E Enjte, 04.25.2024, 05:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DASHURISË I MJAFTON DASHURIA

Poezi nga KHALIL GIBRAN (1883-1931)


E Premte, 03.19.2010, 12:56pm

 

MBI KOHËN

 

Dhe një astronom tha: Usta Folna për Kohën.

Dhe ai u përgjigj:

Do të doja ta matja kohën, të pamatshmen dhe të paanën.

Do të doja të rregulloja sjelljen tuaj e të drejtoja rrjedhën e shpirtit tuaj sipas orëve dhe stinëve.

Kohën do të doja ta bëja një lum për të pushuar në bregun e tij e për ta shikuat tek rrjedh.

BERMUDA

Tregim nga FARUK MYRTAJ


E Mërkurë, 03.17.2010, 03:05pm


 

Deri atë  mbrëmje Ajo ishte thjesht njera nga Ne.

 

Shumë-shumë mund të ishte veç nja dy-tri gishtërinjë më e gjatë, por mbase kështu e rrëfenin këmbët, ajo pjesë e këmbëve që zbulohej prej fustanin që kishte veshur asaj mbrëmjeje pranverore. Kam drojë se tërë kjo përshtypje mbeti për ç’ka ndodhi më vonë, teksa ajo u pa për herë të fundit teksa kalonte përmes “bermudës” së qytetit tonë. Nuk ngul këmbë se tregoj “të vërtetën e vetëm të vërtetën” përballë Ligjit që ndërron shpesh e as përpara Zotit që është Një dhe i Pëhershëm, por jam gati të dëshmoj, deri edhe në Gjyqin e Fundit, se nuk ishte diferenca me “dy-tri gishtrinj” arsyeja e përfoljes. 

 

Kam shpresë se nuk e teproj teksa ju ofroj një skicë të lehtë të qytetit tonë. Jo thjesht si vendngjarje (kurrë nuk u jap rëndësi vend-ndodhjeve, veshjeve dhe të ngrënave të personazheve) por ngaqë vetëm aty, në një mjedis të tillë, mund të ndodhin pikërisht këto gjëra. Jetët e njerëzve aty nxitojnë të shfaqen e rrëfehen si në teatër. Ngjizen, ngrihen e rrëzohen brenda hapësirës të zgjedhur nga regjisori e skenografi dhe shikuesit nuk i mbetet tjetër veç të besoj atë që i ofrojnë në skenë.

 

Qyteti ndodhet midis tri kodrash. Në njerën prej tyre ngrihet spitali dhe materniteti, në tjetrën kisha dhe xhamia, teksa në të tretën janë vendosur burgu dhe varrezat. Banorët, që ngjisin njerën nga të tri kodrat për të arritur në shtëpitë e tyre, të gjithë duhet të zbresin në shëtitoren e vetme, e cila e ndalë frymën në qendër të qytetit. Nuk mund të dalësh e të nisesh për diku e të kthehesh, pa kaluar në këtë shesh, më i madhi në qytet.

AI KALOI DUKE BËRË DASHURI ME NJË TJETËR MBI NJË LËNDINË ME LULE

Poezi nga GABRIELA MISTRAL (1889-1957)


E Martë, 03.02.2010, 05:53pm

UNË NUK JAM VETËM

 

Nata po, ajo është e shkretuar

Prej maleve gjer në det.
Por unë, që iu përkund ju,
Unë nuk jam vetëm!

 

Qielli po, ai është i shkretuar
Sepse hëna kridhet në det.
Por unë, që ju mbaj në duar ju,
Unë nuk jam vetëm!

 

Bota po, ajo është e shkretuar.
Ju e vini re, është mish i trishtë krejt.
Por unë, që ju përqafoj ju,
Unë nuk jam vetëm!

POEMË PËR LUMIN LOTONË DHE POEZINË NË SHISHE

Nga ADEM ISTREFI


E Shtunë, 02.27.2010, 04:34pm

    …Më lotoi loti i nxehtë në shuplakë të dorës e shuplaka m’u dogj si prej  

       prushit të bungut, po s’di se kur ky lot do të lotojë prapë në LOTONË…

 

U desh vetëm një terig i lehtë ere

që fërfëriu si me krahë pëllumbi

mbi ujërat e këtij lumi të huaj,

u desh dhe kjo gjethe lundruese

që ma përkujtoi atë fletë fletoreje

dhe të mbushem prapë me frymë lirie,

me frymë hovi e zërash pickues,

bërtitës ngado, ngado të rrëmbejnë,

të çojnë ku s’të çojnë e të kthejnë aty ku je… 

Befas mbi atë gjethe të praruar vjeshte

u lëshua butazi një zog

e sikur shkroi diçka mbi të me sqep,

(asi zogu kurrë s’kisha parë)

dhe befas nisi flatrimin mbi kryet tim,

(them se duhej të ishte shpirti i një vajze

që e desha si askënd tjetër e më kurrë s’u pamë.) 

O VIRGJËRESHA, O DEMONË, O PËRBINDËSHE, O MARTIRE, SHPIRTËRA TË MËDHENJ SHPËRFILLËS

Poezi nga CHARLES BAUDELAIRE (1821-1867)


E Shtunë, 02.20.2010, 11:14am

T’I DHUROJ KËTO VARGJE

 

T’i dhuroj këto vargje, sepse një ditë nëse emri im lumturisht do dalë në brigje të epokave të paskajme

E do t’i bëjë të ëndërrojnë ndonjë mbrëmje trutë e burrave, anije e ndihmuar nga një erë e madhe,

Kujtimi për ty, po aq sa përrallat e trubullta, e dërmon lexuesin si daulle e dridhshme,

e rri duke peshuar si një hallkë vëllazërore e mistike në rimat e mia të fisme;

të jem i mallkuar këtu, nga humbellat më të thella deri në qiejt më të lartë,

asgjë jashtë meje nuk përgjigjet! O ti, që si një hije nga rruga jetëpakët,

shkel me këmbë të lehta dhe me shikim të kthjellët vdekësorët e marrë që të kanë quajtur të hidhur,

shtatore me sy metalikë, engjëll i madh me ball të bronztë të përndritur.

