VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DISA KOMENTE PËR POEZITË E ANTOLOGJISË ME POEZI TË ZGJEDHURA TË POETIT FASLLI HALITI PËRKTHYER NGA POETI I SHQUAR GËZIM HAJDARI
E Enjte, 05.07.2015, 11:15am (GMT1)



1.PAOLO  STATUTI

Duke lexuar poezitë e Faslli Halitit  më duket sikur  poeti të më vinte fjalët e tij, më ngjan sikur  një sufler nga gropa e skenës  të më sugjeronte llojin e poezisë  që dua më shumë...

2. GEORGINA BUSCA GERNETTI

«Sythi shkrin borën me zjarrin e lules»
Ky varg ilustron imazhet e mrekullueshme të një natyre të afërt me shpirtin e poetit Faslli Haliti, e pikturon në paraqitjen e stinëve në të cilat, ai i përshkruan, pothuajse në lëvizje, shpërthimin e beftë të sythave që çelin lule dhe rritjen e degëzave dhe çdo metamorfoze tjetër të vegjetacionit. Të magjeps e të mallëngjen imazhi e  fëmijës që admiron hënën  e plotë  në qendër të një reje të bardhë e, naivisht, mendon për vezën, me të cilën në atë kohë të vështirë, do të dëshironte të shuante urinë.
Poezi e vërtetë, kjo e  Faslli Halitit.

3. MARIANO MENNA
Kam çmuar veçanërisht poezitë e Faslli Haliti dhe, shpresoj të mos jem tepër provokues duke theksuar se poetët shqiptarë  që kam pasur mundësinë t'i njoh deri tani (Haliti e Hajdari) më kanë prekur më tepër se shumë poetë italian bashkëkohor.
Një "faleminderit" të përzemërt  Giorgio Linguaglossas.

4. Almerighi

«Mos u besoni luleve të bukura pa fruta!»
      (varg i poezie, Lule dhe fruta)
Falemiderit!

5. Giorgio Linguaglossa

Unë mendoj shumë thjesht që nëse pas 15 vjet pune të detyruar, për të shtyrë  një plug pas qeve, njeriu arrin të mbijetojë, mirë atëherë, do të thotë se është njeri. Faslli Hliti ka demonstruar  se është një njeri për të qenë, dhe një poet i vërtetë (në krahasim me letrarët italianë që bëjnë poezi, profesionalisht korrekte, por dhe profesionalisht të padobishme).
Siç shkruante Osip Mandelstam: «para se të jesh poet  duhet të jesh qytetar.  Por, le të pyesim, sa prej atyre të cilët, këtu te ne, shkruajnë poezi me në revista prestigjioze, mund të përkufizohen «poet»?
HARROVA, nëse dikush do të njohë personalisht poetin e «poetin» e madh shqiptar, Faslli Haliti, do të mund ta takojë atë në prezantimin  e librit të tij që do të bëhet më 12 qershor në Romë, në P. Perandorit August n. 4 seli e FUIS-it në orën 18, ku do të jenë të pranishëm, përveç autorit edhe Gëzim Hajdari,  Giorgio Linguaglossa, Marco Onofrio, Steven Grieco e Antonio Sagredo

6. GABRIELE DI CIONE FRATINI I QUAJTUR  L'ORCAGNA
 
Shpresoj të jem aty në prezantimin e librit. Jam i sigurt se blogu do të na e kujtoj ndonjë ditë më parë. Ndërkohë, e çmova këtë njoftim para prezantimit. Përshëndetje.

7. LETIZIA LION

Njohja ime, për poetët e shkrimtarët shqiptarë pasurohet me këtë personalitet të rëndësishëm, që tre, së bashku me Gëzim Hajdarin (dhe në saj të tij) edhe me Ismail Kadarenë. Kjo më bën të mendoj se sa i denjë është projekti i Hajdarit  për  rikuperimin, dhe përhapjen e  kujtesës- historike letrare dhe vlerës së saj të fortë politike duke pasur parasysh se Shqipëria është vrima e zezë në hartën  letrare të Evropës.
Po flisnim  ditë më parë për aksin Veri-Jug, në poezi dhe atëherë më erdhi në mend sa do të thellohej boshti  tjetër, ai lindje-perëndim (Linguaglossa mund të na shkruajë një libër të mirë); mendoj për konsideratën që ka pasur intelektuali dhe të poeti përtej  "perdes së hekurt", për forcën e ndikimit të rolit të tij në shoqëri pikërisht në çastin në të cilin  shtypet  dhe vihet të heshtë; dhe në të kundërtën  për rolin e tij sot, në shoqëritë ultraliberale, për poetët e padukshëm, për «vdekjet e panumërta «vdekjet e bardha»  televizive  dhe mediatike të intelektualëve të shfuqizuar deri sa u bënë thashethemexhinj të orës së fundit të orës së fundit, «tregues»  historish...
Por duke iu kthyer poezisë së vërtetë dhe  intensive të Faslli Halitit, kaq e qartë dhe origjinale në metaforat,është tashmë një poezi vetë imazhi i këtij njeriu prapa parmendës për pesëmbëdhjetë vjet! Prekëse historia e tij.
Të kemi parasysh, gjithashtu faktin, jo të parëndësishëm, se jemi duke lexuar vargje në përkthim dhe të gjymtuar, pra nga akustika dhe muzikaliteti i tyre (si të shijosh vetëm një solo nga partitura ) pashë grafinë e bukur të gjuhës shqipe  dhe pashë thurjen e disa vargjeve  ku kapet me intuitë një punë prozodike prej shumë fjalëve të tilla që  rendin njëra pas tjetrës dhe i thërrasin njëra-tjetrës... një gjuhë që është, pothuaj, një    qëndismë me shkronjat me pika të alfabetit të saj të ndritur. Nuk duhet humbur takimi i 12 qershorit në Romë.


8. GEORGINA BUSCA GERNETTI
Shpresoj që të jem atje në takim  për të njohur  poetin shqiptar dhe miqtë e tyre ose përkthyesit e poezisë. Shihemi së shpejti, në mos personalisht, të paktën shpirtërisht.


9. antonio sagredo

Poeti Faslli  Haliti mbase, si i ri entuziast duhej   të kishte dalluar shpejt poetin-tribun dhe estet, nga poeti fanfarë, të cilin nuk e pëlqente  mikut të tij Pasternak. Nuk e di nëse Haliti ka lexuar  se çfarë shkruante Ripellino (i plagosur nga ky poet në rininë e tij të hershme) mbi poetin si për shembull ) " Majakovski  dhe teatri rus i avant-gardës"; që nga faqja e parë sllavisti  (kështu atëherë poeti)  hidhet kundër korbit, lepurit, tradhtarit që duan të na bindin se poeti qe «një lloj akademiku i shpëlarë... një prift i realizmit, një seminarist i  lodhshëm, pedant, i zbërdhulët...»  me qëllim për ta bërë skllav të kauzës së tyre.
Asgjë nga këto! - Por nuk jam unë mësuesi i Halitit: ai e ka bërë dhe e bën atë që di dhe i pëlqen të bëjë ndien të bëjë. Mund të them nga sa është publikuar këtu se në vargje dallohen pasazhe majakovskiane, nga ato të Eseninit, por  na duhet përulësi  studiozi për ta thënë këtë. Poeti Haliti ka ripershkuar  rrugën e shumë poetëve të tjerë që në shembullin  e atyre të dikurshmëve që kanë pësuar  ngacmime dhe goditje të pajustifikuara dhe pra, është i vetëdijshëm  çfarë duhet pritur! Nderim, pra  për këta poetë duke ditur mirë se,rrethana të ngjashme  në të  ardhmen presin poetë të tjetër ... në provë!
Sipas miqve të atëhershëm të sllavistit Ripellino dhe,  domethënë: Asevi, Burljuku, Krucenychi, Kamenskij, Pasternàku... Majakovskij «konsiderohej nga këta një nga mjeshtrit në poezi dhe më bujari dhe më i ndershmi prej kalorësve të luftës sonë poetike» .
Majakovski dhe Esenini pushuan në kohë në një «socializëm me fytyrë njerëzore»  duke- flakur  në hithra shumë prej besimit të tyre. E dimë që secili e pagoi me jetë, dhe me farsën  e vetëvrasjeve  të  rreme !
Poeti Majakovskij. në radhë të parë gjatë revolucionit mbrojti me vendosmëri miqtë e cirkut me të cilët punonte, të cilët talleshin me ironi dhe parodi mikroborgjezët e rinj filistenj sovjetikë në numrat e tyre të cirkut  dhe publiku argëtohej; Policia arriti deri aty sa vrau edhe një kloun  gjatë shfaqjes ... publiku pandehu se ishte një numër i shfaqjes ... por i vdekuri ishte vërtet një i vdekur! : një paralajmërim , ku për atë që të ndodhte, pak më pas me të gjithë poetët, shkrimtarët dhe artistët të cilët nuk u rreshtuan ... kështu u ngjau  edhe epigoneve të tyre, më shumë  ose më pak të mëdhenj në  dekada.     (a. s.)

Përgatiti dhe përktheu: Prof. Dr. Klara Kodra


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.