VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NAIM KELMENDI: SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR (Poemë kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare) E Shtunë, 03.27.2010, 08:51am (GMT1)
NAIM KELMENDI 1.
Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut po kënga në momentet e vdekjes hijezezë a s'është idealizëm shqiptar i shpirtdhembjes së madhe shqiptare vurratave të historisë aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku aty ku vritet Kosova a s'është gjasë e vjetër vetëvdekja, dënimi me vdekje për veten për hir të dritares në ardhmëri bardhësish po vdekja shqiptarçe aty ku vdesin burrat a s'është e vetmja fije e hollë që s'këputet kur e kafshojmë dhembjen e dashurinë me Kosovë të përcëlluar n'melodi vajtimi dhe s'vajtojmë kur marrim vendim mbi veten të biem flijim përmbi kthetrat e natës lubi 2.
Kur na e futën ujin përfundi e mishin e dhisë në mes gjakut nuk flihet më në atë shtrat përfundi na ruan një gjarpër që na kafshon kur të dojë natën në mesnatë, ditën në mesditë ta lëmë tokën nuk bën se është mëkat ta lëmë kokën është jetë e përtejme pa fund s'ka mbetur kohë për rruaza në pe,por koha është kohë për luftë, kohë për kryqëzatë, kohë për të marrë frym shqip dega e gjethit n'maje kohë për Lulëkuqe Llapi e Drenicës etjes në zgjim kohë për t'i rënë bririt në të katër anët e dheut kohë për të filluar kohën e lidhur n'zingjir si qen mor, kohë është për kohën që di të lind nga hiri do ta ndjek për zotin në gur e në galinë ka për t'u çuditur alemi e polemic kur i dal n'pritë e prite i them tash këtë plumb shqiptari në ballë që të merr në kokë e nuk i shkon krisma huq robi e ka balsam vdekjen sesa jetën pa ajër t'lirë prej se mbitë ju ushtri djajsh këtë gjuhë flas me ju dembabaden përmes tytës i kemi ndarë me ju pleqëritë me ty vetëm pushka vetëm plumbi sa t'ia këpus kohës një hallkë nga jeta e robit e sat a lëvizë nga vendi kohën zero e sa ta përkufizoj përgjithmonë këtë fund
3. Një hije më del e më flet përmallshëm krejt e papërkufizuar në është ëngjëll, në është shfaqje e djallit s'e di por i flas, i rrëfehem, ajo më pyet ndoshta nga shqetësimi i vet, përvuajtur unë pranoj t'i përgjigjem pa dorëza, pa të keq atdheu s'është leckë që vihet në bisht të sorrës është për jetë që nuk hahet, nuk pihet, ka shije të pashpjegueshme, aromë të pasosur, përkufizim të qartë në fjalët e djegura, për çdo sakrificë rruge ashpërsi krizash e akullnajë kur e ke larg e djeg në eshtra, djeg në vargje përcëllon në këngë kur e ke pranë fle në të si në gjirin e nënës ia thith gjinjtë e s'ia shterr qumështin e bardhë të rrit më ëndrra të përkund nëpër ninulla të jep peshën e gurit ngjyrën e fjalës dhe emrin me mbiemër dhe ta mban besën kur i flet në besë e tam ban fjalën kur burrash i lidhesh për fjalë edhe kur i vjen deri në fyt era e plehut është durimtar nuk nxiton të anatemojë emra të përdhosë mbiemra, t'jep rast të përmirësosh veten njëherë përveç kur më e rënda nëse e tradhton mallkimit të tij as në varr s'i shpëton 4. Përse je ulur mbi atë gur i vetëm i menduar në sy të vezullojnë pika lotësh e nuk ke zë a s'është më mirë të bësh diçka konkrete mundimi yt i brendshëm trishton në rrënjë po çka po kapërthuresh në atë këngë, e çka është ai vaj i burrit që nxjerr kënga flakë e mbush trimëri odën e burrave e çan fushën si të ishte fundosur anija në det, si të ikte jeta e djegur nëpër gjurmë të humbura në humnerë piskamash në orbitë të errët e thirravajesh në trajta të paajër e zbrazëtive pa emër ecejakeve pa një thirrje që vezullon rrugët përmbi pamjet e vdekura e të burgosura keq të rrahura tërë natën kokës që nuk bindet të jetë kokë e dëgjueshme nën udhra asisoj të djajve me ide nështruese e nënçmuse duke u munduar të t'japin mësim e doktrinë e shkencë të rreme mbi mitin e gënjeshtrës dëshpërimin duke dashur të ta bëjnë mësim e ti s'pranon as të parën herë as të dytën as të tretën as kurr jehërë nënshtrimin edhe nëse të vrasin s'pranon të të thyejnë në ideal të shenjtë as ta thyesh rrugën e nisur 5. Nuk e di se kujt i bëjnë përshtypje këta lot zemre këto dhembje të tmerrshem që s'i duron as zoti e s'mund t'i drynoj por ja po e qaj këtë pamje të ftigshme që na rrethon me armiq të rrezikshëm, botën na e kanë bërë si një top leckash që kah ta vërtitesh e shikon si ndizet i del flaka etje, shuhet, digjet tjetërkund përrmbyllet njëra krizë hapen varret bëhet varr pas varri deri në çmenduri u humbin edhe emrat pa i ditur ku i kanë as eshtrat as letërnjoftimet as pa ditur përse kanë lindur aq të pafat pse vdesin pa asnjë mbrojtje në duar gjakpirësish ndërsa atje në kancelaritë hijerënda mbahet prapë mbledhje dhe shkojnë e flasin të mëdhenjtë pështyma u thahet fjalët bëjnë spektakël fjalët keq tradhëtojnë të vërtetën e shenjtë fjalët bëhen kafshë të egra dehjes me shampanjë me shikime të dhelpërta me orekse të egra ujqërie 6. Po unë ç'të bëj tjetër, kërkoj veten time terësive të humbura të masakruara i gjej veç gjurmët e gjakut për liri përgjëruar këtu viti, këtu datë vdekja, këtu epoka e shiut epoka e thatësirave e thirrjeve për shpëtim në emër të zotit në emër të së drejtës në jetë njeriu pa vrasje pa shëmti të verbër e të prishur nervash e të dalë arsyes së gjërave në vetvete prandaj këtu i gjej të gjitha me emër e mbiemër me datëlindje e fundshekull duke kafshuar e keqja afër e duke hyrë sikur shushunja në mes të ajrit të pastërt pa vetëdijshëm kemi kopjuar diçka pahetueshëm a s'po e sheh gjakun tim të shprishur gjeografisë popullore copat e ndara në duar të ndyra në gojë myku përgjaket njëri cep shpopullohet tjetri masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin andej ua vrasin zogjve këngën e parë ajrin e lirë ua verbojnë gjith këndej dikund tjetër s'i lënë as t'shohin ëndërr fatin e tyre në udhë drejt diellit, heej nxinin turr e turr barbarët, spijujtë, agjentët çatalloheshin fytyrave mesjetave të zeza e zinin viktimën e lidhnin me litar në fyt e venin në kryqin e tyre dhe e kryqonin antinjerëzisht pse thoshin se jeta jonë 7. Shqiptaria pi qumësht me etje në rrënjë Ilirie në sofër shtrohet buka e kripa e zemra përplot besë ora e saktë në dashuri brezash pa rrena fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit e në emër të shpirtit vetëvdekja e trimit në shtat e shtatëqind vafshin se Unë njëherë kam vendosur ta bëj timen për dhe Kosove ah këtij dheu i pëlciti mjaft zemra, iu bënë dëng nervat e tij, duke ia zënë diellin mbi kokë kërkushi me fatin e zi duke luajtur me gjakun e tij me lotin me ofshama nënash me tragjedi nusesh e krushqish nëpër ëndrra t'përflakshme përplot zbrazësirë mot e përmot veç shkrumbi dhe fajtoret e mortit vit e për vit burgjet prit e përrcjell shqiptarë nënat, motrat e shtëpitë pëlcitur i ka trishtimi para tytash, para fytyrsh gjelatësh, para thikash më prit tash kalorësi i gjakut, çast i bukur për t'ia shkrepur shqip nga damarët e plasur 8. Po unë kush jam Unë që rri në këtë lëngatë të zezë durimi a s'është i sëmurë e kush i beson brengës tij ai tjetri t'i bën të nëntëdhjetenëntat e s'pendohet ne ia pimë mëkatet me katran këtij Ballkani plak po Unë mos qofsha bre burra