VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Los Angeles Times: Disident ose jo Ismail Kadare mbetet i madh

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
Los Angeles Times: Disident ose jo Ismail Kadare mbetet i madh
E Enjte, 02.19.2009, 06:22pm (GMT+1)

Nga Tim RUTTEN

Ismail Kadare është në shumë mënyra një prej shkrimtarëve të mëdhenj më problematikë në letërsisë perëndimore kontemporane. Por, kjo nuk duhet t'i ndalojë lexuesit të shijojnë "Rrethimin" për atë çka ky roman është: një punë domethënëse nga një autor magjepsës. Megjithëse ai punon komplet jashtë kontekstit të letërsisë perëndimore të shekullit të 20-të, perspektiva e Kadaresë është ajo e një shkrimtari të preokupuar ndaj temave të historisë së vendit të tij, Shqipërisë. "Rrethimi" rrëfen historinë e një kështjelle katolike të shekullit të 15-të në malësinë shqiptare, e cila është sulmuar nga ushtritë armike turke që së shpejti do të pushtojnë të gjithë vendin. Në këtë rast, gjithsesi, mbrojtësit triumfojnë dhe turqit, pas një rrethimi të gjatë dhe të hidhur, iu duhet të kthehen pas me pasoja tragjike. Megjithatë, Kadare zgjedh të tregojë historinë e betejës nga perspektiva osmane dhe pasuria e këtij romani vjen pikërisht nga detajet si: personaliteti, taktikat, madje edhe haremi që ndjellin pushtuesit osmanë. "Rrethimi" është një imazh ekzotik, që ndryshon këndvështrimin e lexuesve. (Është i pari prej tre romaneve të mëdha në të cilin Kadare eksploron historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit nga perspektiva e turqve dhe e atyre me të cilët ata bashkëpunuan). Megjithëkëtë, "Rrethimi" është vendosur në pikën e lartë të rezistencës shqiptare ndaj ambicieve osmane. Shumicës së popullit shqiptar iu desh shumë shpejt të pranonin jo vetëm sundimin osman, por edhe besimin islam dhe veçanërisht urdhrin Sufi, që mbizotëronte mes elitës së trupave jeniçere turke të sulltanit. Rreth 30 myslimanë shqiptarë do të shkonin t'i shërbenin sulltanit si vezirë të mëdhenj. "Rrethimi", i titulluar edhe "Kështjella", kur u botuar për herë të parë në Shqipërinë e 39 viteve më parë, u vu në qendër të karrierës së tij që numëron të paktën 50 botime fikshën, poezi. Kadareja i kishte bërë të gjithë këto si në autor kryesor në vendin e tij të vogël dhe të errët. Shkrimtari, tani 73 vjeç dhe familja e tij shkuan të jetonin në Paris, në vitin 1990, shumë shpejt pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Që atëherë, botimet në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip të librave të tij, e kanë bërë atë një letrar europian.
Emri i tij përmendet çdo vit pak para nominimeve për çmimin 'Nobel'. Në vitin 2005, ai fitoi çmimin "Man Booker International Prize", i cili është një prej më të shiturve në llojin e librit fikshën bashkëkohor të shkruar në anglisht.

Nën komunizëm

Katër vite më parë, kur Kadare fitoi "The international Booker", disa pyetje shqetësuese u ngritën mbi natyrën e vërtetë të marrëdhënieve të tij me regjimin e vjetër shqiptar. Ai kishte qenë, siç e karakterizojnë tashmë përkrahësit e tij në Perëndim, një disident letrar tepër i madh apo një bashkëpunëtor i regjimit? Është një pyetje e ndërlikuar, që është bërë nga shumë artistë të njohur të shekullit të 20-të, vendlindjet e të cilëve iu nënshtruan hijeve totalitare, veçanërisht ato regjime komuniste që duke ecur sipas modelit sovjetik, tentuan t'i mbanin artistët e tyre, shkrimtarët, poetët dhe muzikantët, të mbyllur... në rastin e Kadaresë, përgjigja duket të jetë se ai ishte në kohë të ndryshme, edhe disident, edhe bashkëpunëtor. Ai është i vetëm në dualitetin e tij. Shembulli i një kompozitori të madh rus, Dmitri Shostakovich, të vjen shpejt në mendje, edhe pse ka shumë të tjerë si ata. Akoma, pyetje te tjera lindin mbi Kadarenë, sepse edhe i parë në standardet e kuqe, Shqipëria nën regjimin e Enver Hoxhës nuk ishte një regjim normal. Në fakt, Shqipëria ishte më e shtypura nga të gjitha shtetet europiane me "perde të hekurta", duke pasur parasysh edhe vetë Bashkimin Sovjetik. Hoxha i prishi marrëdhëniet edhe me "padronët" rusë pas ardhjes në pushtet të Nikita Hrushov dhe e lidhi vendin me Kinën. Kur Beijingu e hodhi Maoizmin, ai u shkëput edhe nga lidhja me Lindjen dhe ndenji si një version ballkanik i ekzistencës së mbretërisë hermetike të Koresë së Veriut. Cila ishte lidhja e Kadaresë me Hoxhën, tiranin vrasës? Autori është shkolluar jo vetëm në Tiranë, por edhe në Institutin Gorki në Moskë. Herët në karrierën e tij, që i thurnin lavde Hoxhës dhe që flet për revolucionin e tij të lavdishëm, ndërkohë që shkrimtarët e tjerë, subjekte të një persekutimi të egër. (Në fakt, nuk kishte persekutime të lehta në kohën e Hoxhës). Kadare shërbeu në Asamblenë Kukull të Popullit dhe ishte një anëtar me influencë në lidhjen e shkrimtarëve të vendit të tij. Më e rëndësishmja është se ai lejohej të udhëtonte dhe të publikonte edhe jashtë vendit, një privilegj i paimagjinueshëm në klikën ksenofobike dhe të izoluar të Hoxhës.
Kama e disidentit?
Si një gazetar kritik dhe letrar, Adam Kirsch shkroi në kohën kur Kadare mori çmimin letrar "The Booker": "Sugjerimi i nënkuptuar se Kadare ishte një disident, ashtu si Vaclav Havel ose Alexander Solzhenitsyn, është shumë çorientues". Kadare nuk do të kishte mbijetuar dhe botuar kurrë nën regjimin e Hoxhës pa pasur asnjë lloj shkalle bashkëpunimi, detajet e plota akoma nuk janë të qarta. Vetë Kadare thjesht deklaron që e shkruara e tij ishte në fakt një kundërshtim i hapur. 'Sa herë që unë shkruaja një libër, - ka thënë ai, - kisha përshtypjen se po i jepja një goditje me kamë diktaturës'. Epo, të shumtën e kohës, që prej botimit të romanit 'Dimri i madh', më 1977, u shkrua me haraç të sinqertë ndaj Hoxhës, pasi Kadaresë iu ndalua për tre vite botimi për shkak të botimit të një poeme satirike. Nga ana tjetër, kryevepra e tij e vitit 1981, 'Pallati i ëndrrave', i bazuar në romanin e Kafkës, 'Kështjella', është një goditje alegorike e tij ndaj totalitarizmit. Ajo provokoi një dënim publik të autorit nga kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, i cili e akuzoi autorin se po i shmangej vijës politike dhe sociale për të bërë alegori dhe histori, në një kohë që Shqipëria ishte sipas tij, e vetmja tokë mrekullish ku socializmi kishte mbetur akoma në këmbë. Nga 1985, Hoxha vdiq. Një tjetër prej çështjeve të pazakonta të romanit 'Rrethimi' është përkthimi elegant dhe fluid i tij nga David Bello. Përkthimi nuk u bë nga gjuha shqipe, të cilën Bello nuk e flet, por nga botimi në frëngjisht i librit të Kadaresë, që ishte përkthyer nga shqipja në këtë gjuhë nga Jusuf Vrioni. Për më tepër, këto versione janë ripunuar gjerësisht. Autori ka hequr pasazhe që ishin futur më përpara si çështje e urgjencës politike dhe janë fituar situata e dialogë që ishin hequr nga libri për shkak të censurës së Partisë Komuniste. Kadare gjithashtu ka tentuar të ngushtojë dhe të rishikojë edhe fragmente e pasazhe të tjera. Nuk do të ishte e saktë, që në këto kushte ta quajmë këtë përkthim si një version të romanit që autori shkroi më 1970. Kështu, ne mund të themi se është libri i shkruar më 1970 plus mendimeve të dyta që ka pasur autori pas atij viti. Siç shkruan Bello, në një shënim të këtij botimi në anglisht: 'Në një mënyrë magjike, që mbase vetëm shkrimtarët e mëdhenj mund të arrijnë, turqit e Kadaresë janë në të njëjtën kohë konspekti dhe mishërimi i asaj që ne nuk jemi, por edhe një prezantim besnik i asaj çfarë ne jemi bërë. 'Rrethimi' është pra, jo vetëm një zhvendosje, përzierje e kohës mesjetare me atë moderne, por një simbol kompleks i një kombi të ndarë e të vuajtur që është rrethuar nga vetja. Mrekullia është se në këtë rrëfenjë ekzotike, e përkthyer dy herë nga një gjuhë e panjohur e Ballkanit e që ka të bëjë me një të kaluar të largët e të harruar, ajo në çdo faqe është jehonë e çështjeve dhe temave që na prekin ne sot. Është pikërisht kjo lidhje, pavarësisht çdo ambiguiteti, ekzoticizmi ose kontradiktave të jashtme që e etiketon dhe i vë vulën kësaj letërsie të madhe, pjesë e të cilës është padyshim romani 'Rrethimi'.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KJO DASHURI E DRIDHSHME NGA FRIKA SI FËMIJA NË TERR (02.11.2009)
Xhejms Xhojs irlandezi kryengritës gjeinu i letrave botërore (02.03.2009)
I çmendur pas Shakirës - Nga Gabriel Garcia Marquèz (01.27.2009)
Tomas Shter Elioti, Poeti i Tokës, Ajrit, Ujit dhe Zjarrit (12.30.2008)
FRAZA POETIKE TË ARTUR REMBOSË (1854-1891 ) (12.21.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]