VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZOGU I PLAGOSUR dhe RRALLIMISkica nga FASLLI HALITI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 10:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ZOGU I PLAGOSUR dhe RRALLIMI
Skica nga FASLLI HALITI

E Shtunë, 05.09.2015, 07:20am (GMT+1)

 FASLLI HALITI
   

                  ZOGU I PLAGOSUR
                                   Përshtatur nga një skicë e librit «Nuove voci»

                                  (Skicë )

Didini ishte gjuetar  pasionant. Çdo fundjavë, hidhte çiften në krah, ngjishte gjerdanin e fishekëve, lidhte në brez trastën e gjahut, ndillte zagarët dhe nisej me besimin se dita do të ishte e përshtatshme për një gjah e gjueti të suksesshhme.
Pasi, gati gjithë ditën, nuk hasi në asnjë lepur apo derr të egër, u largua nga zona e kënetës, ku shpresnte shumë se do t'i dilte ndonjë derr i egër, u fut në pyllin e Plemrës gjithë drurë frashëri. Edhe aty, fare. As derr as lepur nuk i panë sytë. I mbeti çiftja ngrehur. Po thyente dita dhe ai s'ia bëri bam, pa le pastaj: bam bam... Qejfprishur mori nga fshati që i thoshin Ferraz, por që në të vërtetë ishte i tëri drizë e gjallë. Këtu së paku do t'i dilte patjetër ndonjë lepur. Por gëk mëk. S'pipëtinte gjë. Vendosi ta linte Ferrazin plot driza dhe zbriti në një fushëtirë laboti me plepa, shkurre, ferra e shelgje. Buzë  pellgjesh kishte copa përrenjsh të tharë e lumenjsh të vdekur të cilët ne i quajmë Delle. Didini pa se ky ishte një mjedis i pasur në zogj që pasi ngopeshin me manaferra apo insekte, fluturonin e zinin vend në shelgje e plepa, kurse gargujt merrnin qiellit e ia nisnin valles fluturimit...Herë - herë tufa e gargujve pluskonte në kaltërsi si një re e zezë që e trazonte era sa andej-këtej, sa lart e poshtë.
Didini pa i trishtuar vallen e gëzuar të zogjve dhe u nervozua, sepse ndërsa ai s'kishte vrarë qoftë edhe një çerr, zogjtë preheshin mbi shelgje të çmendur nga cicërimat, kurse gargujt vallëzonin të kënaqur qiejve. Nxorri  nga  çiftja fishekun me plumba derri dhe e mbushi me fishekun me saçma zogjsh. Kishte dëgjuar të thoshin për të  se «Didini e harxhon plumbin si për derrin  dhe për cerrin»
Pa vallen fluturake të gargujve në kaltërsinë e qiellit, vërejti vetullat dhe i hipi një dëshirë e egër që të kapte një skifter sqepve e kthetrahekur dhe ta nxiste të sulej egërsisht kundër tufës së gargujve që vallëzonte dhe ta shpartallonte atë vallëzim të tyre fluturues që i prishte humorin dhe e nervozonte tërbimshëm. Në këtë gjendje nervoze, Didini pa një zog që po çukiste fara në fushën e Labotit që kishte plot ushqim për shpendët  si në dimër dhe në verë, ngriti çiften, ia drejtoi të dyja tytat zogut që qëmtonte me uri farat dhe po me nervozizëm, tërhoqi këmbëzën... zogu fluturoi këtu - aty dhe ra krahapur, u zhyt mes gjetheve të labotit.  Didini kujtoi se zogu u tremb nga krisma, por në të vërtet s'e kishte vrarë zogun. Por një saçmë e kishte marrë në majë të krahut, pra e kishte plagosur. Zogu fluturoi pak dhe u ul. Ai nuk mund të fluturonte gjatë. Didini, ndërseu zagarin që ta kapte. Zagari sapo iu afrua, zogu fluturoi dhe iu largu zagarit duke lënë pas pika gjaku si një varg rruazash të kuqe. Zagari iu afrua prapë. Por zogu fluturoi përsëri dhe u fsheh pas një kaçuleje në mes të labotit, por zagari e gjeti sërish pas erës së gjakut. Zagari ndiq e zogu fluturo, zogu fluturo e zagari ndiq. Më në fund zogu fluturoi pak më larg dhe qëndroi mbi gardhin e trëndafilave të egër që ndante Hajlerin, pellgun ku tërbonin bajzat dhe çajkat, me fushën e Labotit. Zagari duke nuhatur erën e gjakut arriti deri te gardhi i trëndafilave të egër pranë pellgut dhe u ndal. Nuk po e nuhaste dot më erën gjakut. Trëndafilat e egër kundërmuan në çast dhe e mbuluan erën  gjakut me erën e tyre që lëshuan sapo panë zagarin.
Zogu, pasi pa zagarin të largohej, filloi cicërimat duke i dhuruar gardhit të trëndafilave të egër si falënderim e mirënjohje një grusht cicërimash të gëzuara dhe fluturoi...
Temën, tha Didini, edhe një harabel që e qëllova s'e vrava dot...    

*Duke lexuar skicën «Zogu i braktisur» të poetit dhe shkrimtarit Qerim Skëbneraj, m'u kujtua një skicë që kisha lexuar në vitet gjashtëdhjetë në një libër leximi italisht, në kohën kur mësoja italisht dhe vendosa ta shkruaj në ngasje të skicës së mikut tim Qerim Skënderaj.
 