NGA DASHURIA IME E VRULLSHME DHE E VALË ASNJË ËNGJËLL NUK TË SHPËTON DOT

Poezi nga HERMANN HESSE


E Shtunë, 02.13.2010, 05:42pm

CIKËL POETIK KUSHUAR PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Nga NAMIK SELMANI


E Mërkurë, 02.10.2010, 05:56pm

KËTU, NË NEWBORN….

 

Etyd për pavarësinë e Kosovës

 

1.

Historia paska ndalur këtu:

Të dëgjojë bacalokët fisnikë më të thinjur se të gjithë malet e borëruar

Të përcjellë nuset e reja e të puthë ca plagë të ngrohta nën bajrak

Të takojë Adem Jasharin e të riçelë  lulëkuqe në  Drenicën kullëplaguar

Të dëgjojë heshtimin e lotit të vrarë mes dhimbjes bukur të gjatë.

 

2.

Dita paska ndalur këtu:

Të prekë këmbë të ardhur nga viset, nga klonet e humnerta ndjellakeqe

Të dëgjojë ca zëra çiftelish e lahutash, si hapa këmbëzbathurish mes flakëve

Të rizgjojë ca rremba krojesh të kaltëruara si maja bjeshke në majin me rreze

Të heqë  tabelat e udhëkryqeve me kahjen e pagabuar të bajrakëve

NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGAS

Nga AVNI MULAJ (1947-2010)


E Shtunë, 02.06.2010, 02:02pm

NATË PËRVËLUESE NË LAS VEGAS

Natë përvëluese në Las Vegas
Duke ecur në bar
shkel një homelës në gjumë
si dinosauer

Bërtet ai bërtas unë
Nga njëri-tjetri pse frikë
Kthej kokën: A më ndjek
Aligator mos ish

Befas currila uji
më sulmojnë nga çdo anë
që nga Bellaxhio larg
Ç’mëkate kam për të larë

Kazinot si meduza
pas xhaketës më kapin
Me sytë-zjarr më ngrijnë
më zbrazin kredit-kartat

Te udhëkryqi Strip-Sahare
Një Lopë e Shenjtë përballë
Ç’u bëra flì padashur
majë brirësh të saj

ZOGU BLU SI ZEMRA BLU E DASHURISË SIME ME ZEMËR QIELLORE KËNGËN TËNDE KAQ ËMBËL E PËRSËRIT

Poezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE (Gijom Apoliner, 1880-1918)


E Mërkurë, 01.27.2010, 07:36pm

 

KRYERADHË

 

Goja ime do të ketë afshin e skëterrës

Goja ime do të jetë për ty një ferr i ëmbëlsisë dhe joshjes

Engjejt e gojës sime do të kapërdisen mbi zemrën tënde

Ushtarët e gojës sime do të të marrin peng

Priftërinjtë e gojës sime do të temjanisin bukurinë tënde

Shpirti yt do të fërgëllojë si një rajon gjatë një tërmeti

Sytë e tu do të ngarkohen atëherë me gjithë dashurinë

Që është grumbulluar në shikimet e njerëzimit qëkur ekziston

Goja ime do të jetë një ushtri kundër teje një ushtri plot kontraste

E larmishme si një magjistar që di të bëjë metamorfoza të larmishme

Orkestra dhe zemrat e gojës sime kanë për ta shfaqur ty dashurinëtime

Kanë për ta pëshpëritur nga larg

Ndërkohë që sytë i mbaj te ora duke pritur minutën e fillimit të sulmit.

ARTHUR SCHNITZLER dhe ËNDËRRA E DYFISHTË

Nga Elida Buçpapaj


E Mërkurë, 01.13.2010, 06:21pm

 

 

Arthur Schnitzler (Artur Shnicler), shkrimtar dhe dramaturg i madh austriak, lindi në Vjenë të Austrisë më 15 maj 1862 si bir i mjekut të famshëm hebrej Johan (Janosh ) Schnitzler. Nga vitit 1871 deri në vitin 1879 vazhdoi gjimnazin. Pastaj studioi në qytetin e lindjes për mjekësi dhe e u diplomua më 1885. Deri në vitin 1894 ai praktikoi mjekësinë. Prej atëherë filloi jetën si shkrimtar. Debuti i tij letrar ishte “Liebeslied der Ballerine” – Aventura e kërcimtares (1880 ). Në këtë prozë do të shfaqet për herë të parë personazhi Anatol që do të jetë në qendër të disa dramave njëaktëshe.

 

 

  » Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa I
  » Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa II
  » Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa III
  » Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa IV
  » Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa V
  » Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VI
  » Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VII
  » Një nga librat më të bukur të poezisë shqipeNga Qazim D. Shehu
  » PËRGJËRATË: UDHËS PËR TEK NËNAKushtuar Gjylë Buçpapajt (1918-2007)Nga Skënder BuçpapajUa kushtoj këtë poemë veç nënës time, të gjithë nënave dhe bijve që kanë përjetuar çka kemi përjetuar ne të dy
  » KAM ZGJEDHUR VUAJTJEN TIME, KAM JETUAR ËMBËLSITË E MIA, EDHE PSE RINIA SI ËNDËRRAT MË ËSHTË TRETURPoezi nga OSKAR UAJLLD (Oscar Wilde, 1854-1900)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]