VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ZEMËR E FJALËS Ese për vepren e poetit Xhemajl Rudi Nga RRUSTEM GECI E Shtunë, 04.25.2015, 09:31am (GMT1) Xhemajl Rudi u lind me 01.03.1965 në fshatin Ujmir ( ish Savrovë ) komuna e Therandës. Shk.fillore e kreu ne vendlindje, dhe ne Bukosh, të mesmen në Therandë, ndërsa u kulturua, në Univerzitetin e Prishtinës, në Fakultetin, Sociologji-Filozofi. Në vlimet e mëdha të Pranverës 19811, Xhemajl Rudi i bashkangjitet lumit të Kryengritjes së Kosovës, për Kosovën Republikë. Djemtë e grushtave të rrugës, që shprehnin asokohe pakënaqësinë, kundër pushtimit serb, ndiqeshin dhe burgoseshin. Xhemail Rudi, për veprimtarinë e tij patriotike, u burgos disa herë dhe u dënua, nga regjimi pushtues serb. Në pamëndësi për të vazhduar veprimtarinë e tij patriotike në Kosovë, Xhemajl Rudi mërgohet në Zvicërr, për t´iu bashkuar Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Krahas veprimtarisë patriotike, Xhemajl Rudi nuk resht të merret edhe me poezi, tregime dhe romane. Aktualisht, Xhemajl Rudi është një emër i njohur në Poezinë Moderne Shqipe. Ai deri më tash ka shkruar e botuar 10 vepra: 1 . "Veshtrim nga dritarja e hapur", grup autorësh 2 . "Rrjedhë Autoktone" poezi, 1996 2 . "Duke Mbledhur Kohën", poezi, 1999 3 . "Dheut Pjesën e Vet" , poezi, 2001... 4 . "Asgjë S`ngjanë në reklama,as hënorja" , poezi, 2008 5 . "Fjala e Dhimbjes" , poezi, 2011... 6 . "Lule dhe Vjeshtë", poezi, 2011 7 . "Siluetë e Saj", poezi, 2012 8 . "Brigjeve të hijeve", poezi, 2013 9 . "Për ty Lerta" , poezi, 2013 10 . "Barka e Lernes", poezi, 2015 Bota poetike e Xhemajl Rudit është e gjerë dhe e thellë. Ajo në shumë raste na shfaqet me brohorima të ahpëra kundër pushtuesit serb, dhe ndihmësve të tyre. Valët i nxorrëm thellë nga shpirti, po krahët duhet t´i shtrëngonim fortë me duart tona. Jeta e kohës të brezit të Rudit ishte e rëndë për djemtë e lirisë. Në godinën e artistëve në Prishtinë mund të shkosh dhe i vetëm, ashtu siç shkoj dhe këtë paradite. Ndërtesa është e lartë, me shumë shkallë e kthesa të mëdha por shkallëve duhet të ngjitem i vetëm!.. Poezia e xhemajl Rudit çelën si lulet. Prushi i kraharorit të poetit është tymosur, poeti Rudi është në betejë të pareshtur për të pathënën, për të pafituarën e së tërës. Në bisedë me flamurin, poeti Rudi, e merr amanetin nga i nderuari flamuri ynë, se liria dhe atdheu janë dy gjërat më të çmuara për shpirtin dhe qenien time. Lehtë nxirret fjala e gojës po vështirë për ta mbajtur vështirë për t´i dalur zot ajo i do duart e mia, dhe dhe duart e të gjithëve!. Si ëndërra në natën e shekujve, ngritet fjala, fryma e përjetshme e tokës dhe maleve, zgjoji i gjelbërimeve të fushave dhe maleve, rrezet e purpurta të diellit, dhe valët që na i jep lumi, janë fjala e dal nga shpirti i trazuar i poetit. Fjala që s´resht kurrë së krijuari; Shpirt, ishim dikur afër të njejtesuar si dy gjysma të zemrës si thoi me mishin e gishtave ndoshta dhe ma thellë!.. Krijimtaria e Xhemajl Rudit është është e gjerë dhe e thellë. Në pesazhin poetik të poezisë së Rudit, nuk ka vetëm valë deti, apo kaos vuajtjesh e dhimbjesh, por ka të përpjeta me vetima dhe bubullima. Qielli i poetit Rudi vazhdon të jetë i ndryshueshëm si në eposet e legjendave. 