në m'u rrudhtë syri nga vdekja që s'do ta lë pa e përshtyrë në sy bote atij askushi pezmin e mbledhur do ia derdh në fytyrën e pistë le ta shënjtërojë pësimi, dhe le të ikë prej kah kla ardhur me tërë atë Mesjetë ose në mos ikt kam për ta varë si qenin e jo me një vjershë porn ë Fushbetëjë do piqemi do i masim pëllëmbët e shikimit e hapat e pezmit dhe krismës shqipëtare do ia nxjerr me zë tymin prej shkrumbit të durimit prej helmit dhe gjakut le të burojnë kuq tëra të djegura vrragëve të fatit mjaft ka zënë myk ndër ne ndeshtrasha dhe mjaft e kanë ngrënë shpirtin tonë tradhtitë e askushëve vend më s'u ka mbetur fjalëve veç pushka e ka fjalën a ta lëviz pak gurin njëqindvjetësh Evropa sa t'shohë se gjarpërinjtë do të dalin, sa kokat me helm, sa tmerri ka për ta shëmtuar njeriun pranë tij, se ne prapë jemi asht i vjetër para kanibalëve me thika në duar, gjëmës me xhelatë të tërbuar e skenare krajlash për të na zhbërë 9. Ejani t'ia këpusim dënimin, mjerimin Sizifit me atë gur mbi shpinë keq e kan dënuar perënditë e pezmit që dinë aq egër të dënojnë i pafund mundimi i përjetshëm se tmerr i madh të mos na qesin kodra pas bregut magjistarët gënjeshtrat e kripura në filozofi mjerimi kanë ditur të lëshojnë rrënjë në shpirt psikë të vetëburgosur të vetëvrarë të vetevdekur nga frika e mosvdekjes dhe bëhen torturë e fjalëve të pathëna në pushin e vetvetës pa mos ia thënë popullit të drejtën si qiriri të vërtetën që digjej si pisha nëpër gropina shpirti mor ejani t'ia këpusim prangat robërisë e shekullit që ka ditur të na ndajë në Berlin e në Londër t'ia themi me krismë gjaku se shqiptari nuk vdes ashtu si ia gatuajnë zhdukjen kokat e barbarisë mor ne s'jemi katandisur të gjithë bre, jemi këtu qëkur nxeu ky diell, qëkur dimë për Shkup e për Shkodër e patëm nga Molla e Kuqe gjer në Artë pamjen një me Ilirinë e ku keni parë ju ore armiqtë t'i trembni me britma e gogolë 10. Dhe i them Hamzës t'ia dridhë pak telin më pyet se cilën këkgë e dua cilën histori po këndoj të gjitha bre burrë të tërat me radhë krejt qka janë shqiptare dikah u del tymi se ia kam dhënë besën vetes me një betim betim të shënjtë tek ngjyra e flamirit tek fara e fisit tek rrënja e lashtësisë tek buka e vatrës se kush ia ka lakmi ecjes së ngadaltë të breshkës s'e arrinë kurrë lirinë dhe s'del tej robërisë breshkat dhe minjtë s'ia dalin kurrën e kurrës të krijojnë mendësinë e qëllimit të tyre final për të arritur përgjithmonë lirinë e qenies ngase janë minjtë pa zemër e breshka pa mend lëvizjes i duhet ngjyra e gjelbërt ecjes më alegro ja si i kanë bërë vend njeriut tënd në humbella botës herë në atë skaj herë në këtë skaj si vezët e qyqes thirr andej e këndej thirr njëqind vjet në të shurrshër kalë i Skëndërbeut a s'e ndanë në dysh hapësirën e erdhi Gjergj e na mblodhi tok dhe të doli zot zogu i shqipes 11. Në oda burrash është pjekur burrëria është djegur teli i lahutës janë përrcëlluar këngët në trimëri trimëri pas trimërie betejë pas beteje i kemi vrarë i kemi ndjekur me turp i kemi mundur, pyetni vitet epokat e shkruara me gjakun tim pse i hesht det-o pse m'i mban kaq gjatë pezmet e derdhura në valë që të vrasin që të mbysin me lemerinë e misterit tënd ku je tash vuajtje e përvuajtur po zi na i ke rënë e zi na i ke shkruar këto stinë e vite, po zi të është derdhur përmbi kohë e kokë e trup trishtimi i marrë ishte zjarri i tij dhe ngulfatja jote dhe hovi yt i zi, revan pa kokë e pa sy po a zhdoket një popull bre ç'të drejtë i dhatë mendimit sadist e shpirtit të zi çetnik urrejtje të zbrazni mbi mua sa uji i detit s'kanë gjethe drunjtë sa paskësh urrejtje në ju sëmundja anemike në shije bishe e nerv patologjik u ku bërë hije brezave deri në çmenduri totale detyrë nacionale për ta zhdukur një popull etnik nga kjo çmenduri zoti u steb, bota bëri u dridh panë e çka s'panë kohët n'kafshërim të një race por ne prapë vumë ca gurë fjale atje në Kaçanik 12. Fjalës do t'i japim ujë Rugove e ajër Llapi në poret e dheut që është i yni, i lashtë sa vet rruzimi sa vet drita e diellit sa vet Drenica me përrballje me xhelatë njëherë do ta mësojmë kohën t'kohojë shqip prej Çamërie me Lidhje e Besë nga Prizreni e s'do t'u falet asgjë as kokat e tyre prej kuçedre kur s'ka dritë kur të vritet e drejta e saj ne jemi kthetrat e shqiponjës ku thërrmohet epshi i territ kur s'ka liri thashë, në shtëpinë tënde hyn e del i mpirë ndjenjash e fjalësh dhe i tëpërt të duket vetvetja ngase s'di ku ia kanë lidhur nyjën cilës plagë i dhemb më shumë etja për dritën terrinës njëqindvetshe duhet ndezur fitilaqen ta shohim njëri-tjetrin ku ramë e ku shkelëm në magji të zeza e në puse me ujë që s'ec e s'pihet dritës në memorie t'ia nxjerrim për diell qëllimin pa e pyetur kurrë veten a është herët a vonë vonë është sa t'duash, herët është mjaft për tu nisur rrugët në një pikë e në një drejtim e në një ditë dhe do ta marrim ja hurin ja tirqit ja orët e liga do të na e shtydhin lëngun e kujtesës me të zitë e ullirit
13. Nesër keni për t'ia parë majen lisit e kokën e tij si i pretë rrufetë e mnerta me urrejtje të serrta bishe ata që ishin dje nuk janë sot jemi ne këtu mbi dhe përsëri Ata që duhet të vdesin në vetëmbrojtje njërin sy e mbajnë harur për Veri, tjetrin për Jug ujkonjat na ndërsehen sërish në këtë fundshekull me pabesi si gjithë jetën të pangopur në toka shqipesh dheut të Kosovës i mbjellem te plisi i bardhë këtë radhë po ia shkruajmë këtë histori të ashpër gjurmën e vjetër me dy kobure të Isë Boletinit do t'jemi çdokund aromë toke në vesën e mëngjesit nesër, pra, në prehjen e barit, në paqe, në liri tonën le të blerohen stinët dhe një libër le të lexojnë për luftën e fundit, krimet e tyre makabër animalësh me gjak shqipesh po bukur ia ngjyrosëm të ardhmen po bukur i dolëm përballë ia gjetëm lulen e ballit andaj s'duam lot duam histori Kosove e këngë ilirishte ekzodet kurrë më të mos ekzodojnë nga dheu ç'është yni jo ikjen po ardhjes t'ia mësoni kohën shqip tek burimi 14. Në tokën arbërore Gjaku i arbrit shihet vadave luleve e pranverave në secilën stinë cicërrimash atyre që e tradhtojnë vetëm anatemën e përjetshme të vdesësh kur duhet të vdesësh nuk është vdekje përjetësisë i duhen emra, ideale, zëra, etje, atdhetarë e atdhetarizmës kënga në gojë mu aty para vdekjes një zë kushtrim për t'i zgjuar edhe të vdekurit në varre e dredhim nga një duhan kaçkakësh me babën Shaban derisa rreh dora, rrah gjoksi, pëlcet pezmi nëpër damarë është ora jonë e shenjtë, idealja, jetën ia lëmë peng tëra të ardhmeve se u duhej lavdia këngëve tona librave të historisë, vargjeve, ugareve të përjetësisë u duhej një udhë tjetër një shteg në ajrin pa dhunë përsë ne jemi përse është e jona përse është gjaku ynë gjakimit tij përgjërimi për jetën e lirë të bimëve tona në Golgotë kryqëzimit na kanë helmuar dritëshikimin kanë pirë gjakun tonë e kanë derdhur si ujë burimi e tash kush ia rrah më mirë telin se lufta që erdhi plumb për plumb e ballë për ballë e zjarr për zjarr p one nga luftëtarët ende i kemi të përcëlluar sytë me luftën lozim si me macë se fat tjetër nuk kemi
15. Pushkën top, babë, syri s'na lëviz as këmba sa të kemi luftë me bisha të gjallë jo se jo të vdekur s'na falin të bëjnë copë të shqyejnë deri në frymën e fundit pingul jemi para egërsisë të nesërmet s'vdesin kurrë, babë, vijnë më mijëra marrin bekim në këtë gjurmë në këto plagë gjaku e shkrimi ku janë drynuar egër vitet e burgosura sot s'është luftë është dasmë e madhe e kremtë e shpirtit të shtypur që pëlcet përtej stuhive le ta dëgjojë Evropa pëlcimën e t'i mërrolet ndopak vetullat mbi syrin e dhisë e në shikim të akullt e t'i ndizte pak bishti, pak hija e turbullt e pak hidhërimi i saj kur ai masakrojnë paqen kur i përgjaken popujt kur s'ka vend për robër e të ikur, kur s'ka kah ua mbyll derën urive për drejtësi njerëzorë për liri kombëtare mor, ejani se na ranë e t'ia shkrepim shqip një jetë që e kemi rritur e pjekur për këtë ditë 16. Ore , ata vrasin magjet e miellit e brumin e bukës njerëzoren me shpirtra mizore ia vrasin zogjtë ditës me diell degës në pemë të bleruar ia përgjakin tëra dritaret e kthyera kah e diela e paqtë në pushim hyjnor me urdhër të zotit mor, cili guxon të na prek në këtë tokë hyjnore e të mos ua lëmë kokën si qenve në tyta armësh bandës së tëbuar turr pas gjakut të shqiptarit ishin çdoherë janë e do t'jenë armiq të kohës në verë në pranverë në vjeshtë e në dimër në krejt çka shihet e fluturon qiellit të vet paqësor e shohin egër paqen plot llahtar kohën plot kaos ecjen e zezë nga secila gjeneratë deri në pikën zero lumturohen në pikën zero shkallë në minus në zemra që ndjejnë zi ngjyrimit me të zezën e tjetrit si përherë s'ua gjen për be të bardhën në asnjë shtegdalje është dritë e tyre nata që i ka zbukuruar me shëmtim 17. Trishtimi i tepërt për të vjellur nga pamja e tyre nga mendja e sëmurë me paranojë shpirti ka për të ckurruar gjak ora e shëmtuar viti 1998 viti 1999, e kanë për të vdekur e kanë për të ndodhur vdekje përplot lavdi e kanë për ta ngrënë tradhëtitë vetë njeriun e turpit që do t'ia ha si kob jetën e tij do t'ia vulosë fundin e tmerrshëm, humbjen e madhe për të mos u ngritur kurrë më përmbi lirinë njerëzore mbi lirinë e bimëvë mbi lirinë e fjalëve mbi të menduar ka për të dalur guximi nga nëntoka nga epika arbërore, kanë për të shprepur orët me trimëri burrash trimëri trimash e trimëri shqiptare që pëlcet si kripa shenjën (UÇK) do ta kenë në uniforma e në djepa në LAVDI kombëtare në male në shtigje në thepa aty ku bien zogjtë e shqipes përjetësive të shenjta
18. Pamjes do t'i kërleshen leshrat e kokës e trupit ata që s'i kanë ditur gjërat kanë për t'i mësuar ata që s'i kanë njohur kanë për t'i parë me sy e për të mos besuar se paskësh kaq mizorë e mizori të egra prehistorike e paranjerëzore ata që s'kanë besuar do ta shohin të vetetën përplot sy të nxjerrur, koka të prera, njerëz të vrarë nëna të therrura me shtatëzëni e pleq e plaka bërë për shëmtim të zotit nga duart e krimit pastaj vijnë nga perëndimi vijnë nga Evropa plot epsh mëmëdhetar ngritet flamuri i Arbrit betohen një nga një para tij para atdheut lidhen besë për besë për Vdekje o Liri, dhe ua shohim syrin në shënjestër, gishtin në këmbëz madhështinë shqipëtare në urtinë e hershme të Gjergjit kushtrimit i del fjala e nga jehona e saj nxihen malet toka ua ka të madhërishme pamjet, koha të përflakur ua nxjerr shikimin e pangopur mbi kokat barbarësh
19. Hyjnë e dalin e hyjnë tepër mjerueshëm me syte e kaosit në të gjitha rrugët e përtëritjes lakmi e zezë i ndez i verbon keq i vampiros pranverat në sytë e tyre s'janë për të qenë stinë me kaltërim e me lule e me dashuri njeriu për atë qiell të kaltërt mbi kokë e mbi tokë për pak diell mbi qiell për pak shtrojë pa gërmadhë askund s'ua gjen shembullin për mendësi lubie për rast të veçantë me sëmundje të pashëruar në farë të egër në shpirt të egër në gjakra vrerë e helmët urive të tyre s'u del as planeti s'ngopen me shqiptarë i duan tri pjesë të botës detet për mish popujsh burra armiku mbetet armik i përjetshëm brezave asnjërit s'i zihet besë për ne janë ata që ishin, ata që janë histori mizore, urrejtje e çmenduri mbi etni
20. Kosovës mos m'i dërgo më letra nga mërgimi nga të katër anët e globit anëve të errta të zbrazëtisë kjo tokë ju do brenda balsam i tëra plagëve të saj kur t'i gjendemi pranë kur t'ju ka gjelbërim dhembja për t' dalë zot në orë të liga tek ia vrasin zigjtë tek ia bëjnë gërmadhë pamjet e rrugët e një qëllimi tek i mbushen fushvdekjet me kufoma e fushbetejat t'i jemi pranë dhimbjeve të lindjes në ara në male e mos t'i thuhet për të flakës së shpirtit të mos digjet dhimbjeve të harbuara kur ia përgjakin epikën, këngët kasapët e përkryer për t'i prerë dhe pipat e fundit e për ta zhbërë nëse munden me pemë e frymorë me teshë e koteshë duke e ndjekur me tmerr deri në themel veç gurëve të themelit që s'i lëkund kurrë as ia merr nga rrënjët e trrollit etnik e nëpër farë e fortë epike
21. Ah, shqiptarë plisbardhë e mi zemërdjegurit të tmerrshëm, ah, mbi supe vitet e robërisë kudo gjurmë dhëmbësh fashistë të një bishe karpatesh që s'e di kurrë ku është kufiri i mizorive të çmendura ngjarje tragjike e kanë kripur kohën mizore e shpirtgur anë e kënd globit të shpërndarë tragjikisht pikë e pesë brenda e jashtë të ndarë në mes veti nëpër rrathë ferri ah tmerri im përplasja ime e tmerrshme në ty në therrtore therren në fyt arsyet e pastra e kombëtarët i lënë kokat për dhe të atdheut e flamur shqipeje pse jo unë ka çdo të drejtë ta lë kokën për tokën për zotynë kjo racë është patalogjikisht e pashëruar t'u biam, ta ndjekim deri te një farë të djallit e mallkim u paçin të ardhmet e tyre deri në një u shofshin brezat e tyre barbarë e çdi gjë qe e kanë mësuar antinjerëzisht zoti ua mbuloftë me shëmtim edhe në fund të globit po të jetë mbirë far shkjau mos u mashtrone bre se nuk ka kund shkja të mirë ka vetëm shkije vampirë kudo racë e fëlliqur, mjerim ka toka kah e shkelin, mjerim kanë pamjet kah i djegin 22. Pa u ndarë mirë dita e nata krimbohen të papritura nga vrimat do të dalin veç krimba me krimbërinë e vet na vërshojnë të etur për pushtet e jo për shtet, medet po verbim u ka mania për sundim farë e pakuptim tragjedinë s'e shohin e kanë mësim të huaj lakminë e prishur për kurtha pas shpine për hile e shërbime kobëzeza në emër të djallit kur hapet kutia e Pandorës janë zaptues të egër fronesh të pista e grabitës me koka përbindëshe pa e parë përbindëshin tjetër përbindshëm të sulur mbi shqiptarë-heeej burra more po e lëshuam një këmbë dhe` Kosove këtë plagë të madhe më mirë t'i biem not detit e të dalë ku të dalë por jo pa u zhdukur në njeri të fundit e në shqiptar të fundit pa mbetur shqiptaria pa gjak pa farë s'e lëmë Kosovën në gojët mesjetare në ujqëri karpatesh është shenjti me ne është NJERIU që vjen andej atlantikut i dërguari i zotit në mrojtje të drejtash është miku ynë më i miri në ditët e vështira dhe s'kemi për t'i mbetur borxh për miqësi të shtrenjta dhe s'kemi për t'ia harruar kurrë dorën e zgjatur në këto orë të liga përfytjes me vampirë e shtriga 23. Erdhën t'i fryejnë prapë të zezës mbi mua vetevrasje të bukur u kishte rruga e ardhjes me mite në maje shtize me lutje për krime me bekim tek historitë e tyre primitive tek rrenat që e kanë shkencë nacionale dikush më ta prit t'i shohim deri ku e kanë unë i thashë le t'i shohë zoti le t'i gjykojë e drejta le t'i shohë njerëzimi se si turren radhë me radhë me kokë gongone plot shëmtim për t'u trishtuar kuptimi se si përkryhen urrejtjve pas tokave të huaja si yshten tek Molla e Kuqe ishte kufiri yne deri tek Arta në Jug por këtë herë të ka mashtruar keq mëkata e gjakut helm të ka verbuar sysh historia e krimit tash në Kosovë fundi yt do të jetë turp fund i përjetshëm para shek XXI s'u desht shpjegim t'i jipja njerëzimit që s'iu ngopën kokat me tragjeditë tona me tokat që s'janë tuajat këtë radhë do t'ia korrni të kotat mendimit mizor me barbari mesjetash tek fara katile 24. Nëna, motra, fëmijë me fëmijërë të këputur trishtuar ju ka kaosi, traumat e rënda të këtij fundi me lotët tuaj do bëheshin riga shiu për një shekull uh, po ç'tmerre keni parë po ç'dhembje keni ndjerë para syve të ju pushkatohen më të dashurit, të zënit rob në duart e kanibalëve sadistë e antinjerëz ata s'kanë gjak njeriu, janë krijesa shpirt djalli vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari ju që vdiqët padashje në illim e në mess ë jetës së ëmbël me sy të nxjerrur me koka të prera me gjymtyrë copa ç'faj i patët kohës e zotit që lindët shqiptarë e pse jetuat shqiptarçe pse vdiqët me pasthirrma shqipe në gojë ç'faj i patëm lindjes duke ia bartur jetës qefinin shtigjeve kah kemi stisur ndjekjeve gjysmë të vdekur 25. Pamëshirshëm qindvjetshavë ke shkelur mbi mua ke bërë çka s'bëhet, ke stepur edhe zotin atje lart Uh po armik i egër ke qenë e ke mbetur për jetë po ai që kur ke ardhur e zure vend përeth tokave të mija atëherë e sot ke mbetur barabar në tëra ecjet e tua ku je vuajtje e përvauajtur po zi na i ke rënë epokës po zi na i ke shkruar këto stinë e vite me të zezën i zi na është derdhur pqrmbi koka e shpirt trishtimi Ah, falë të qofsha zoti ynë, ku rendin kështu spijujt tradhtarët, antinjerëzit, antindërkombëtarët, kurrë s'u falet shiten lirë për ndonjë shërbim si kuaj pa shërbim dëgjojani tash gjëmen krismës në këtë zgjim Kosove është gjaku që ia shkruan historinë Ilirit e Ilirianës është jehona e tij që pëlcet tek ndërgjegjet e botës dhe vijnë radhë më radhë shqiptarët dhe i prijnë luftës dhe epokës tek rrënja e lashtë ia bekojnë tytën pastaj vijnë kremtet dhen shqip çelin sërish lulet e bari rritet sërish dhe shpendët përsëri shihen sndej e shumohen prej vezës së vet e bashkë me njerëzit ecin lumenjt e stinët e mungojnë vetëm të rënët s'mungojnë në asnjë çast emrat tanë mësa kohët tona i yni i bie cep më cep pa drojë duke prekur zgjimin duke mos besuar se nga hiri i vet Ringjallet Kosova ____________ Poema Shqiptari vdes duke kënduar është botuar në numrat e 15.3.1999 dhe 31.3.1999 të gazetës së përditshme "Bota Sot".Më vonë janë bërë disa plotësime dhe është përfunduar. Nga Skender Buçpapaj POEMË NË GUR Nuk është e rastit që një letërsi të ketë një roman në gur (kujtoni "Kronikë në gur) dhe një poemë në gur, këtë që i kushtohet Adem Jasharit,legjendes moderne të trimërisë shqiptare. Në kuadrin e lirive poetike, dihet, ka poetë që kanë parapëlqyer dhe ka plot të tillë që edhe më tej parapëlqejnë të mos përdorin fare shenja pikësimi.Kështu ata mëtojnë që vetë lexuesi të gëzojë po ato liri të cilat vetes ia ka dhënë poeti.Pra, të jetë ai që vendos sesi ta lexojë krijimin poetic,duke vënë aty qoftë përvojën e tij si lexues, qoftë ndjenjat apo fantazinë, ashtu duke plotësuar, sekush për vete, atë që poeti e ka hedhur në letër. Autori i poemës në gur "Shqiptari vdes duke kënduar" është rigoroz në pikësim dhe shkrim. Është rigoroz dhe madje në përjashtimin e shenjave të tilla si pikëpyetja apo pikëçuditësja (pikëthirrësja-siç cilësohet në disa gjuhë).