VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAM SHI NË TIRANË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E Premte, 09.03.2010, 02:05pm (GMT1)


Jam shi në Tiranë

që bie rrëke

nëpër rrugët

mbi pluhurin

e harresës

ku janë shkërmoqur

grimca-grimca

si fosile antike

ditët e mia

 

 

jam shi në Tiranë

i gjithi lot

që gjarpëron

mbi xhamat

e dritareve

të shtëpisë time

nga ku shoh

orenditë e heshtura

të mbuluara

nga malli

jo metaforik

prej mospranisë ...

 

 

jam shi në Tiranë

që bie me shtamba

kuturu

që bie vrullshëm

dhe me dënesë,

që bie

bubullueshëm

dhe me kryeneçësi

 

që bie

si një lumë

i rrëmbyeshëm,

që e gëlltit Lanën,

që i gëlltit lotët;

 

si Drini

pa fré,

për të përmbytur kohën

që më la të ikur prej Tiranës...

 




ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.