1 Njëqind vjet shtet, njëqind vjet dhimbje, njëqind vjet qëndresë dhe shpresë ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 2 Atdheu është prehëri i të gjitha dashurive.... aty ku zogjtë fluturojnë krah-hapur dhe bien, atje ku shkojnë qiellit pafund, dhe prapë vijnë si ëndërrimet,në prehërinë e ngrohtë ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 3 E VETME Ti e vetme je Te hije e ëndrrës Dhe pa ty koha do te ishte në pranga Se pa ty, as lulet s`do të ndjeheshin s`do të ndrisnin udhët,s`do të vinin agimet Ti e vetme je Dritë-hija e ëndrrave Askush si ty nuk është asgjë si ty nuk ndritë Qiellit je kudo,honeve të natës tretesh çast më çast, brigjeve të ëndrrës Ti je mëngjesi e të presim përditë Si lulen e çelur ku shtrihet si vesa dhe tretesh në blerim ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 4 NJË DITË Një ditë të bukur buzë ëndrrave si dikur të kujtoja mendoja për ty e dashura e tana ditëve Dhe hija jote vinte me vrap dikund ku s`mundem me u taku ndoshta te valët e Liqejve të mbrëmjes ishe nën kurorat e bredhave të blertë Të kërkoja dhe ti vrapoje hijes tënde ëndrrës humbeshe thellë në shkëlqim dhe e kujtoja barkën e ditës së parë te Liqeni ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 5 NJË SHIKIM Nje shikim eshte dashuria nje fjale qe pikon deshire nje enderr qe te verbon ne zemer një vdekje ne nje lindje te re njeheresh ne malle te thelle si deti si valet e puhise qe vijne dhe shkojne dhe ndritin si endrrat ne shkelqimin e henes dhe te ndeze ne shpirtin e fjales ne syte e tu te erret si nata,si te bregu i heshtur i muzgjeve te largeta ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 6 E HESHTUR Erdhi mbrëmja e heshtur dhe heshtja është e rënd asgjë është në asgjë as një cicërimë e zogjve as një trokitje as një përftim as një qukapik në druret e kopshtit Dhe një heshtje e theu hutini më pas në ogjakun e fqiut pranë me zërin e një kukuvajke të rënë në trishtim dhe heshtja e kishte arsyen e vet Dhe më pas nata e trazueme nën këngën e të keqës te ai që e mbështjellë natën në muzgun e tij të përjetshëm në rrethin e tij në oborrin e tij në të ardhmen e tij të errët si veriu i ftoftë dhe i trishtë në verbim ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 7 MUNDIMIT Ti mundimi i përditshëm si era e jetës ti dhe shkallët e ngjitjes drejt lartësimit mendja dhe dëshirat ku prehen si në tehun e briskut ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 8 Molla Nuk ishte mëkatare mekatë të mos mëkatosh ishte dashuria dhimbje në hijen e mollës. Ajo si drita e zjarrit në sytë e kaltër prej detit ajo e sotmja e përjetshme e kohës shenjat e shenjave të dikurshme si ndër motmote te ngjyrë e saj, ku ngjizeshin kohërat fjala dhe zotrat 9 FJALA Lehtë nxirret, vështirë për ta gjetur peshoren. Lehtë jepet, vështirë për ta gjetur djersën. Lehtë zbukurohet, vështirë për ta gjetur të menduarën. Lehtë thuhet jo, vështrë për ta gjetur Po-në. Lehtë thuhet po, vështirë për ta gjetur jo-në. Lehtë thuhet:kam gjuhën, vështirë për ta gjetur Fjalën. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, 10 NË KOPSHTIN TËND Në kopshtin tënd sa ka lule plot z`gjatma dorën oj,ma jep një lule moj. . Në kopshtin tënd pemë me fruta plot, z`gjatma dorën oj,ma jep një mollë moj. . Në kopshtin tënd,ka kumbulla shumë, z`gjatma dorën oj,ma jep një kumbull moj. . Në kopshtin tënd oh sa shumë ka ftoj, z`gjatma dorën oj,ma jep një ftua moj. II Pse të jap një lule,pse të jap një mollë , eja ti këputi,preki vet me dorë. Pse të jap një kumbull,pse të jap një ftua, eja vet afrohu preki ti me duar. III Unë do të vij e do të rrëmbej, zgjatma dorën oj,pakëz më ndihmo, ma largo këtë ferrë, t`afrohem te ti moj. . E në kopshtin tënd ne do të këndojmë, këngën e kurorës, kurorë e mollës moj Dortmund,2015 RRUSTEM GECI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |