E Enjte, 09.19.2019, 01:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Arrestime në Moske -


E Hënë, 12.15.2008, 06:11pm (GMT+1)

Radio Dw - Demonstrata duhej të zhvillohej sipas planeve të politikanit të opozitës, Garri Kasparov, fillimisht në sheshin e triumfit në qendër të Moskës. Por njësitë speciale të ministrisë së brendshme e kishin rrethuar sheshin, hyrjet ishin bllokuar me aparatura të rënda. Ata pak vetë, që erdhën për të demonstruar, megjithë temperaturat nën zero dhe ndalimin u përballën me trupa të mëdha policore.

"Si mendoni ju se nuk jeni aspak të prekur? A nuk turpëroheni? Mendoni se po silleni këtu korrekt si milicë? Kjo ka të bëjë edhe me ju. Demokracia jonë ka marrë fund"

Kështu iu drejtua një ruse një të ashtuquajturi milicioneri. Pak më vonë ajo u arrestua brutalisht, u nxorr nga turma dhe u fut në një transportues të burgosurish.

Në këtë demonstratë merrej me vete nga policia kushdo, që ngrinte zërin, edhe ata që thërrisnin "turp" përfundonin tek makina e policisë. Gjithsej në demonstratën e së dielës u arrestuan 90 vetë.

Shumica nuk kishin bërë gjë tjetër, vetëm kishin shprehur opinionin e tyre. Kjo mjaftonte. Kush guxonte të jepte intervista, qëndronte mënjanë, gati i pafuqishëm, si ky çift rus. Kushtetuta nuk funksionon, fjalët dhe veprat nuk përputhen me njëra-tjetrën.

"Jemi këtu, sepse nuk ka mundësi tjetër për të shprehur protestën." Kështu u shpreh bashkëshorti, ndërsa gruaja e tij:

"Nuk mund të jesh dakord me atë, çfarë po ndodh tani në Rusi. Çmimet rriten pa pushim, qiratë janë të papagueshme, pensionistët nuk jetojnë mirë." Por ashtu si të vjetrit edhe të rinjtë nuk e kanë të lehtë në shoqërinë ruse.

Kur u duk se duhej të mbrohej rrethimi, trupat policore iu afruan më shumë njëri-tjetrit me helmeta dhe shkopinj, në fund u vunë në përdorim edhe qentë shefer.

Organizata rinore e afërt me Kremlinin, Molodoja Gvardija -garda e re-, u lejua të ngjitej mbi një çati dhe të shpërndante fletë volante, që e cilësonin opozitarin Kasparov-in "kukull të amerikanëve".

Këtë aksion policët e ndiqnin pa ndërhyrë, edhe kur në çati u ndezën pishtarët. E vetmja ngjarje pozitive për opozitën të dielën ishte, kur një grup të rinjsh arritën për një kohë të shkurtër pasdite të bllokonin një rrugë kryesore.

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BUSH PAS IRAKUT NË AFGANISTAN (12.15.2008)
New York Times: Frikë për një konflikt të ri në Bosnjë (12.14.2008)
Bush, vizitë lamtumire Irakut (12.14.2008)
Familja Obama gati për në Shtëpinë e Bardhë (12.14.2008)
Soren Jessen Petersen thotë se EULEX e afron Kosovën me BE (12.13.2008)
The Independent (12.13.2008)
Europa bie dakord ! (12.13.2008)
Obama nuk ka pasur lidhje me zyrën e guvernatorit të Illinoisit (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]