E Martë, 04.23.2024, 03:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DR. GËZIM ALPIONI DHE POETIKA E NJË VËSHTRIMI

Essé nga XHEMAIL ALI PECI


E Djelë, 08.08.2010, 06:33pm

"Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal të Thatë" (Lasgush Poradeci)

"Vjen nga larg një zog i shkruar, në kurbetet shkon mërguar"

(Një poet i kohës së Ali Pashë Tepelenës, që mes tjerash shkroi këto vargje, para se Ali Pashait t'i pritej koka e t'i çohej në Stamboll)

Një Parathënie vjen si një Zëdhënie, sa e fortë aq edhe e qartë, e përmbledhur në dy fjalë: Shpresojmë në Shpresë. Shaploset kështu hijeshia dhe bukuria e një shkrimi, madhështia dhe bardhësia e një përjetësimi, mençuria si dhe bujaria, sa edhe vetëdijësimi e ndërgjegjësimi, sa kombëtar po aq edhe njerëzor.

DRITARE MBI BOTË - KËNAQËSIA TURKE

Nga ORHAN PAMUK dhe MATTEO PERICOLI


E Hënë, 08.02.2010, 09:32am
 

Një seri ku shkrimtarët nga e gjithë bota përshkruajnë pamjen nga dritaret e tyre.

Shumica e shkrimeve të mia është përshkuar duke formuar fjalinë tjetër në përfytyrimin tim. Kur mendja ime është e mbushur me fjalë, krejt vetvetiu sytë e mi largohen nga fleta e shkrimit dhe nga pena. Ky është pejsazhi të cilin e kundroj nga dritarja ime e Stambollit në 15 viet e fundit. Në anën e majtë është Azia dhe në mes është Bosfori si dhe hapja e tij në Detin Marmara, po ashtu ishujt ku unë shkoj çdo verë për 58 vjet rresht. Në të djathtë është hyrja në Bririn e Artë e në pjesën e qytetit të cilën banorët e qytetit të Stambollit e quajnë Kulla e Vjetër, shtëpia e dinastisë Otomane për shekuj të tërë, përfshirë Pallatin Topkapi, Katedralja e Shën Sofisë dhe Xhamia Blu.

ME POETIN ALEKSANDËR ESENIN

Nga ROZI THEOHARI


E Djelë, 08.01.2010, 03:24pm


 
  “ VEÇ NJË QËLLIM KAM TË QARTË,
 SYNIMIN E ÇMENDUR: LIRINË!”
 
Fundjanari 2008. Shëtisim tok me poetin rus Aleksandër Esenin bregut të Atlantikut në Reverë, pranë Bostonit. Tash jemi bërë miq pas intervistës që i mora shtatorin e vitit të kaluar. Poeti plak 83-vjeçar reciton ngadalë poezitë  e tij:  /Vetëm vargje përmendësh/ Këndova një jetë të tërë.../
Aleksandër Sergejeviç u lind në Petërsburg në maj të vitit 1924 nga dy prindër poetë, e ëma, Nadjezhda dhe i ati, poeti i famshëm rus Sergei Aleksandroviç Esenin. Aleksandri është i vetmi fëmijë i Eseninit mbetur gjallë. Ai ishte në moshën 14 vjeç kur lexoi për herë të parë poezitë e të atit, Eseninit, dhe, rreth kësaj moshe filloi të shkruante edhe poezitë e veta antisovjetike. Ai studioi ne Universitetin e Moskës, u bë një matematikan i dëgjuar e filozof dhe kurrë nuk i besoi materializmit dhe kurrë nuk e zbatoi metodën e realizmit socialist.

MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILE

Prozë poetike nga RAIMONDA MOISIU


E Shtunë, 07.31.2010, 10:01am
 

Pulëbardhat fluturonin të menduara mbi detin e trazuar nga dallgët.

Ajo ishte ulur në një stol poshtë një bukovileje të dëndur dhe me lule që prushëronin si të kuq buzësh.

Ndjente flladin e freskët t’i ledhatonte krahët e zbuluar dhe sinfoninë shushuritëse të gjetheve mbi kokë. Pas gjithë asaj lumturie që pati ndjerë natën e kaluar me ATË, sot ndjehej e pushtuar nga melankolia. Sa dëgjoi zhurmën e një makine, hoqi sytë nga libri, duke shpresuar të shihte makinën e blertë përsëri.

Por jo!

ZHAPIU

Tregim humoristik nga NAUM PRIFTI


E Premte, 07.16.2010, 01:08pm
 

Nga qershori deri në fund të tetorit, ne djemtë e rritur 12-14 vjeçarë, shkonim në pyll për dru. Delnim nga shtëpitë herët, në orën tre a katër të mëngjesit, u hipnim hajvanëve dhe pas tre orësh soseshim në ndonjë brinjë të pyllit. Sa rrëzonim vlastarët, sa i shkurtonim, sa anosnim drutë dhe ngarkonim kafshët, kalonin dhe nja dy orë të tjera. Kur ktheheshim nga pylli ishim më të ngeshëm, se kafshët e dinin rrugën vetë, prandaj gjenim kohë të argëtoheshim duke mbledhur luleshtryshe, manaferra, çaj mali ose qëlluar ndonjë shenjë me gur. Disa herë nxirrnim edhe koçanë nga toka, të cilët i hanim, pasi u pastronim fletët me gjemba. Nuk ishin as të ëmbël, as të lëngshëm, as të brydhtë, po gjithsesi haheshin.

NJË TAKSI PËR MACEN TIME

Tregim nga ALEKO LIKAJ


E Premte, 07.02.2010, 05:41pm

k flitet me ta. Ta masin kokën me pe. Nuk dinë ku t'i çojnë lekët. Të djelën e tretë të dhjetorit kishim zënë vend në "Quai de Stalingrad". Aty ku vijnë e takohen tri nga rrugët më të rëndësishme të lagjes sonë në Paris. Ishte një bar i hapur në atë orar afër mesditës, ku shërbehej më pas dreka. Një telefonatë në mëngjes më kishte nxjerrë nga shtëpia, nën një qiell gri parisien që breronte pa ndërprerë një shi të imët, si të ishte situr atje lart. ..

ZOGJTË PREJ LETRE

Tregim nga PIRRO LOLI


E Djelë, 06.27.2010, 08:31am

… Do çajmë qiellin, do prekim Perëndinë. Ja, atje sipër, e shikon atë vijën e kaltër ku maja e malit prek qiellin, atje do vemi, si thua, do vish ?

Eja, Blerta, do çuditesh…

-Po pastaj ? Ç'do bëjmë ?

-Do futim dorën në atë të çarën e Perëndisë dhe do kapim zogj sa të duam. Unë e di zogjtë atje mblidhen e ne do mbushim duart e përparsen tënde, po të duash marrim dhe një shportë me vete. Pastaj do miqësohemi me ta e ata do na mësojnë të gjitha këngët e tyre. Kopështi ynë e pastaj i gjithë fshati do mbushet me cicërima. Unë që tani di të fërshëllej me anë të buzës, me mes dhe gjuhën e vendos atje ku del melodia.

-Unë nuk di.

-Do mësosh nga unë e nga zogjtë.Mua më ka mësuar bariu i deleve. Ai më ka thënë se do bëhem bari i mirë. Babai më thotë gjithnjë se kam zë të bukur për këngë por nga mendja jam fyell.

VIZITA E JAKOMONIT

Tregim nga NAUM PRIFTI


E Mërkurë, 06.23.2010, 08:55am

 

Na paralajmëruan se Mbreti ynë i ri donte të vizitonte fshatin tonë. Nder më i madh s’kishte si bëhej. Asnjë mbreti, qëkur njihen mbretëritë në tokë, s’i kishte rënë ndërmend të na vizitonte. Dhe pse do ta bënte? Fshat si gjithë të tjerët, me lopë e dhën, me kararisje pulash e gjelash, me plehë dhe bajga. Dhe fshatarët ishin të ndërgjegjshëm dhe e dinin se mbretit aq i bënte në ndodhej, apo nuk ndodhej mbi faqe të dheut një fshat i varfër në ca rrëpira të Gramozit. Në anët tona qarkullonte një shprehje shumë e goditur: "Pyet Mbreti se ka Mësiçkë?" Mësiçka ishte një fshat i rrëgjuar rrëzë Radomit, emrin e së cilës nuk e dinin as ata që ishin rreth e rrotull saj. Natyrisht në sytë e mbretit që rrinte në fronin mbretëror, ai fshat nuk vlente një dhjetësh.

Mirëpo Mbreti i ri kishte shprehur dëshirën të vinte në Rehovë e për më tepër kishte caktuar edhe datën, pra e kishte seriozisht.

-E po mirë, le të vijë të na shikojë, - thanë fshatarët.

Këtë lajm të ri ia shpunë dhe plakës Coce në mulli dhe ajo u gëzua më shumë se të tjerët.

-Shyqyr, shyqyr që u kujtua! – tha duke ngritur sytë nga qielli, se mbret e Perëndi për të ishin njëlloj. – Të shikoj dhe unë një mbret nga afër, të bisedoj me të gojë më gojë, pa le të më bjerë pika që të nesërmen. Dhe ua lë amanet, hiç mos më qani, se vete e ngopur.

 

VIZITA E JAKOMONIT

Tregim nga NAUM PRIFTI


E Mërkurë, 06.23.2010, 08:55am
 

Na paralajmëruan se Mbreti ynë i ri donte të vizitonte fshatin tonë. Nder më i madh s’kishte si bëhej. Asnjë mbreti, qëkur njihen mbretëritë në tokë, s’i kishte rënë ndërmend të na vizitonte. Dhe pse do ta bënte? Fshat si gjithë të tjerët, me lopë e dhën, me kararisje pulash e gjelash, me plehë dhe bajga. Dhe fshatarët ishin të ndërgjegjshëm dhe e dinin se mbretit aq i bënte në ndodhej, apo nuk ndodhej mbi faqe të dheut një fshat i varfër në ca rrëpira të Gramozit. Në anët tona qarkullonte një shprehje shumë e goditur: "Pyet Mbreti se ka Mësiçkë?" Mësiçka ishte një fshat i rrëgjuar rrëzë Radomit, emrin e së cilës nuk e dinin as ata që ishin rreth e rrotull saj. Natyrisht në sytë e mbretit që rrinte në fronin mbretëror, ai fshat nuk vlente një dhjetësh.

Mirëpo Mbreti i ri kishte shprehur dëshirën të vinte në Rehovë e për më tepër kishte caktuar edhe datën, pra e kishte seriozisht.

-E po mirë, le të vijë të na shikojë, - thanë fshatarët.

Këtë lajm të ri ia shpunë dhe plakës Coce në mulli dhe ajo u gëzua më shumë se të tjerët.

-Shyqyr, shyqyr që u kujtua! – tha duke ngritur sytë nga qielli, se mbret e Perëndi për të ishin njëlloj. – Të shikoj dhe unë një mbret nga afër, të bisedoj me të gojë më gojë, pa le të më bjerë pika që të nesërmen. Dhe ua lë amanet, hiç mos më qani, se vete e ngopur.

 

Në foto: Rehova, qendra e fshatit

HAKËRRIM - KOHA E MASKARENJVE POR ATDHEU I SHQIPTARËVE

Poezi nga ALI ASLLANI (1882-1966)


E Hënë, 06.21.2010, 05:27am

 

HAKËRRIM

***

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,

Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

***

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

***

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,

ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!

Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,

dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

 

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,

ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

 

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,

ju shkëlqen në kraharuar dekorata "Grand Cordon"!

Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’

gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’

dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,

në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

 

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,

ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;

dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,

ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!

Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,

kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

DHE ÇDO VIT KA NJË ÇAST TË SHKUTËR TRULLOSËS KUR NE NDALIM FRYMËN NË MES TË UDHËS SË GJATË PËR NË SHTËPI

Poezi nga poeti bashkëkohor amerikan EDWARD HIRSCH


E Premte, 05.28.2010, 08:14am

RËNIE

Bie, rashë, rënë. Kjo është mënyra qysh stina

Ndërron dyndjen e saj në panjat flokëgjata

Që shënojnë rrugën; gjethet në formë duarsh damarëshe

Përskuqen në degët e tyre (në një garë të zjarrtë

Më të fundmit kardinalë të mbetur) dhe pastaj

Fillojnë të skajojnë dhe të plluskojnë nëpër ajër, së mbrami

Duke endur me qilima shumëngjyrësh tokën.

Në spërdredhë edhe drita është shtruar mbi drurët

Në stinën e rrokapjekjes tek a çifte; një mllikuqe

Dhe era e gjetheve që digjen, një langua i artë

Tek shkon revan mespërmes rrugës së gjerë dhe dielli

Tek perëndon përtej drurëve plot tym në largësi,

Një hendek tek hapet mes majdrurëve dhe një reje të rreshkët

Pafajshëm tek mbushin hapësirën me purpure. Gjithçka

Ndryshon dhe lëviz sa çel e mbyll sytë midis së shkuarës

Zdërhallëse të verës dhe rikthimit rëndues të dimrit, një çast

  » DIPLOMA UNIVERSITARETregim nga PIERRE-PANDELI SIMSIA
  » KULLA E PËRGOJUARTregim nga FARUK MYRTAJ
  » AVE MARIAProzë nga BILAL XHAFERRI
  » HINGËLLIMA E KALITTregim nga RAIMONDA MOISIU
  » S'HABIT KËND QË HËNA NË DRITAREN TËNDE TË DUKET SIKUR KA DALË NGA NJË POEMË DASHURIE TË CILËN TI DIKUR E DIJE PËRMENDSHPoezi nga poeti bashkëkohor amerikan BILLY COLLINS
  » ORHAN PAMUK: TË LIRË PREJ FQINJËVE!Përkthyer nga FARUK MYRTAJ
  » FREDERIK RESHPJA POETI QË NUK U THYENga SOKOL ZEKAJ
  » DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË PËRFSHIJNË RRYMAT E BOTËSPoezi nga EMILY BRONTË (1818-1848)
  » DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLAKE (1757-1827)
  » NAIM KELMENDI: SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR(Poemë kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]