                            RRALLIMI
                                  (Skicë )
Në kohën e rrallimit të misrit xhaxhai na porosiste që midis dy-tri degëve, të linim atë më të shëndoshën. Dy të tjerat t'i shkulnim.
        Rrallonte xhaxhai. Rralloja dhe unë. Xhaxhai nuk hezitonte fare.   C'ishte për të shkulur  e shkulte . linte degën më të shëndoshë. Edhe kur degët e misrit  ishin gati  të njëllojta, ai linte vetëm njërën. Dy të tjerat i shkulte pa të keq.
        Atë që bënte xhaxhai, unë s'e bëja dot kurrë. I shihja degët. Matesha të  shkulja njërën prej tyre që më dukej  e shëndoshë, e blertë, e rritur si të tjerat. E lija edhe  aty ku ishin tre-katër, mendohesha gjatë kë të shkulja e kë të lija. Ky çast mëdyshjeje, më vononte në punën e rrallimit. Ndërkaq sa mendohesha unë, xhaxhai bënte përpara, më linte prapa. Ai rrallonte dy rreshta, kurse unë gjysmë rreshti. Nuk më linte dhimbja të shkulja bimën, kisha   keqardhja t'i rralloja, t'i shkulja, degët e misrit.
          Xhaxhai thoshte me bindje:
          Rrallimi  rrit kallirin. Neve kallinjtë na duhen jo degët, gjethet e misrit. Degët u duhen qeve, lopëve.  Ç "Ëœbënë kështu mor tutkun, më qortonte xhaxhai dhe i shkulte pa pikën e dhimbjes degët e lëna pa shkulur nga unë.
         I thosha xhaxhait:
         Po pse t'i shkulim xhaxha. Dy degë bëjnë dy kallinj, tre degë bëjnë tre kallinj. Një degë sado e mirë që të jetë, një kalli do të bëjë, xhaxha!
         - Tutkun, më thoshte xhaxhai me një qortim përkëdhelës, po një degë e mirë misri bën dy edhe tre edhe katër, pesë kallinj të shëndoshë.
        Kur rritej  misri  dhe çonte kallirin, degët e  rreshtave të misrit  që kishte rralluar xhaxhai zinin nga dy, tre, katër kallinj. Degët e rreshtave të misrit që kisha rralluar unë zinin nga një kalli dhe atë fare të imët sa gishti i vogël i dorës.
         I shikoja kallinjtë ashtu të vegjël dhe ndjenja dhimbje. Xhaxhai  që i shihte dhe çelej  në fytyrë kur shihte degët me dy, tre, katër,5,6 kallinj të shëndoshë të cilëve nga shëndeti çahej lëpushkat dhe dilnin kokrrat e misrit si dhëmbë të bardhë që qeshnin e më përqeshnin mua mëshirëmadhin...
Por jo, ata qeshnin me paditurinë time në punët e rrallimit e jo me mëshirën time...!  Dëgjova të thuhej se mëshira nxit fajin.. pra nuk duhej të kisha pasur mëshirë.
Po pyjet rrallohen xhaxha? Rrallohen si s'u rralluakan. Ndryshe do të kishim shkurre dhe jo pyje, përndryshe, mes pyjeve do të kishi dru zjarri dhe jo lisa!
Po mes misrit tonë do të ketë lisa? Do të ketë që çke me të, si s'do ketë? Dega e misrit me gjashtë kallinj do të jetë lisi më i lart mes arës sonë! Do të kemi bereqet sivjet, jo llafe, tha xhaxhai i kënaqur me rrallimin ndërsa shihte gjethet e misrit qe luanin me flladin e ndajnatës...

12 nëntor 1988-2015  

FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DISA KOMENTE PËR POEZITË E ANTOLOGJISË ME POEZI TË ZGJEDHURA TË POETIT FASLLI HALITI PËRKTHYER NGA POETI I SHQUAR GËZIM HAJDARI (05.07.2015)
RRUGËT E REJACikël poetik nga SOKOL DEMAKU (05.06.2015)
PESHA E BOTËSPoezi nga ALLEN GINSBERGPërktheu: FASLLI HALITI (05.04.2015)
ZOGU I BRAKTISUR(Tregim i jetuar)Nga QERIM SKËNDERAJ (05.04.2015)
NJË KALË I GJELBËRNga ADEM ZAPLLUZHAPoezi prej librit 'Sytë e gurtë të erës' (05.03.2015)
FERRI I TË GJALLËVE (mbresanga libri “Ferri i të gjallëve i Shefqet Gjanës) (05.03.2015)
'YJET NUK JANË TË KUQ' - NJË RRËFIM TRONDITËS PËR SAGËN E MËLYSHAJVEOptikë kritike për romanin 'Yjet nuk janë të kuq' të Albana Melyshi LifschinNga MEXHIT PRENCI (05.03.2015)
MËMANovelë nga KOÇO KOSTA (05.01.2015)
POEZI NGA ARTUR RIMBAUDI përktheu: FASLLI HALITI (05.01.2015)
POEZI NGA MIHAIL LERMONTOV, ALDO PALAZZESCHI, ALIDA AIRAGHIPërktheu: FASLLI HALITI (04.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]