VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ZOGU BLU SI ZEMRA BLU E DASHURISË SIME ME ZEMËR QIELLORE KËNGËN TËNDE KAQ ËMBËL E PËRSËRIT Poezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE (Gijom Apoliner, 1880-1918) E Mërkurë, 01.27.2010, 07:36pm (GMT1)
KRYERADHË
Goja ime do të ketë afshin e skëterrës Goja ime do të jetë për ty një ferr i ëmbëlsisë dhe joshjes Engjejt e gojës sime do të kapërdisen mbi zemrën tënde Ushtarët e gojës sime do të të marrin peng Priftërinjtë e gojës sime do të temjanisin bukurinë tënde Shpirti yt do të fërgëllojë si një rajon gjatë një tërmeti Sytë e tu do të ngarkohen atëherë me gjithë dashurinë Që është grumbulluar në shikimet e njerëzimit qëkur ekziston Goja ime do të jetë një ushtri kundër teje një ushtri plot kontraste E larmishme si një magjistar që di të bëjë metamorfoza të larmishme Orkestra dhe zemrat e gojës sime kanë për ta shfaqur ty dashurinëtime Kanë për ta pëshpëritur nga larg Ndërkohë që sytë i mbaj te ora duke pritur minutën e fillimit të sulmit.
URA MIRABO
Poshtë urës Mirabo rrjedh Sena Dhe dashuritë tona Më duhet të kujtoj, Gëzimi vinte gjithmonë pas dhimbjes.
Vjen nata, troket ora, Ditët ikin dhe unë mbetem.
Duart në duar, faqet në faqe rrimë. Ndërsa poshtë Urës së krahëve tanë rrjedh Vala e lodhur e shikimeve të përjetëshme.
Vjen nata, troket ora, Ditët ikin e unë mbetem.
Dashuria ikën si këto ujëra rendëse Dashuria ikën Sa e pa peshë është jeta E sa e dhunshme është shpresa.
Vjen nata, troket ora, Ditët ikin e unë mbetem.
Kalojnë ditët e kalojnë javët As koha e ikur As dashuritë nuk rikthehen Poshtë urës Mirabo rrjedh Sena.
Vjen nata, troket ora, Ditët ikin e unë mbetem.
E ARDHMJA
Ngremë grilën Shikojmë borën Shkruajmë letra Presim urdhëra. Pijmë duhan me llullë Duke ëndërruar dashurinë Pulëbardhat janë atje Shikojmë trëndafilin. Burimi nuk thahet Ari i grilës nuk është vrenjtur Shikojmë bletët Dhe nuk mendojmë të ardhmen. Shikojmë duart tona Që janë bora Trëndafili dhe bleta E ardhme kaq e kthjellët.
FOTOGRAFIA
Më tërheq buzëqeshja jote si Mund të më tërhiqte një lule Fotografi ti je kërpudhë e zeshkët E pyllit Bukuria e tij Të bardhat janë Një kthjelltësi hëne Në një kopsht paqësor Plot ujëra të gjalla dhe kopshtarë të padjallëzuar Fotografi je aromë e afshit Bukuria e tij E jam unë në ty Fotografi Bubullimat e ligështuara Dëgjojeni Një avaz Fotografi Ti je hija e diellit Gjithë bukuria e tij
SPIUNIA
Spiune e zbehtë e Dashurisë Kujtesa ime paksa besnike Nuk do të vëzhgonte këtë fortesë Të bukur veçse një orë në të ditë. Ti maskohesh Në mënyrën tënde Kujtesë spiune e zemrës Dhe nuk e arrin kurrë dinakërinë E duhur dhe vetëm zemra është fitimtare. Por shikoje këtë kujtesë Sytë të lidhur me fasho gati të vdesë Thotë se ajo nuk mund të besojë Zemra ime do të fitojë pa marrë asnjë plagë.
NISJA
E fytyrat e tyre ishin të verdha Copëtuar dënesat e tyre. Si bora mbi petale të njoma Apo duart e tua mbi puthjet e mia Binin gjethet vjeshtore.
KAÇURELI I RIGJETUR
Shpalos në kujtesë Kaçurelin flokëgështenjë Të pabesueshëm si kujtimet E fateve të çuditshme të ne të dyve. Në Shëtitoren Shapel Në të hirshmin Monmartrë e Otëj Më kujtohet murmurit ti Dita në të cilin kam kaluar pragun. Siç ju bie në vjeshtë Kaçureli i kujtimit tim Dhe fati ynë që na huton Në ditën që vdes dhe na bashkon
NJË ZOG KËNDON
Një zog këndon nuk di se ku Besoj të jetë shpirti yt që zgjohet Të gjithë ushtarëve iu jep nga një para Dhe zogu këndon në veshët e mi. E dëgjon këngën e qetë Mbi cilën degë nuk e di Dhe gjithsesi më mrekullon Ditë e natë të dielë e gjithë javën. Por të thuash për këtë zog Të metamorfozave të thuash Për shpirtin në këngë në gëmushë Të zemrës në qiell të qiellit në trëndafil. Zogu i ushtarëve është dashuria Dhe dashuria ime është një vajzë Trëndafilja pastaj nuk është kaq e përkryer e për Mua vetëm zogu blu sokëllin. Zogu blu si zemra blu E dashurisë sime me zemër qiellore Këngën tënde kaq ëmbël e përsërit Në mitralimin fatal. Që brambullon në horizonte e pastaj Janë yjet që mbillen Kështu shkojnë ditët e netët Dashuri blu pikërisht si zemra. Shqipëroi: Elida Buçpapaj
Shqipëroi Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |