VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDE Poezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941) E Martë, 11.02.2010, 03:33pm (GMT1)   FRAGMENTI 1: KËTË ORË DUKET SE PO MARR PJESË NË NJË NGJARJE   Këtë orë duket se po marr pjesë në një ngjarje, ju më kërkoni arsyen e lotëve të mi.   Nuk mund t 'jua them:Është një sekret ende i pashpallur.   FRAGMENTI 2: DO TË DOJA TË TË THOSHJA FJALËT MË TË VËRTETA   Do të doja të të thoshja fjalët më të vërteta, por nuk guxoj, nga frika se ti do të qeshësh.   Ja pse gënjej, duke thënë të kundërtën e asaj që mendoj.   Kështu e bëj absurde dhimbjen time Nga frika se mos ti Bën të njëjtën gjë si unë.     FRAGMENTI 3: PA FOLUR FARE KE ARDHUR TE UNË ã€€ Pa folur fare ke ardhur te unë si një mbretëreshë, krejt fshehurazi ke vënë këmbët e tua brenda shpirtit tim.   FRAGMENTI 4: NË GJUMIN TËND, NË ZGRIPIN E ËNDËRRAVE   Në gjumin tënd, në zgripin e ëndërrave, pres duke parë në heshtje fytyrën tënde, si yllin e mëngjesit që shfaqet më parë se kudo tjetër në dritaren tënde.   Me sytë e mi do të pi buzëqeshjen e parë e cila, si një lastar, do të gjelbërojë mbi buzët e tua gjysmë të hapura.   Dëshira ime, e dashur, Është kjo e vetmja në botë.   FRAGMENTI 5: NËSE NUK MUND TË MË DUASH, E DASHURA IME   Nëse nuk mund të më duash, e dashura ime, më fal për dhimbjen time.   Mos më shiko të lutem përbuzshëm, nga larg.   Do të rikthehem në qoshen time dhe do të rri në terr.
do e mbuloj turpin tim lakuriq.   FRAGMENTI 6: DO TË DOJA TË ULESHA PRANË TEJE NË HESHTJE   Do të doja të ulesha pranë teje në heshtje, por nuk kam guxim:   kam frikë, druaj se mos zemra ime më ngjitet tek buzët e mia.
dhe e fsheh zemrën time prapa fjalëve.   E trajtoj mizorisht dhimbjen time nga frika se mos t'i bën të njëjtën gjë ndaj dhimbjes tënde.   FRAGMENTI 7: AJO ËSHTË KAQ PRANË ZEMRËS SIME   Ajo është kaq pranë zemrës sime si një lule e vogël pranë tokës.   Ajo është e ëmbël e ëmbël si gjumi që vjen nëpër trupin e lodhur.   FRAGMENTI 8: SI NË NJË ËNDËRR   Si në një ëndërr, dashuria vjen me hapa të heshtur.   FRAGMENTI 9: TË KAM PARË NË ËNDËRR TY, E DASHUR   Të kam parë në ëndërr ty, e dashur, ulur pranë shtratit tim ma nxirrje gjumin ëmbëlsisht me duart e tua dhe me flokët e tua, duke më bërë të ndjej njomështinë njerëzore të gishtave të tu.   Shikoja ëmbëlsisht fytyrën tënde, duke luftuar me lotët që ma turbullonin shikimin, gjersa butësia e fjalëve të tua të ëmbëla ma ndërpreu ëndërrën, si një dritë ylberore.   FRAGMENTI 10: I MARR DUART E TUA   I marr duart e tua e i shtrëngoj në kraharorin tim.   Përpiqem të mbush plot krahët e mi me bukurinë tënde,   Përpiqem ta vjedh me puthjet e mia buzëqeshjen tënde,   Përpiqem të pi në shikimet e syve tu të zes me sytë e mi, e dashur.   I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |