kishin vene gjyslyqe dielli.Une me xhupin tim te trashe, isha ngjeshur si topi me dhjame,se do te ecja nja 10 minuta deri te stacioni me i afert i autobuzit.  Rrugen e bera gati me vrap.Kur hyra brenda,njerezit prisnin ne heshtje  me padurim sa te nisej urbani.Xhamat ishin veshur krejt nga kontrasti i ngrohtesise brenda dhe te ftohtit perjashta.Hoqa xhupin , gjeta nje vend ngjitur me dritaren,se ciles i fshiva avullin.

"Hajt me hajer-i thashe vetes ne kete aventure te re."

Autobuzi u nis menjehere,po meqenese bora, ish pastruar pjeserisht,dhe anet e rruges dukeshin si tunele,ecte me me ngadale se zakonisht edhe per shkak te ndalesave dhe stacioneve te mbushura me njerez, qe shkonin ne pune

Gjithe kohen shihja nga dritarja dhe kontrolloja oren,qe vraponte,Meqenese ishte dita  e pare desha te arrija  ne kohe.I rashe ziles ne stacionin tim te ndaleses perballe "Mersy Hospital,"eca me ngut,  hyra ne Erie St. Menjehere pas parkingut te spitalit, doli catia e shkolles, nje ndertese teper modeste njekateshe,qe duhej te kish qene nje grumbull dyqanesh te vjetra,midis Pallatit  Italian,dhe komunitetit,qe jetonte prej kohesh ne ate lagje ," Italia a vogel." i thone

Nuk na ndahet shpirti nga fqinjet tane pertej Adriatikut,qe ne lashtesi , here miq e here armiq,po me teper miq ,per shkak te gjakut , temperamentit mesdhetar dhe mbeshtetjes se vecante qe gjenin, shqipteret,qe sigurisht italishten e dinin me mire se anglishten.

Shume prej tyre ishin punesuar ne ate rruge,e  jetonin me vite derisa  ngjisnin shkallet e karrieres apo shtepive te bukura, qe blinin.

Sapo hyra ne deren e qendres mbeta krejtesisht e shokuar nga fotografia e zmadhuar e Nene Terezes,duke u lutur dhe nje thenie e Indira Gandit  shkruar si me germa te arta

:PARA NENE TEREZES.E NDJEJME VETEN TE TURPERUAR DHETE VEGJEL

E me poshte fjalet e H.PERES DE KUELAR:

NENE TEREZA ESHTE OKB-JA.

U hutova edhe u emocinova aq shume,sikur nje dore e ngrohte nene preku zemren time e me mbushi me krenari per njeriun e shekullit, bashkepatrioten time.

"Pasketaj cdo gje do te shkoje mire it hashe vetes.Ece perpara e mos u ndal."

Edhe qendra dukej si nje OKB- e vogel.Gra nga te gjitha kontinenteve ishin mbledhur aty per te mesuar e thyer barierat sic na shpjegoi Padmini dhe Indergjid.Hindjanet =kanadeze, e dinin fare mire c'po benin.Padmini ishte nje grua mbi te 50-tat me nje trup shulak dhe sy inteligjent e shume te vendosur,ajo e kish themeluar vete ate Qender- shkolle e gazeten"REACH OUT" te cilin e drejtonte Indergjid,nje bukuroshe elegante rreth te 30-tave,qe ndiqte edhe vete kurse ne Universitetin e Detroidit,per master.

·         Mesueset e klasave te letersise,gjuhes,dhe kompjuterit, bashkebisedimit, thirren emrat e nxenseve dhe ne u futem neper klasa.megjithese jashte dukej si nje gunge e vjeter,brenda shkolla qe e ngrohte e plot miresi.

·         Klasa jone kishte nja tete veta.Ne cdo tavoline ,kompjuter. Mesuesja u prezantua.E quanin Larisa,po me shume donte t'a therrisnim Lara.Nje grua e gjate me floke te kuqeremte,inxhiniere kompjuteri,me origjine te larget gjermane disi e rrepte po ne te vertete shume e drejte ,punetore dhe korekte.Mua nuk m'u durua dhe pyeta-Si edhte e mundur te keni nje emer rus?

·         -Per shkak te doktor Zhivagos,mamaja ime e kishte librin e zemres dhe dashurine e doktorit me Laren e quante me tragjike se Zhulieta dhe Romeo,qeshi  me dhembet jashtezakonisht te bardhe e te ndritshem mesuesja e mencur.-Mos e merni me frike,do te punojme shume,po do i a dalim mbane-tha

·         Ne fund kur te certfikoheni  mund te kerkoni pune kudo me njohurit, qe do  merrni hap pas hapi.

