VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AI KALOI DUKE BËRË DASHURI ME NJË TJETËR MBI NJË LËNDINË ME LULE Poezi nga GABRIELA MISTRAL (1889-1957) E Martë, 03.02.2010, 05:53pm (GMT1)
UNË NUK JAM VETËM Nata po, ajo është e shkretuar Prej maleve gjer në det. Qielli po, ai është i shkretuar Bota po, ajo është e shkretuar.
KËMBË TË VOCKLA Si ia arrin poeti të bëjë që këmbët e vockla të fëmijës të shprehin vuajtjet e tij? ------ Hapa të veckël fëmije, Blu nga të ftohtit kallkan, Këmbë të vockla me plagë, Gërvishtur krejt prej gurishtes, Njeriu, duke qenë i verbër, s'do t'ia dijë Shputat e vogla të përgjakura Një zymbyl kundërmues rritet. Gjithsesi, qëkur ti fëmijë ec Përmes rrugëve kaq drejt Ti je trim, askush nuk dyshon. Këmbët e vockla të fëmijës janë Dy xhevahirë të vegjël të vuajtur, Njerëzit si mund të kalojnë pa i parë.
BALADË Ai kaloi këndej me një tjetër, Unë e pashë tek kalonte këndej. Era frynte gjithnjë ëmbël Dhe shtegu ish krejt i qetë. Dhe këta sytë e mi, mos pafshin më, E panë atë kur po kalonte këndej! Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër Mbi një lëndinë me lule. Kulumria po lulëzonte Dhe një këngë i fërfëlloi flatrat. Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër Mbi një lëndinë me lule! Ai e puthi tjetrën Në bregun e detit. Hëna lule portokalli I prekte lehtë valët. Dhe gjaku i zemrës sime nuk e nxiu Hapësirën e pamasë të detit! Ai do të shkojë me atë tjetrën Tejetej përjetësisë. Qiejt e ëmbël do e ndrisin. (Zoti do që ata të heshtin.) Dhe ai do të shkojë me atë tjetrën Tejetej përjetësisë!
ENGJËLLI ROJTËS Është e vërtetë, nuk është trillim; E ke një Engjël Rojtës pranë Që të merr me vete si era Dhe shkon me fëmijët kudo që ata janë. Ai ka flokë të butë Që farfurojnë si era. Ai ka sy të ëmbël të thellë Që të pajtojnë ty me një shikim Që t'i largojnë drojat me ndriçimin e tyre. "Nuk është trillim është e vërtetë.) Ai ka trupin, duart, flatrat për fluturim, Gjashtë flatra që shpalosen te retë, Gjashtë flatra që të përkundin në qiell Që ti të flesh në djep e qetë. Ai e bën frutin në degë më të ëmbël Që të lëngshtohet në buzat e tua të përmjaltura; Ai e nxjerr thelbat e arrës nga lëvozhga Dhe të ruan ty nga shtrigat dhe xhuxhat. Është ai që të ndihmon të mbledhësh trëndafile Që janë zënë në grackën e ferrave, NE DO TË BËHESHIM TË GJITHA MBRETËRESHA Ne do të bëheshim të gjitha mbretëresha Të katër mbretërive skaj detit blu: Efigjenia dhe Soledadi, Ljusilla e Rozalia gjithashtu. Në Luginën e Elkuit, rrethuar Nga njëqind male varg e varg, Që flakëronin kuq sikur na bëheshin kurbanë Apo verdhonin si flori që na jepej haraç, Ne thonim kështu të magjepsura Dhe besonim verbërisht Se të gjitha do të bëheshim mbretëresha Në katër mbretëritë e detit pikërisht. Me bishtalecat e vajzave shtatë vjeçe Dhe me përparëset e kaltëra të veshura, Dhe katër mbretëritë tona, Do të ishin kaq të mëdha, thonim ne, E sigurtë si fjala e Kuranit, Do të arrinin prej deti në det. Ne do të merrnim katër burra Kur të vinte koha për martesë, Si King Davidi i Judesë.
Dhe nuk do të rikthehet ai më kurrë në jetë? Nuk do rikthehet Në netët e mbushura me yje drithërues, apo në dritën e dlirë Të mëngjeseve virgjine, apo në pasditet e flijuara? Kurrë nuk do rikthehet në skajin e ndonjë shtegu me gardh Që rrethon fushën, apo pranë ndonjë Shatërvani të bardhë fërgëllues nën hënë? Kurrë nuk do rikthehet pranë kaçurelave të ngatërruara të pyllit Ku, duke e thirrur atë, nata shpalohej mbi mua? As në shpellat që ma përsëritnin jehonën e thirrjes sime? Oh, jo! Për ta parë atë sërish, do rendja kudo që ai gjendet- Në shtigjet e ngushta të qiellit apo në shtjellat marramendëse, Pranë hënave të qeta apo në një tmerr të zi! Dhe do të ishim bashkë çdo stinë pranverore Dhe çdo dimër, e nyjëtuar në një nyjë të ankthshme Rrotull qafës së tij të lënyrur në gjak! LULET E AJRIT Unë e takova atë jorastësisht, kur po rrinte në mes të lëndinës, duke kqyrur këdo që kalonte, të gjithë ata që e kqyrnin. Ajo më tha mua: "Ngjitu majë malit- Sepse unë nuk largohem kurrë nga lëndina. Më sill nga mali lule të bardha Si bora, të buta dhe të njoma. Unë u ngjita majë malit Dhe i kërkova lulet e lëbardhura Në mes shkëmbinjve, kur lulet Ishin gjysmëzgjuar, gjysmëfjetur. Kur zbrita poshtë me lulet Unë e gjeta atë në mes të lëndinës. Si një e çmendur, unë e mbulova Me një dallgë zambakësh. Ajo kurrë nuk e përfilli bardhësinë e tyre. Por më tha mua: "Tani më sill Lule të kuqe, vetëm të kuqe. Unë nga lëndina nuk largohem dot." Unë u kacavara thepave me drerët Dhe kërkova lulet e marrëzisë, Ato që rriten të kuqe dhe duket Se jetojnë e vdesin prej kuqërrimit. I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ Shqipëroi Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |