E Enjte, 04.18.2024, 02:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEZI NGA MIHAIL LERMONTOV, ALDO PALAZZESCHI, ALIDA AIRAGHI
Përktheu: FASLLI HALITI

E Hënë, 04.27.2015, 06:55am (GMT+1)

MIHAIL LERMONTOV
           1814 -1841

   

Mikhail Lermontov (? Rus: Ðихаил Юрьевич Лермонтов, Moskë, 2 tetor 1814 - Pyatigorsk, 15 korrik 1841.  Ishte një poet, dramaturg dhe piktor rus.
Figurë kryesore romantike, është konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ushtarak karriere. Gjatë jetës së tij të shkurtër,botoi vetëm një vëllim i poezive dhe kryeveprën e tij, romanin «Një Hero i Kohën Tonë» (Geroj naÅ¡ego vremeni) (1840), ndërsa puna e tij poetike që do të lartësonte më shumë se çdo tjetër në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ishte poema «Demoni» e cila u botua pas vdekjes së poetit.
_____________________________________________


VELA

Zbardh vela e vetmuar
Mjegullës blu të detit pa skaj! ..
Ç'kërkon në vendin e largët?
Ç'ka lënë në vendlindjen e saj? ..

Luajnë valët - era rënkon,
Epohet direku, ngashëren ...
Fat s'kërkon ajo mjerisht
Dhe prej fatit jo, nuk vjen!

Nën të rrjedh rrymë e kaltër,
Portret - i dielli të artë mbi të
Por ajo kërkon furtunën,
Sikur në furtunë qetësia të qe

(1832)



ALDO PALAZZESCHI
     
         1885 1974

 


SHKRIMTARI

Të shkruajë, të shkruajë, të shkruajë ...
Përse të shkruajë, pra shkrimtari?
Ka ndonjë mënyrë që ta dimë?

Dihet ?
Për të ndjekur një karrierë a një tjetër
apo për dashurinë e tjetre?

Kush e di.
Kulturë dhe shoqëri.
Dashuri për fjalën

Që ta shohë të shkëlqejë përherë
më bukur, me shkëlqim mahnitës,
e të mos lodhet së shkëlqyeri atë.

Vetëm për këtë
Dhe për as edhe një hije
kotësie?

Shkrimtari shkruan me shpresë
që të gjejë një dorë të panjohur
që të mund ta shtrëngojë atë në errësirë.

    ALIDA AIRAGHI

 

Alida Airaghi (Verona, 1953) është një poete italiane.
Ajo u diplomua në Universitetin e Klasik të Milanos, ka jetuar dhe dhënë mësim në Zyrih nga 1978 - 1992. Sot (2014) banon në Garda.
Ajo kontribuon në disa revista dhe gazeta, italiane dhe zvicerane.
______________________________________________


LIQENI

Nuk janë valë. Do të kishin mbase qëllimin;
të lexonin llapashitjen,
rrudhat e ujit, dhe boll.
Kurrë s'do të ketë stuhi
ky liqen, me guxim të pakët të bëhet det:
nëse mirëpret një lumë,
e qetëson, e anulon  në kastë të  qetë.
Pra, asnjë garë as vrapime peshqish,
por rrotullime të mjegullta,
dridhje puplash rose në festim.
Duhet pasur frikë nga ai që nuk di të guxojë:
Liqene, kodra periferi.
Ujëra të qeta dhe të thella fshehin
magjira të dëmshme.

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPALOSJE DHIMBJE E DASHURIE ….(Rabije Bytyqi:”Rrugë jete”,poezi,2014 SHB.”Era” Prishtinë)Nga TAHIR BEZHANI (04.25.2015)
POEZI NGA NIKOLAJ STEPANOVIÇ GUMILOV DHE ADRIANO ÇELENTANOPërktheu: FASLLI HALITI (04.25.2015)
NË PARIS NJË ÇMIM PËR LETËRSINË SHQIPENga ALEKO LIKAJ (04.25.2015)
ZEMËR E FJALËSEse për vepren e poetit Xhemajl RudiNga RRUSTEM GECI (04.25.2015)
DY POEZI NGA VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu: FASLLI HALITI (04.23.2015)
DHOMA E POETITCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.23.2015)
DANE 'AVROPA'Tregim nga PËRPARIM HYSI (04.23.2015)
NOBELISTJA SHQIPTARENga EGLANTINA MENDIA (04.23.2015)
POEZI NGA IGOR' SEVERJANIN DHE SANDRO PENNAPërktheu: FASLLI HALITI (04.22.2015)
 EDHE GJYSHËRIT E VDEKURPesë poezi nga ADEM ZAPLLUZHA (04.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]