·         Dhe vertet ashtu ndodhi.Kur na caktuan te merremi edhe me faqosjen e gazetes,dhe Indergjid u be nje pjestare e grupit tone,qe zgjodhen ngjyren e kalter te letres.

·          Tema e asaj gazete ishte nene Tereza e Kalkutes,nje nder  njerezit me te medhenj te shekullit XX

Ne fillim te ketij Libri,kam shruar se popullin tim te vogel e gati te braktisur nen nje diktature te eger e te pashoqe,ne vitet 1990,e vizituan,Nje aristokrate,Nje Pape dhe Nobelistja shenjtore shqiptare Nene Tereza.

,Zeri i popullit tim u perfaqesua nga shkrimtari shqiptar me fame boterore, Ismail Kadare ,i cili ka shkruar:

·         Te popujt ku për fatin e tyre të keq vendoset tirania, gjërat e pabesueshme fillojnë e zënë një vend përherë e më të madh. Në krye të tyre, vetvetiu vendin kryesor e zë ëndërrimi për lirinë. Udhëtimi i një pape në Shqipëri hynte në gjerat e pabesueshme. Kishte qenë i pabesueshëm ky udhëtim, ashtu si për gjithë popujt e Ballkanit, gjatë pesë shekujve të pushtimit otoman, por u bë edhe me i pabesueshëm, gjatë sundimit komunist. Historia na tregon se besimet fetare shumë herë janë gjetur midis kacafytjeve mizore të njerëzimit. Kështu ka ndodhur me krishtërimin, e po kështu ka ndodhur me judaizmin e myslimanizmin. Ne e mbajmë mend të gjithë atë kohe, sepse shumica jonë e ka jetuar aktin e fundit të saj. Ne i mbajmë mend shumë mirë plumbat në sheshin e Shën Pjetrit. Ato plumba që plagosen Papa Gjon Pali e Dytë. Për Lindjen komuniste, një papë i dalë pikërisht nga trevat e saj, me fjalë të tjera nga dhimbja e saj, ishte po aq i rrezikshëm sa mesazhi i lirisë. Dhe do të ishte pikërisht ky papë i madh, Papa Gjon Pali i dytë, ai që do të kryente të pabesueshmen, udhëtimin në Shqipëri.

Ky ishte një udhëtim i madh për ne shqiptarët, por ai ishte po aq i madh për të gjithë. Duke e puthur tokën shqiptare, Papa Gjon Pali i dytë, puthi tokën e martirëve të kishës që ai kryesonte e, bashkë me të, tokën e harmonise midis tre besimeve. Në pamje të parë do të dukej e habitshme se si në vendin e ashpër komunist, atje ku me egërsisht se kudo liria fetare ishte shtypur, pikërisht atje harmonia fetare do të lulëzonte. Por në një pamje tjetër, e sipas një logjike më të thellë, kjo ngjante e natyrshme.

Papa Gjon Pali i Dytë u prit në Shqipëri me të njëjtin ngazëllim nga gjithë populli shqiptar, katolike, ortodokse e myslimane bashkë. Dhimbja njerëzore, ëndrra për lirinë i kishte afruar më shumë se cdo gjë tjetër, të tre besimet. 
       
Ndërkaq ai nuk e harroi pjesën e popullit shqiptar që ende lirinë nuk e kishte.

Ka kohë që qarkullon një rrëfim gjysmëlegjendar midis njerëzve. Rrëfimi se si një mëngjes herët, Papa Gjon Pali i dytë, i tronditur nga pamjet që jepnin ekranet e TV -së për Kosovën, mori në telefon presidentin amerikan Klinton e i tha: biri im, bëj diçka për shqiptarët.

·         Se sa e saktë tekstualisht është kjo, s'ka shumë rëndësi: thelbi i saj është kryekrejet i saktë: Papa Gjon Pali i dytë , bashkë me Nënë Terezën, gjatë atij kalvari, kanë qenë si rrallëkush pranë popullit shqiptar. Ndaj edhe ky popull nuk do t'i harrojë kurrë.."

·          

·         Larisa dhe Indergjiti mbeten te befasuara.Ne fakt vetem sa e kishin degjuar rreshqitas emrin e KADARESE.

Ato thane se do te qe nje nder shume i madh per gazeten e qendres ky  mesazh, qe vjen nga nje vend i vogel me halle te medha.

·         Ne fakt pas luftes ne Kosove , genocidit serb, dhe eksodit biblik,qe e pasoi ,ne qender kishin vershuar vajzat dhe nuset kosovare  ne klasen e gjuhes angleze, qe e drejtonte gjithashtu nje mesuese shqiptare,  shume e zonja dhe kualifikuar,L.B.

 

 

Me 5 shtator 1997  Nënë Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas, vetem dashuri .

Si vjen paqa?pyet Nene Tereza:

 Nëpërmjet punës që e bëjmë me dashuri.

 Ku fillon? Në shtëpi.

Si fillon? Duke u lutur së bashku.

Një familje që lutet së bashku jeton së bashku. Dhe në qoftë se jetoni bashkë, do ta doni njëri-tjetrin, ashtu siç e do Zoti secilin prej jush. Lutjet e bëjnë zemrën e pastër dhe zemra e pastër e sheh Zotin te njëri-tjetri dhe në qoftë se e shohim Zotin te njëri-tjetri, atëherë do ta duam njëri-tjetrin. Dhe t'i shmangim ndarjet raciale, fetare ose etnike. Jemi të gjithë njësoj fëmijët e të njëjtës dorë të dashur të Zotit, të krijuar për gjëra më të mëdha. Të përjetojmë kënaqësinë e dashurisë.

Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë.

 Bill Klinton ka thënë  :

"Nënë Tereza, ishte e para  që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve."

 

Në gurin e varrit të saj në Kalkutë u vendos një pllakë fare e thjeshtë në të cilën ka një varg nga Bibla e librit të Xhonit, ku thuhet:

 "Ky është parimi im, duajeni njëri-tjetrin. "

Po të kihet parasysh jeta dhe puna e saj, unë do të thosha se ajo është një mësuese e madhe dhe mishërim i dashurisë. Nënë Tereza me misionin e saj bënte gjëra të thjeshta: ushqente të uriturin, kujdesej për të sëmurin dhe shprehte dashuri për të braktisurin, pikërisht atë dashuri që ajo ndjente se i vinte nga shpirti.Kete Dashuri ajo ia transmetonte njerëzve më të varfër dhe më në nevojë të botës. Ajo bënte gjëra të vogla me dashuri të madhe. Nënë Tereza është jo vetëm një njeri i admirueshëm, por nga ajo ne mund të mësojmë. Ajo fliste gjithnjë rreth kënaqësisë për t'i dashur njerëzit e tjerë. Nënë Tereza është një shembull i mrekullueshëm se çfarë është dashuria dhe si të jemi të gëzuar në botën e sotme. Ajo ngriti te gjitha urat e dashurise midis njerezve,dhe porosite lapidare te respektit te jetes

JETA"

Jeta eshte nje shans, perfito prej saj!
Jeta eshte e bukur, admiroje!
Jeta eshte lumturi, shijoje!
Jeta eshte nje enderr, realizoje!
Jeta eshte nje sfide, takoje!
Jeta eshte nje detyre, perfundoje!
Jeta eshte nje loje, luaje!
Jeta eshte e kushtueshme, kujdesu per te!
Jeta eshte pasuri, mbaje!
Jeta eshte dashuri, shijoje!
Jeta eshte mister, njihe!
Jeta eshte nje premtim, plotesoje!
Jeta eshte deshperim, kaloje!
Jeta eshte nje kenge, kendoje!
Jeta eshte nje perleshje, pranoje!
Jeta eshte tragjedi, konfrontoje!
Jeta eshte nje aventure, guxoje!
Jeta eshte fat, beje!
Jeta eshte teper e cmuar, mos e shkaterro!
Jeta eshte jete, lufto per te!

 

Desha ta mbyllja kete shkrim me fjalet e Papa Gjon Palit ,per Nobelisten tone,shenjtoren dhe humanisten me te madhe te shekullit.

 

 "Një grua që i dha formë historisë së këtij shekulli. Një shembull i shkëlqyer i asaj, se si dashuria për Zotin shndërrohet në dashuri për të afërmin. Ajo zgjodhi të ishte jo vetëm e fundmja, por shërbëtorja e të fundmëve, duke e quajtur veten gjithashtu një ikonë të gjallë të dhembshurisë

EGLANTINA MANDIA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.