VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËNDI I SHKRIMTARIT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

VETËM TË VDEKURIT NUK VDESIN

Poezi nga RACHEL BLUWSTEIN (1890 - 1931)


E Premte, 03.04.2011, 05:20pm

Unë nuk të kam kënduar ty, vendi im,/ nuk i solla lavdi emrit tënd/ me veprat e mëdha të një heroi/ apo me trofetë e ndonjë beteje./ Por në brigjet e Jordanit/ duart e mia kanë mbjellë një pemë,/ dhe këmbët e mia kanë hapur një rrugëz/ midis fushave të tua./ Modeste janë dhuratat e mia për ty./ Unë e di këtë, mëmë./ Modeste, unë e di, ato që të solli/ vajza jote:/ Vetëm një shfrim kënge/ në një ditë kur drita ndizet,/ vetëm një lot të heshtur/ për varfërinë tënde.

LAURESHA DOLI PREJ KËNGËS DHE HYRI NË DIELLIN E GABUAR TË ËNDRRËS

Poezi nga QAZIM SHEHU


E Mërkurë, 03.02.2011, 08:59am

U mbush pylli me zogj, pas dimrit tradhtar,/ Zemra ime u galdua me cicërimat e tyre,/ Të mardhur mbërritën pas të ftohtit acar,/ Duke ruajtur pranverën përmes syve./ Sa i gëzuar jam kur u shoh sërish,/ Zogjtë pikëlues mbi pemë të bardha,/ Mbi trungje të prera si disk,/ Si pista për fluturime të largëta./ Kur dielli ndrit si fajtor i mirë,/ Ngaqë s`futet në skuta, hijesina,/ Zhuzhaku këndellet në rrezet e tij,/ Të heqë mardhjet e mpira./ Ju ngriheni lart e cicëroni aq bukur,/ Duke kapur sythet e fijeve të tokës,/ Për të bërë në ajër një rrjetë të padukshme,/ Ku kapen peng zemrat në plojë të ëndrrës…

TË MARTAT ME MORIN

Fragment nga romani Bestseller i MITCH ALBOM, përkthyer nga ALBANA M. LIFSCHIN


E Premte, 02.25.2011, 10:45am
 

E marta e dymbëdhjetë

Ne flasim për faljen.

Kishin kaluar vetëm pak ditë pas intervistës në programin "Nightline". Qielli ishte i errët dhe binte shi. Mori ishte mbështjellë me batanije. Unë qëndroja ulur pranë karriges së tij, duke ia mbajtur në duar shputat e këmbëve. Gishtërinjtë ishin të spërdredhur dhe me kallo, thonjtë të verdhë. E shtrydha tubetin në pëllëmbën e dorës dhe fillova t’i bëja masazh te kyçet. Kisha parë se si e kishin bërë këtë punë më parë të tjerët, sot e mora unë përsipër. Sëmundja e kishte dobësuar aq shumë Morin, sa nuk ishte në gjendje të lëvizte as majat e gishtërinjve, e megjithatë ai ndiente dhembje dhe masazhi e ndihmonte të qetësohej. Gjithashtu, sigurisht, Morit i pëlqente ndjesia e prekjes. Atë çast unë isha gati të bëja çdo gjë për ta kënaqur.

MBRETËRESHË BËHU MBI BJESHKËN E BLERTË QË SHËRON ZEMRËN E KALLUR FLAKË

Poezi të zgjedhura nga NAFI ÇEGRANI


E Mërkurë, 02.23.2011, 04:29pm

Ma mbyte shpirtin në ujvara dritash/ dhe trupin e shoh si përpëlitet në zjarr./ Unë digjem e fikem si lëndina në verë,/ e si malli në mall…/ Në sy loti si në curra t’u shter/ e gjurmët tona na mbetën në zalle./ Një përroske i dhamë shpirt dhe pse ishim në ferr/ e me lot të kaltër ujitëm lulet shtojzovalle…/ Në sytë e tu loz dielli im i praruar/ me zefirët e stinës që ëndërruam gjithmonë./ Për atë diell një mijë këngë patëm kënduar/ dhe pse zërin na e piu nata ulkonjë!/ Buzët i puthitëm tek buzët kaherë/ dhe të gjitha ëndrrat i kallëm në zjarr./ Për këtë jetë, që të ngrohej si varfanjaku në verë,/ dhe lirikat e dashurisë me ne shkuan ujvarë!

RRUGA ISHTE HAPUR NËPËR SYTË DREJT ZEMRËS, RRUGË KREJT KRIJUAR PREJ LUMENJSH TË LOTËVE

Poezi nga FRANCESCO PETRARCA (Françesko Petrarka, 1304-1374)


E Hënë, 02.21.2011, 01:08pm
 

***

Bekuar qoftë dita, e muaji, e viti,/ e stina, e koha, e ora, e çasti,/ e fshati i bukur, e vendi ku i pashë së pari/ ata sy të bukur që ma pushtuan shpirtin;

e bekuar qoftë ankthi i parë që më kaploi/ dhe që e kuptova se kjo ishte Dashuria vërtetë,/ e harku, e shigjeta që më mori në shenje,/ e plagët që deri në thelb të zemrës më shkaktoi.

Bekuar fryma që kam shpenzuar/ Duke thirrur femrën që e dua,/ E dihatjet, e lotët e përvuajtur,

e bekuar qofshin të gjitha letrat që kam shkruar/ me të cilat e bëra për vete, dhe qoftë bekuar/ mendja ku vetëm mendimin për atë kam ruajtur.

DO TË JEM ME TY DERISA YJET TË MOS NDRIÇOJNË MË

Këngë të zgjedhura për DITËN E SHËN VALENTINIT


E Hënë, 02.14.2011, 08:35am

Ta dashurosh vërtetë një grua/ Ta kuptosh atë - ta njohësh botën e saj/ Të dëgjosh çdo mendim të saj - të shikosh çdo ëndërr të saj/ T’i japësh asaj krahë - kur ajo dëshiron të fluturojë/ Atëherë ti do ta gjesh veten të pushtuar nga krahët e saj/ Kështu do kuptosh se vërtetë e do një grua. Kur e do atë/ Ti i tregon asaj se vërtetë ajo është e dëshiruar/ Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do/ Sepse ajo ka nevojë të dijë se dashuria është e përjetëshme/ Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?

Ta dashurosh vërtetë një grua/ Lere atë të prehet në ty - ti e di sa e domosdoshme është për të/ Kështu ajo frymon në ty - përgjërohet në ty/ Gjersa atë e ndjen tek lëviz në gjakun tënd/ Atëherë do t’i shikosh fëmijët e tu të palindur në sytë e saj/ Kështu do të kuptosh se vërtetë e dashuron një grua/ Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do/ Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vetëm atë e do/ Sepse ajo ka nevojë të dijë se ju gjithmonë do të jeni bashkë/ Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?/ Jepi asaj besim - jepi asaj/ Mirësi dhe butësi - sillu denjësisht/ Ajo do të jetë tërësisht jotja, do të kujdeset për ty/

Dhe do ta kuptosh se vërtetë ti do një grua...

JE GRUAJA QË KALON SI NJË GJETHE. DHE LË NË PEMËT NJË FLAKË VJESHTE

Poezi nga GIUSEPPE UNGARETTI (Xhuzepe Ungareti, 1888-1970)


E Hënë, 02.07.2011, 03:23pm
 

***

Ke mbyllur sytë./

Lind një natë/ Plot me vrima të rreme,/ plot me tinguj të vdekur/ si të jetë plot me shtupa/ të rrjetave të hedhura në ujë./ Duart e tua bëhen si një fllad/ Prej largësive të pashkelëshme,/ të pakapshme si idetë.

Dhe dykuptimësinë e hënës/ E luahtjet e saj, tejet të ëmbëla,/ po t

’i duash vendosmi mbi sytë e mi,/ ato prekin shpirtin./ Je gruaja që kalon/ si një gjethe./ Dhe lë në pemët një flakë vjeshte.

AJO KALON DRITËPLOTË, SI NATA ME AJËR TË KULLUAR NËN QIEJ TË YJESUAR

Poezi nga GEORGE GORDON BYRON (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824)


E Shtunë, 01.29.2011, 03:26pm
 

***


 

***

I Të pashë tek qaje: loti i madh shëndritës/ mbuloi atë sy të kaltër/ E pastaj m’u duke si një manushaqe/ me vesë spërkatur./ Të pashë tek qeshje: flakëritja e safirit/ në praninë tënde nuk vezullonte më;/ Nuk mund t’i njëjtësoja rrezet që buisnin/ Plot jetë atë shikimin tënd.

II Sikurse retë nga dielli i largët/ Marrin një ngjyrë të thellë e të nxehtë/ Të cilën me pahir hija e mbrëmjes së afërt/ Mund ta përzërë nga qielli shpejt,/ Ato buzëqeshje çojnë thellë në shpirtin/ Më të trishtë gëzim të mirëfilltë;/ Dielli i tyre lë pas një flakë/ Që mbi zemër shëndrit.

DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL, NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË FSHIJNË RRYMAT E BOTËS

Poezi nga EMILY BRONTË (Emili Brontë, 1818-1848)


E Enjte, 01.13.2011, 06:04pm

Si ndriçon ti shkëlqimtare! E qetë/ Unë dergjem në strehën e dritës sate;/ ndërkohë që qielli e toka murmurojnë:/ "Rizgjohu nesër, ëndërro sonte gjithë natën."/ Po, eja, Fantazi, dashuria ime e magjepsur!/ Lulen e puthjes sate në ballin tim ta çelësh;/ përkulu mbi shtratin tim vetmor/ paqesjellëse je dhe gëzimsjellëse./ Bota largohet; lamtumirë, botë terri!/ Botë nate, rri fshehur deri në agim;/ zemra ime, ti cilën ti nuk mund ta nënshtrosh të tërën,/ duhet të rezistojë, nëse ti prapë vonon të vish!

DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTI

Poezi nga WILLIAM BLLAKE (Uilliam Blleik, 1757-1827)


E Enjte, 01.06.2011, 05:14pm

Është një buzëqeshje dashurie/ E një buzëqeshje mashtrimi./ Dhe është një tjetër buzëqeshje/ Ku të dyja buzëqeshjet mpleksen./ Është një shikim urrejtjeje/ E një shikim përbuzjeje./ Dhe është një shikim i përbërë nga këto shikime/ Të cilin më kot/ Ta harrosh ti përpiqesh./ Sepse në fund të thellësisë së zemrës depërton/ E thellohet në thellësi të ashtit/ E asnjë buzëqeshje që ishte ndonjëherë buzëqeshje/ Por vetëm ajo e njëjta buzëqeshje/ Nga djepi deri tek varri/ Mund të buzëqeshet vetëm një herë/ Dhe kur është buzëqeshje/ Çdo mjerim fund merr.

  » MË TORTURON TMERRUESE ËMBËLSIA E ASAJ FYTYRE ENGJËLLOREPoezi nga JOHN KEATS (Xhon Kits, 1768-1821)
  » BALADË PËR NJERIUN QË MBANTE GURIN E RRUFESËPoezi nga ANTON PAPLEKA
  » LËRI PAK, VENERË, DASHNORËT E TU ME ZEMRA KURORASH MBRETËROREPoezi nga ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891)
  » TË LUTEM, MËSO TË LEXOSH HESHTJEN E ZEMRËS SIMESonete nga WILLIAM SHAKESPEARE (Uilliam Shekspir, 1564-1616)
  » ASHTU EDHE MBI MENDIMET E TUA, KUR TË JENË TRETUR, DASHURIA VETË DO TË BJERË TË FLERËPoezi nga PERCY BYSSHE SHELLEY (Persi Bisshi Shell, 1797-1851)
  » E DIJA QË E KAM MALLKIM TË KUNDROJ YJET NË NATËN STERRË TË ZEZËPoezi dhe përkthime të përzgjedhura nga ÇEZAR KURTIMe rastin e 75 vjetorit të lindjes të përkthyesit tonë të madh
  »  KE QENË PRANË MEJE MIJËRA HERË, TË SHIKOJA TY ME GËZIM FËMINORPoezi nga FRIEDRICH VON HARDENBERG - NOVALIS (Fridrih fon Hardenberg -Novalis, 1772-1801) 
  » MË SHPËTOI SI NEGRE NATA(Shqiptarëve që ikën nga Atdheu për një jetë më të mirë)Nga Elida BUÇPAPAJ
  » NESËR MIJËRA PUTHJE, PASTAJ QINDRA TË TJERA TË NIS, NË VIJIM MIJËRA, PASTAJ QINDRA TË TJERA SËRISHPoezi nga GAIO VALERIO CATULLO (Gaio Valerio Katuli, 87-54 aC)
  » MË DUKET SIKUR JAM NË QIELL MIDIS PERËNDIVE, KUR PRANË TEJE RRI DHE VËSHTROJ BUZËQESHJEN TËNDE TË BUKURPoezi nga SAFFO (Safo, 612-580 aC)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]