VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËNDI I SHKRIMTARIT

E Premte, 04.19.2024, 07:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ISUF LUZAJ, FILOZOFI ME FAMË BOTËRORE, SHKRIMTARI, LINGUISTI

I paharruari Prof.Dr. Isuf Luzaj vlerësohet me titullin " Nder i Klubit ‘Petro Marko"

Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

E Enjte, 07.14.2011, 07:44am
 
"Dje qeshë dikushi që erdha nga boshësia,

nesër do të jem askushi në vendin tim…."

                    Isuf Luzaj

Këto fjalë të mençura, tejet domethënëse që na ngacmojnë vazhdimisht, duket sikur s’na lenë të qetë e na thonë:"unë jam ditëlinduri nga asgjëja dhe do të ngelem i panjohur në vendin tim..." A nuk shërbejnë si një kujtesë për të sotmen dhe të nesërmen, për t’u shkundur pluhurin e harresës si kohës së mbrapshtë edhe mendjeve të ndryshkura prej mentalitetit?!

NGA TUNDJA E AJRIT KINDAT E MBRËMJES U VARËN NË KRYQ HARRESE

Cikël poetik nga DUKAGJIN HATA

E Mërkurë, 07.13.2011, 06:16pm
 
***

Në kohën e lisit tënd

Në lugun e Kroit të Butë

Ende shoh fytyrën tënde

Pasqyruar mbi ujë.

Me shpejtësinë e dritës

Iku koha dhe çasti ngriu

Në avullin e bardhë përtej driatres.

Qenë vetëm fjalë, ndjesi, përfytyrim

U bënë mungesë, pëlhurë e endur me nge

Në tezgjahun e të pathënave.

Qukapiku çukit zgavrat e thata

Në kohën e lisit tënd

Ulen shqiponjat.

Për shkak të tundjes së ajrit

Nga tundja e ajrit kindat e mbrëmjes

U varën në kryqe harrese, manjola lëkundëse,

Purpuri i imët i sitës harrakate të dëshirave

Veshur me purpurin e klithjeve të bufave, krela bionde,

Parfumosur me ankthin e pritjeve, dëshira të befta kozmike,

Kaktuse pendesash pa mëshirë, askund nën asnjë qiell,

Mbi asnjë dhe, askush kujtohet për krahun cung të Rembosë,

Për anijen e dehur po. Rendin pas saj në dehjen e valëve dhe peshqve

Frymërat e algave brohoritëse, shtjellat e verbëra të diellit,

Manat e tokës dhe qiellit, gaforret e ç artura të puthjeve,

Mbështjellë me frymën e muzgjeve të verbër.

Anije e ç artur, detarë të ç artur, kohë e ç artur

Nga tundja e ajrit, të parat bien zonjushat me parzmore citatesh…

Pasatj rrogëtarët e ngeshëm të bujtinave ndanë rrugës,

Më vonë adhuruesit e Maos në orizoret pa frak,

Vijojnë më tej lypësit, politikanët, prestigjiatorët,

Rapsodët në odat e burrave në male,

Tek pinë raki thane të zier dy herë

Dhe kupat i hedhin në pusin e harrimit.

Në gishtat e gjatë të zonjave,

Në gishtat e lyer me këna pasthirrmash

Bien kërpudhat e tejpjekura të epshit…

Tramaks nga bukuria

Muzgu me eks i përpiu ahishtet

MËRGIMTAR MËKATAR, MIJËRA VARRE BOSH KE LËNË TI

Cikël me poezi nga FLORI BRUQI

E Martë, 07.12.2011, 02:42pm

Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare/ E bukur S…/ Si hëna pesëmbëdhjetë/ Në fletore shkroi vjershën/ Për Mëngjesin në Prishtinë/ I pëlqyen soliterët e lartë/ Dhe shtëpitë plot blozë/ Tjegullat e çative të ulta/ Me myshqe të venitura/ Shtegu i fushës kujtonte nënën/ Më këmbë t’amputuar/ Dhe Agimin e madh pas shiut/ Që lëkundin pemët në zgavra/ Në Prishtinë../ Ajo me gishtin tregues vizatoi/ Në xhamat e ateles/ Profilin e babait plak-Metë/ Pastaj e fshiu me dorë/ Dhe dorën e puthi/ Kur u kthye në vendlindje/ Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë/ Në kalldrëm…/ Dhe vizatoi dridhshëm/ një rrugicë fshati në muzg/ Në agimin e azhurtë/ Hapi dritaren/ Rrotulloi çuditshëm/ Lindjen e Diellit/ Hijet në vetminë e rrugës/ Dallëndyshet/ Një pikë vesë/ Në mbremjën e majit/ Ngriti penelin/ Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës/ Pikturoi rrugën/ Me baltë të Strellcit/ Durakun plak/ Kopshtet me dardhë/ Fshatarët e vyer/ Me drapërinj në duar/ Shtëpi me dyer të rënda/ Strehë me borë/ Hapësira bojë gushëpëllumbi/ Nga fshatrat malorë…

