VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NGA ELIDA BUÇPAPAJ
LIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN

E Enjte, 10.28.2010, 08:34am (GMT1)


Liqeni Léman

i mbushur

me shiun

prej loti

të cironkave

                zemërmira

të Liqenit

të Ohrit

që përkund

si djep

trupin e dremitur

të qytetit

që bie erëmollë

vagëllyer

prej Perëndimit

që e mori

                me vete

Poeti*

në ikjen e tij

                të fundme

në shtëpinë

                e ndërtuar

me gjethet

e verdha të plepit

që e lëkund

si kaike

vala e Liqenit

të Ohrit,

me Oh...

 

 

 

 

* Lasgush Poradeci

 

Gjenevë, maj 2007

 






 

 



Buzë Liqeni Léman -
ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.