VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RËRA E PLAZHEVE
Nga Elida Buçpapaj

E Premte, 08.20.2010, 09:01pm (GMT1)

 

RËRA E PLAZHEVE

Gjithnjë më trëmb

rëra e plazheve
e cila bën

të më ndjekin

si hienat
asosacionet foviste
stuhitë e shkretëtirave,
që zhdukin

shënjat cicerone,
karvanët,

nomadët,

gamilet,

provat,

faktet,

dëshmitarët,
dëshminë e vetme

se ishim
sa një insekt jetëshkurtër

efemer...

më shfaqen shtëpiza prej balte,

kështjella, fortesa,
qytete, qytetërime antike, primitive, moderne
të humbura

si monedha metalike

në rërën e plazheve
të bëra pluhur e hi,

rërë plazhi...

ose mjerimi është fatlum
kur zbulohen

në mumje të ballsamosura,
amfora të thyera, të coptuara
në fund të deteve
apo në hieroglife të padeshifrueshme arabe...

gjithnjë më tremb

rëra e plazheve
sikur infiniti,

largësitë, hapësirat,
qielli, boshllëqet
kohët e ndara

pafundësisht

ku dy njerëz

nuk mund të takohen kurrë...

kohët e humbura

përfundimisht
si gjurmët

pas stuhisë të shkretëtirës
në shkretëtirën e Gobit e Saharës
ku gjithçka është bërë rrafsh,
pluhur e hi
rërë plazhi...

 (Marrë nga libri i ri "Unë jam e përjetshme"

 


 

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.