E Premte, 03.29.2024, 12:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NJË KALË I GJELBËR
Nga ADEM ZAPLLUZHA
Poezi prej librit 'Sytë e gurtë të erës'

E Djelë, 05.03.2015, 11:10am (GMT+1)

Nga ekspozita e librit të Adem Zaplluzha , Prizren 22 dhjetor 2014
Biblioteka e qytetit
 

 
NJË KAL I GJELBËR
 
Njerëzit  thonë se ëndrra
Është një pjesë përbërëse e vdekjes
Kurse unë them të kundërtën
Vdekja është ajo pjesë e ëndrrës
Që fle përherë
Në sqepin e zogut të verdh
 
Një kalë i gjelbër
Mbrëmë vrapoi çmendurisht
Nëpër udhët e dizgjinëve
Vrapoi
Dhe askurrë nuk u ndal
Të bisedoj
Me kroin për etjen e shirave
 
E shirat këtu
Reshin vetëm kur kanë etje
Bien jo për ta shuar mallin
E mjegullave të shfrenuara
Por për të bisedua
Për ëndrrën e mëngjesit
 
Njerëzit përherë mendojnë
Se ëndrrat nuk janë të mira
Por kurdoherë ëndërrojnë
Vdekjen e zogut shtegtarë të gjumit
Ëndërrojnë edhe shiun si një zog
Që nuk ndalet
Te portat e kujtesës
 
PËRTEJ DRITËS SË QIRIUT
 
Ndoshta çdo person
Ka të drejtë të jetoj si bleta
Me ëndrrën e saj të huazuar
Prej zogjve të galaktikës
 
Të jetoj ashtu
Si i pëlqen gjumit të saj
Të vrapoj
Ose të iki diku mes hapësirës
Dhe asaj pjese të padukshme të erës
 
Por kryesore është
Se duhet të largohet diku
Të shkoj
Përtej dritës së qiriut
Që ndizet në heshtje
Te moli i peshkatarit të vetmuar
 
Kur njerëzit gjunjëzohen
Ata instinktivisht i luten dikujt
Që i besojnë
Ose që kurrë nuk i kanë besuar
Por ata luten dhe instinktivisht
I lëvizin gishtat e holla
Për t'i ngjizur
Me shpirtrat e lutjeve pagane


SA HERË QË I HAPËM SYTË
 
Ndoshta ecja ime
Po i përngjan sonte një ëndrre
Që e luante në telat e violinës
Dikur një erë e çmendur
 
Ëndërr pa kurrfarë skenari
Herë binin gjethet
E herë binte një gjelbërim
Nga buzët e natyrës
 
Po mos të ishte kështu
Kjo nuk do të kishte qenë ëndërr
Por një zhgjëndërr
Posa e filluar në zemrën e pluhurit
 
Ne ecëm deri te burimi
Por nuk na dhanë pikë uji
Vetëm era e molisur
Qante te lisat si një nuse e ve
 
Ëndrra e ime
Nuk mund të ishte edhe ëndrra e juaj
Unë i përjetova pak më ndryshe
Udhët e humbura të gjumit

Sa herë që i hapim sytë
Te bebëzat tona të fishkura
Përgjon një ëndërr e trishtuar
Ëndrrën e erës
Dhe të vetmisë së njeriut
 
 
PO MË DUKET KJO STINË
 
Për çdo ditë e më shumë
Po më duket kjo stinë
Është duke i përngjarë njeriut të dehur
Kur kalon  përtej urës
Me një këmishë të shqyer
 
Kjo pranverë ka filluat të frymojë
Si fëmijëria  ime e kafshuar
Asnjë lejlek i bardhë
Sivjet nuk ndalet
Nëpër çatitë e qytetit të rrënuar
Edhe këto mjegulla që po zbresin
Më duken disi të largëta
Si ëndrrat e fëmijërisë sime
Në zbritje e sipër
Po ecin me hapa të huaj  
 
Ne pritëm një kohë të gjatë
Ardhjen e një stine më alegro
Tingujt e dhimbshëm
Të një serenate sonte po pikojnë
Nën ullukët e vetmisë
Ku qajnë fëmijët e lagjes
 
Më pastaj shikojmë
Si lisa të dehidruar vjeshtën
Dhe nuk mund të bëjmë asgjë
Mjegullat e zeza dynden
Prej një ane
Në anën tjetër të atdheut
I cili askurrë nuk i ndali britmat


 
NJË COPË MJEGULLE
 
Mëngjesi i mërdhirë
Shikoj se si plaket pasqyra
Në flluskat e ujit
 
Një njeri më bënë me dorë
Nuk kuptoj
A është duke i përshëndetur
Rrudhat e ballit tim
Ose thinjet e flokëve të stinës
 
Por një përshëndetje
Si fantazmë
Vjen nga lashtësia e erës
Dhe zgërdheshet
Me qepallat e zbardhura
Mes dhëmbëve të krehrit
 
Një copë mjegulle
Te flokët e mëngjesit
End këmishën e një stine
Dhe ia dhuron pasqyrës
Në çastin
Kur dënesin zogjtë e fjalëve   
ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FERRI I TË GJALLËVE (mbresanga libri “Ferri i të gjallëve i Shefqet Gjanës) (05.03.2015)
'YJET NUK JANË TË KUQ' - NJË RRËFIM TRONDITËS PËR SAGËN E MËLYSHAJVEOptikë kritike për romanin 'Yjet nuk janë të kuq' të Albana Melyshi LifschinNga MEXHIT PRENCI (05.03.2015)
MËMANovelë nga KOÇO KOSTA (05.01.2015)
POEZI NGA ARTUR RIMBAUDI përktheu: FASLLI HALITI (05.01.2015)
POEZI NGA MIHAIL LERMONTOV, ALDO PALAZZESCHI, ALIDA AIRAGHIPërktheu: FASLLI HALITI (04.27.2015)
SHPALOSJE DHIMBJE E DASHURIE ….(Rabije Bytyqi:”Rrugë jete”,poezi,2014 SHB.”Era” Prishtinë)Nga TAHIR BEZHANI (04.25.2015)
POEZI NGA NIKOLAJ STEPANOVIÇ GUMILOV DHE ADRIANO ÇELENTANOPërktheu: FASLLI HALITI (04.25.2015)
NË PARIS NJË ÇMIM PËR LETËRSINË SHQIPENga ALEKO LIKAJ (04.25.2015)
ZEMËR E FJALËSEse për vepren e poetit Xhemajl RudiNga RRUSTEM GECI (04.25.2015)
DY POEZI NGA VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu: FASLLI HALITI (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]