Është pra një liri poetike, e cila, në dukje të parë, ngjan se e kufizon lexuesin, në vend që t'ia krijojë edhe atij, bashkudhëtarit të poezisë, privilegjet e lirisë së leximit të poezisë. Ky kufizim, megjithatë, bëhet në emër të lexuesit si një gjest i mirëfilltë njerëzor. Poeti nuk do që dhimbja, të cilën e transmeton në çdo ind të saj, të jetë çmobilizuese, përkundrazi, ajo të jetë e tillë që dhimbjen ta transmetojë me atë gradualitet që t'i shërbejë kujtesës kombëtare, pra të jetë po ajo dhimbje për t'u ndjerë sesa dhimbje për të mos u harruar. Kështu, pra, dhimbja merr formën e statujës, të statujës që sa herë poema lexohet, ajo del nga shkëmbi prej nga është marrë dhe sa herë poema vendoset në raftin e librave, ajo përsëri kthehet në shkëmbin prej nga ka dalë. Në këtë rrafsh zbulohen marrëdhëniet e magjishme që poeti ka vendosur me bashkëkrijuesin e tij, pra me lexuesin, marrëdhënie të krijuara në heshtje, në mirëkuptim, si dhe të gurit me gurin, të cilat së bashku krijojnë edhe kështjellën, edhe bjeshkën, madje edhe Bjeshkët e Nemuna, ku i vendos një pjesë të ngjarjeve krijimtaria e librit të ri të Naim Kelmendit. Ato krijojnë edhe kullën legjendare të Jasharajve të Drenicës, ku u përsërit nga Adem Jashari, epopeja e Oso Kukës, por edhe Kosharen po aq legjendare, ku ngriti epopenë moderne Agim Ramadani, i cili ishte po aq sa luftëtar edhe poet, poet i ngjyrave dhe i fjalës. Naim Kelmendi ka përjashtuar nga pikësimi i poemës shenjat emocionale, duke vënë frymëzimin brenda piketave të tre- katër shenjave racionale, të cilat përmbyllin leximin vetëm në arsyetimin, vetëm në të arsyetuarit, duke e lënë për në fund a duke abstraguar krejtësisht dhimbjen si kulm të ndjenjës dhe ndiesisë. Dhe pra ai këtë e bën në një poemë ku dhimbja pulson në çdo strukturë të brendshme sadopak ta gërvishtësh secilën prej tyre. Duke lënë jashtë shenjat emocionale, pra, poeti e udhëheq leximin drejt thelbit racional, ndërsa dhimbjen e vë në shtratin e poemës, e cila, do ta shoqërojë lexuesin nga fillimi në fund, po gjithsesi, pa u përfshirë në asnjërën nga shtresat kuptimore të poezisë. E them këtë, sepse në poemë nuk mungojnë as mjetet emocionale të poezisë. Autori shtron pyetje pa fund por që nuk ua do përgjigjen jashtë tekstit të poezisë, prandaj nuk i kufizon ato me pikëpyetje. Autori përdor pasthirrma, përdor strukturën thirrëse, të cilat shndërrohen mes tyre shpesh nga vargu në varg, por lejon që grafikisht ato të shfaqin theksin e tyre emocional, sepse, thashë, aty i intereson theksi racional. Ne shqiptarët e kemi shprehjen "Fol gur". Këtë ne e përdorim në raste kur dikush ka plot për të thënë por që i mban për vete. Poeti, në rastin tonë, të folurit e kufizon mes vetes dhe lexuesit. Prandaj struktura e poemës është në natyrën e një shprehjeje të ngurosur metaforike, ku pozicioni i çdo fjale, i çdo shenje, është paracaktuar. Në gramatikë kjo kuptohet edhe si trajtë e ngurosur e kuptimit, pra e strukturës së leximit. Poema ka strukturën e një proverbi, të një proverbi me fabul, pra është një krijim ku poeti ka vetëm rolin e firmës, ndërsa autorësia i përket përvojës njerëzore të përfituar në trojet liridashëse të Kosovës mijëra e mijëra vjet nga të gjithë bardët, nga të gjithë mendimtarët, nga të gjithë pleqnarët e Kosovës, prandaj ajo ka vërtet strukturën e poemës në gur. Naim Kelmendi
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |