VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DY POEZI NGA VLADIMIR MAJAKOVSKI
Përktheu: FASLLI HALITI

E Enjte, 04.23.2015, 11:28am (GMT1)


VLADIMIR MAJAKOVSKI
            1893 -1930
 
Vladimir Majakovski dhe Lilya Brik në 1915

1.    ZBATIMI I METAFORËS

Një burri të shëndosh dhe pis
i dhuruan dy puthje.
Burri ishte i ngathët,
nuk dinte
ç'të bënte,
ku t'i fuste ato.
Qyteti,
i gjithë në festë,
këndonte Alelunë në katedralet,
njerëzit dilnin jashtë që të tregonin rrobat.
Por në shtëpinë e burrit bënte ftohtë,
dhe në shollë kishte vrima të vogla, ovale.
Ai zgjodhi një puthje,
atë më të madhen,
dhe e futi si një galloshe.
Por të ftohtit e kafshonte,
i kafshoi gishtat,
"Mirë,
- u zemërua burri, -
i vërviti tej këto puthje të kota!.
i hodhi.
Dhe papritmas
mbinë në puthjen veshët e saj,
filloi të rrotullohej rreth vetvetes,
dhe bërtiti me një zë të hollë:
"Mommy!"
Burri u frikësua.
Mbështolli në zhelet e shpirtit, trupin drithërues,
e çoi në shtëpi,
për ta futur  në një kornizë blu.
Rrëmoi gjatë në pluhurin,
(kërkonte kornizën) në valixhet.
U kthye për të parë:
puthja shtrihej mbi divan,
e madhe,
e majme
Ja,  e rritur,
qesh,
zemërohet.




2. ZBATIMI I HIPERBOLËS:

Unë fluturoja si një blasfemi.
Këmba tjetër
më ndjek ende në rrugë pranë.

Përktheu: FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.