SONATAT E NJË SHTEGTARI

Poezi nga FREDERICK TURNER, kandidat për çmimin Nobel në letërsi

E Premte, 07.08.2011, 08:47am

Njëherë, në tokat e Jugut, në një shtator me vapë,/ Ai shtegtoi pranë një lugine ku era/ Shndërroi shelgjet lotuese në zhumile dhe hi/ Rrokullisi plepin e madh deri në pafundësi./ Era e Jugut solli erë byku të tharë që nga larg./ Qielli i kaltër dhe i kthjellët u shfaq në gjethet e lëmuara./ Ai në krahët e monofilamentit pa/ Një dragua me sythe diamanti që shkëlqeu kalimthi./ Kapuçat konike të qepariseve lëkunden poshtë e përpjetë,/ Jeshile të ndezura kundrejt degëzave me nuancë të portokalltë./ Pastaj u ngjit ngadalë hëna e vobektë/ Aq e madhe dhe e zbehtë sikur të ishte e krijuar për së pari./ Pra ajo ishte toka e Jugut, në të cilën pat përfunduar./ Dielli i para-mbrëmjes shkëlqeu nxehtësisht pambarim.

PO MË E KEQJA ERDHI KUR JU SHPIFËT PËR MUA SE UNË QENKAM PËRBINDËSH ME NJË SY
E Martë, 07.05.2011, 04:14pm

Shpirti im ka mbetur tek një re/ që lëviz në qiell butë-butë,/ në dhjetor nxin si një murg i zi/ dhe në prill zbardhon si dele rudë./ Gjithë e shohin dhe askush s’e di/ se ajo re në qiell është shpirti im./ herë duket si një boçë zjarri/ herë si ujvarë gjithë trishtim./ Iki shpirti im dhe u ngjit lart,/ s’e duronte dot monotoninë,/ korrupsionin, luftën politike,/ mbi të gjitha s’duronte zilinë./ Dhe nuk jam i vetëm lart në qiell,/ netëve, nën miliona lampadarë,/ shoqëri më bëjnë edhe yjet/ në një botë që digjet si zjarr./ Dhe kur mos më shihni më mes jush/ hidhni sytë tek reja që ndrin/ e vetmuar edhe kalimtare,/ brenda saj kam lënë shpirtin tim.

CAM ALCANI

Tregim nga ZIJA ÇELA

E Djelë, 07.03.2011, 10:18am

Pasi lëngoi në shtrat për disa vjet, më në fund u duk se i erdhi ora e vdekjes. Trupi i kishte mbaruar, ndërsa fryma vetëm sa linte shenjë në faqe të pasqyrës. Megjithatë, vdekja nuk po e merrte. Truri herë i binte në errësirë, herë i sillte rradhazi si në film ca pamje të paharrueshme nga zabeli i Kalumit. Në një ditë behari, ai kishte parë një femër të re që i kishte farfuritur ndër sy veshur ashtu me tesha të lehta, përplot gufime në gjoks, teksa kapërcente gur më gur jazet e përroit, që lëshonin dritë si fije kllapodani dhe ia bënin më të zjarrtë nxitimin për të hyrë në zabel. Në këmbësoren përkundruall, duke pritur i etur, përshkohej hijshëm një mashkull i shëndetshëm me shokën ngjyrëshege në brez, jelek të qëndisur e potina me gajtana. I zënë në beft dhe pa e ditur përse, Cam Alcani e kishte kthyer kokën nga maja e kodrinës ku përndëriste kambanarja e kishës, pastaj në shpatin me luadhe, pastaj në dushk e në larushk, gjithandej ku ishin bardhokat e hënorët, sepse deshve e cjepëve që mbaheshin për ndërzim, në katundin e tyre s’u thoshin as përçakë e as përçorë, por hënorë. Pas një grime, atij iu bë se shkrepëtiu në të thatë, ca tafte flake që llapsën fluturimthi ia përcëlluan fytyrën dhe ai, i shushatur e me drithma në trup, mbuloi sytë me shuplaka. Sa zgjati? Pikërisht këtu i shuheshin pamjet dhe truri i binte përsëri në terr.

PO TË ISHA RREZE, DO T'I PËRKËDHELJA FËMIJËT JETIMË, ZOGJTË, LULET, YLBERIN

Poezi nga LIMAN ZOGAJ

E Hënë, 06.27.2011, 10:40am

Një nga një/ i herri dëshirat dhe ëndrrat/ e i var në Herbariumin/ e botanikës së vrarë./ Gjeometrinë e shpirtit/ e thyj/ në njëmijë kënde/ ani se flijohem për yjet.

Kohë lavire/ nëpër dritë,/ Xhelatin dhe Engjëjt/ mos i i fut në një urnë.

Në qiellin e syve të mi/ Je dritë shprese. / Në pranverën e buzëqeshjes sime/ Je diell i amshimtë. / Në stinën time pa ty / je shpirti im i plagosur!

SHPIRTI I POETIT

Poemë kushtuar poetit rebel Vehbi Skënderi

Nga BEDRI MYFTARI

E Shtunë, 06.25.2011, 09:34pm 

Sirenat i prenë flokët e gjata,/ heshtën shtojzovallet , orët e maleve,/ Tutje Lugjeve të Verdha mbi Bjeshkët e Namuna,/ U meh qumështi në gjinjtë e bardhë të zanave,/ Osman Taka gremisi sytë në legjendat e valleve, Yjet qiejve ngrinë,/ E përmortshme me ding-dangun e këmbanave tringëllin,/ Muza e poetit me emrin Ofeli.

NATËN NËPËR KALVARIN E KANALIT TË OTRANTOS NJERËZIT I MBANIN SYTË VETËM DREJT QIELLIT

Pjesë nga romani "IMAZH" i ZEF MULAJT

E Premte, 06.24.2011, 09:44am
 
KORRUPSIONI VRET: ËSHTË MË I RËND SE SA NJË LUFTË

( Lufta ka një një fund. Korrupsioni vret përditë në heshtje)

Ata ecnin në grup të gjithë bashkë, tre djemtë dhe pesë vajzat. Ata të tre, as njerës prej vajzave nuk ua dinin emrat as vëndet nga vinin. Ecnin në errësirë, herë dilte herë fshihej hëna pas reve të zeza. Grupit i duhej edhe rreth tridhjetë minuta për të mbërritur te Kepi. Ishte ora 11 e natës, në orën dymbdhjetë duhej të behej nisja. Koha si dukej do t‘i favorizonte, shi as erë nuk kishte. Duke ecur, njëra nga vajzat e vogla ishte lodhur, po i vinte gjumi:

- Jam lodhë!- tha vajza. Ajri i ftohtë nuk ia linte fjalën me i dalë plotësisht nga goja. Njëri nga djemtë e mori për dore.

GRUMBULLI I ESHTRAVE

Poezi nga VISAR ZHITI

E Djelë, 06.12.2011, 12:12pm
 
Shokëve tanë, TOM NDOJËS dhe SOKOL SOKOLIT, njëri nga Shkodra dhe tjetri nga Tropoja, që u ngritën të parët në revoltën tonë në burgun politik të Qafë-Barit e i pushkatuan. Madje dënuan dhe kampin dhe ne ishim të dënuarit në një vend të dënuar.

…u hap dheu prapë… pirgje si në bombardime. Rreh kazma mbi gurë. Po më poshtë ç'rreh, ka ndonjë zemër të fshehur? Ç'janë këto gropa, të vdekjes? Dhe nuk do të futin brenda jetët e ndërprera, por do të nxjerrin eshtrat e atyre jetëve. Varre të kujtesës, kundërvarre, thuaj, hije dhe dhëmbje...

  » TESTAMENTI PËR FËMIJËT: DUAJENI VENDIN DHE GJUHËN DERI NË VUAJTJENga MITRUSH KUTELI
  » TI TRIUMF I PAKAPSHËM ANDËRRASH DHE YJESHTriptik poetik nga NDJOCK NGANA përkthyer nga DANIEL GÀZULLI
  » HISTORIA E KËNGËS SË LEONARD COHEN - KËRCE ME MUA DERI NË FUNDIN E DASHURISË - DANCE ME TO THE END OF LOVENga ELIDA BUÇPAPAJ
  » LOTËT E NËNAVE TË SREBRENICËSPoezi nga ABULLAH SIDRAN (1944)
  » MASKA NEGRA   Pablo PicassosPoezi nga LEOPOLD SEDAR SENGHOR (1906-2001) përkthyer nga DANIEL GAZULLI
  » KOLIQI I RINGJALLURDossier i përgatitur nga VISAR ZHITI
  » KTHIMI I LUFTËTARIT NË SHTËPIPoezi nga ALI PODRIMJA
  » DASHURI E BEKUARPoezi nga EDWARD H. GARCIA përkthyer nga GJEKË MARINAJ
  » ATË DITË TETORI ME DIELL VENDLINDJA IME ISHTE NJË TUFË ME KUAJ SHKËMBINJSHPoezi nga ANTON PAPLEKA
  » DRAGOI DHE PRINCESHATregim nga ERNESTO SABATO

::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
VOAL
[Shko lartë]